Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon…!

Shenjtor

– Po shihja në ëndërr sikur kisha marrë një fletore dhe aty po vizatoja fytyrën e Baba Aliut që është shenjtor.

Erdhi një kushëri e më tha: “Çfarë e ke këtë?”.

Advertisement

“Ky është Baba Aliu, i thashë, a e njeh?”. “Pse e vizaton?”, më pyeti ai. “Po sepse jam keq, i thashë, e më duket sikur ky më shpëton”. Kushëriri më tha se ai do të më ndihmonte pas ditëlindjes. Ç’kuptim ka kjo ëndërr?

– Nuk e di sa e rëndësishme është kjo figurë shenjti për ju, por përderisa e keni parë në ëndërr, bëni mirë të besoni. Ndoshta duke iu lutur Zotit, ose duke falur diçka në një vend të shenjtë, ose te një familje që është e varfër, do të ndiheni më mirë dhe shumë rrugë do t’ju hapen. Ju për momentin nxitoni që të merrni përgjigje sa më shpejt, ama duhet të keni durim. Ndonjëherë, ëndrrave duhet t’ua kuptoni mesazhin, ashtu siç i shikoni. Prisni sa të kalojë dhe ditëlindja juaj dhe shikoni se çfarë do të ndodhë.

Rroba të përdorura

– Pashë në ëndërr sikur po shkoja të blija rroba të vjetra dhe shikoja vetëm grumbuj rrobash të tilla. Ishin të ndryshme dhe nuk i mbaj mend me detaje, por di që mora shumë prej tyre që i konsideroja të miat dhe nuk pashë që po jepja lekë. Çfarë parashikon kjo ëndërr, ju lutem?

– Kur shikoni gjëra të përdorura në ëndërr, do të thotë që ju u qëndroni besnik zakoneve të vjetra, ndërkohë që, duke u sjellë në këtë mënyrë, ngelni përsëri vend numëro me gjërat e kaluara. Ju, bëni ç’bëni dhe ato metoda që keni përdorur në të kaluarën, i përdorni edhe tani. Keni parë ndonjë rezultat apo ndryshim në jetën tuaj? Kësaj pyetjeje, përgjigjjuni vetë. Nuk po themi të ndryshoni si natyrë, sepse geni ngelet gen, por ndryshoni mënyrën e të menduarit dhe të jetuarit.

Lopë

– S’e di pse, por unë shoh shpesh ëndrra me lopë. Mund t’ju vijë për të qeshur, por nuk jetoj as në fshat që shikoj ëndrra të tilla. Është e treta herë që shoh sikur jam në mal dhe shoh lopë të ndryshme; të mëdha, të vogla, të bardha, me lara, të ndryshme, por shumë ama. Pres një përgjigje nga ana juaj, ju lutem. Faleminderit.

– Lopa në ëndërr ka shumë kuptime, por unë po jua tregoj në përgjithësi. Lopa në ngjyrë të bardhë tregon se ana juaj financiare shumë shpejt do të përmirësohet. Edhe kur shikoni shumë lopë, tregon pasuri, ose të ardhura të shtuara. Në qoftë se nuk i ngacmoni lopët në ëndërr, pra, t’i godisni etj., do të thotë që çdo gjë do të shkojë shumë mirë. Pra, përgjithësisht, ëndrra është simbol i mirë. Vetëm në rastet kur e godet ose kur shikon lopë në ngjyrë të zezë, do të thotë të keni kujdes nga ndonjë person fallso që ju qëndron afër.

Rrjeta merimangash

– Mbrëmë pashë në ëndërr sikur shkova në një shtëpi që nuk e njihja fare dhe aty kishte shumë rrjeta merimangash. Për një moment u bllokova nga rrjetat e tyre dhe i thirra një shokut tim, por ai nuk lëvizi fare dhe unë fillova ta shaja. Kishte shumë merimanga dhe unë fillova t’i vrisja, por përsëri ndihesha e bllokuar dhe nga sikleti, u zgjova nga gjumi. Ju lutem, a mund të më thoni çfarë kuptimi ka kjo ëndërr?

– Shtëpia e panjohur ku keni shkuar, tregon që do t’i futeni një çështjeje ose një rruge shumë të panjohur që do t’ju sjellë disa probleme. Vetë rrjetat e merimangës tregojnë probleme e pengesa të mëdha dhe, për këtë arsye, do të mërziteni shumë. Në momentin që do të keni nevojë për ndihmë, nuk do të arrini ta merrni atë, sepse edhe ata që ju mendoni se i keni shumë afër, në këto momente, nuk janë afër jush. Do t’ju duhet të luftoni vetë për të arritur çfarë dëshironi, ose të dilni nga rruga që i jeni futur, pa e menduar shumë. Megjithatë, fakti që keni filluar t’i vrisni merimangat, tregon që do t’ia dilni mbanë, sepse karakterizoheni si person i/e guximshëm dhe që rrezikoni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Uroj të jesh i lumtur...

Next Post

Mite dhe fakte mbi celulitin…!

Advertisement