Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ajo më tradhëtoi për herë të dytë

Albanian immigrant is arrested by a Greek army patrol on a remote mountain pass.

Kur e njoha atë, m’u duk sikur kisha gjetur dashurinë e vërtetë,

por nuk paska qenë kështu sepse ajo e tillë ishte formuar dhe nuk ndryshoi kurrë.

Ishte adoleshente kur e njoha dhe qëndruam të lidhur për tre vjet.

Advertisement

Gjatë kësaj kohe, lidhja jonë ishte sa e bukur, aq edhe e lodhshme dhe stresuese. Fillimet ishin të bukura si në çdo lidhje, ku i premtonim njëri-tjetrit besnikëri dhe dashuri, por më vonë gjërat filluan të ndryshonin. Nuk ishte më ajo e para dhe kjo dukej mjaft qartë në sjelljet e saj. “U bëra vonë dhe duhet të dal. Do kthehem pak vonë sonte se duhet të qëndroj më gjatë te puna”, apo edhe refuzimet që bënte sa herë që doja të kishim intimitet! E pyesja se çfarë kishte që më refuzonte, por ajo ngulte këmbë se kjo ishte vetëm një përshtypje e gabuar nga ana ime dhe se ajo nuk kishte asnjë problem.

“Të duken normale sjelljet e tua? Nuk e vë re si po sillesh?”, i thosha.

“E ke gabim, Niku, unë jam ajo që kam qenë gjithmonë”, thoshte, por dukej që fshihte diçka. Ishte vajzë shumë e shkathët dhe mund të dashuroheshe lehtë me të. Në fillim e nisa si një njohje e cila të dilte ku të dilte e nuk e mora seriozisht, por me kalimin e kohës ajo filloi të më pëlqente dhe nisa të ndjeja për të. Ndoshta edhe pse ishte personi që e takoja çdo ditë dhe si pa kuptuar u bë pjesë e imja! Fillova ta doja shumë dhe bëja çdo gjë për të. Atë periudhë lashë pas dore shumë gjëra; shoqërinë, punën, madje edhe familjen time, për t’iu përkushtuar asaj, ndërsa ajo të gjithë këtë ma shpërbleu me tradhti. Nuk e prisja kurrë të ndodhte sepse unë i kisha qëndruar shumë besnik dhe tradhtinë duhej t’ia bëja unë asaj sepse të gjithë e dinin që isha shumë tip i hedhur dhe më vinin shumë femra mbrapa, por kurrë nuk e tradhtova.

Ne kaluam tre vite të mbushura edhe me shumë zhgënjime. Unë vazhdoja ta doja atë dhe më dukej sikur edhe ajo kishte të njëjtat ndjenja për mua. Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, kam shumë kujtime edhe të bukura të cilat tani kur i mendoj dua t’i fshij nga kujtesa njëherë e përgjithmonë sepse janë pa vlerë. Rea në fillim edhe mund të më kishte dashur, por më vonë e kuptova që ishte shtirur sikur më donte. Dyshimet e mia filluan të përforcoheshin edhe më tepër dhe zbulova që ajo po më tradhtonte. Kjo tradhti më lëndoi thellë në shpirt. Rea u tregua shumë e pamëshirshme që ma bëri atë gjë. Kur i thashë, nuk e pranonte. Edhe pse e dinte shumë mirë që nuk mund ta kundërshtonte diçka që ishte e dukshme tashmë, ajo prapë vazhdonte me të sajën. Shumë shpejt i dhashë fund asaj lidhjeje që po ecte mbi gënjeshtra. E mora këtë vendim pasi e pashë që prej kohësh kishim filluar të grindeshim shumë shpesh, madje më shumë diskutonim sesa bisedonim. Grindeshim, nuk flisnim për një periudhë kohe e pastaj flisnim prapë derisa erdhi momenti i ndarjes. E vuajta shumë dhe m’u desh shumë kohë që ta harroja. Kaluan tre vite dhe unë nuk kisha më asnjë kontakt me të. Në fillim më mungonte shumë, por pastaj fillova të mësohesha. Megjithatë, gjatë gjithë asaj kohe nuk kisha krijuar një lidhje tjetër të qëndrueshme, por kisha shumë histori me vajza të ndryshme. Akoma nuk e kisha gjetur ngrohtësinë që kisha gjetur tek ajo. Rea kishte lënë gjurmë ne jetën time edhe pse u mundova me të gjitha forcat që ta harroja një herë e përgjithmonë. Vazhdova jetën time duke e hedhur pas krahëve të kaluarën. Edhe pse kisha lidhje me disa vajza, me njërën prej tyre mbajta lidhjen më të gjatë, aq sa e kisha patur edhe me Rean. Ajo ishte vajzë shumë e mirë dhe e përkushtuar ndaj meje. Arta më bëri vërtet që ta harroja Rean, edhe pse unë mendoja se kjo nuk do të mund të ndodhte kurrë. Ma mbushi zemrën përsëri me shpresë dhe me kuptim sepse unë kisha menduar se kuptimi i jetës sime kishte humbur me ndarjen. Ia kalonim bukur bashkë dhe pak nga pak, jeta ime filloi të bëhej sërish e bukur. Ajo e dinte për lidhjen që kisha patur dhe shpesh, më pyeste nëse e dashuroja ende Rean. “Te dua ty, i thoja, të jesh e sigurtë për këtë” dhe ajo ndihej shumë mirë, buzëqeshte e më puthte. Dukej që ishte shumë e dashuruar dhe më vinte shumë keq që unë nuk e doja aq sa më donte edhe ajo mua. Arta, meqë e dinte për lidhjen time, nuk ishte shumë e qetë dhe e vija re që ishte shumë e kujdesshme për të parë reagimin tim sa herë që bëhej fjalë për ish-in. E dija që bëhej keq nëse emri i saj përmendej ndonjëherë (në fakt, jo vetëm ajo), prandaj mundohesha ta shmangia sa më shumë emrin e saj. E kisha vendosur që do ta harroja sepse ajo nuk kishte më asnjë vlerë për mua, por atëhere kur marrëdhënia me Artën po shkonte më së miri, mua më telefonoi… ajo! Ia kisha fshirë numrin, por ia mbaja mend dhe zemra më rrahu fort sapo e pashë. Mendova njëherë të mos përgjigjesha, por u përgjigja. Ajo vazhdonte të fliste dhe nuk po më thoshte pse më kishte telefonuar! Më tha që e kishte marrë malli për mua dhe më shprehu të gjitha ndjenjat që thoshte se kishte ndaj meje. Nuk e dija nëse duhet t’i besoja, por gjithsesi, e vërteta ishte se edhe mua më kishte marrë malli shumë ta shikoja. Nuk e di as vetë si ndodhi që vendosëm të takoheshim, por fshehurazi. Ishin takime shumë të bukura pajtimi dhe nuk po çmalleshim dot me njëri-tjetrin. Treguam se çfarë kishte ndodhur me jetët tona pas ndarjes dhe ajo më tha se askush nuk kishte arritur të më zëvendësonte, sado që ishte munduar të më harronte. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me mua! Ajo arriti të më bindte që të kthehesha përsëri me të. U ndava nga Arta dhe ky ishte gabimi më i madh i jetës sime.

Vazhdova lidhjen me Rean dhe këtë herë u dashurova edhe më shumë me të. Dukej sikur lidhja jonë kishte nisur nga fillimi dhe e kishim lënë pas të kaluarën. Edhe pse shumë miq më thonin se po bëja shumë gabim dhe se ajo nuk ishte vajzë e mirë, unë nuk ua vija veshin fjalëve të tyre dhe vazhdova me Rean. Mendova se më kishin inat! Edhe këtë herë lidhja ishte e bukur në fillimet e saj, por nuk zgjati shumë ajo lumturi sepse ajo kishte mbetur po e njëjta. Më thoshte se më donte shumë dhe përsëri guxoi të më tradhtonte! Unë isha personi që e kisha mbështetur gjatë gjithë kohës; për çdo gjë që kishte nevojë, Niku ishte aty për t’i qëndruar pranë, por këtë herë e kapa tradhëtinë e saj në momentin e duhur. Kishim vetëm tre muaj që dilnim bashkë dhe pas dyshimeve që fillova të kisha, i kontrollova Facebook-un. Mora një hacker dhe zbulova që ajo po më tradhtonte me ish-in e saj. Pashë mesazhet që kishte shkëmbyer me të dhe i thashë që doja ta takoja. Ajo erdhi e buzëqeshur dhe, kur donte të më puthte, nuk e lashë.

“Çfarë ke?”, më pyeti.

“Asgjë”, i thashë. Ajo e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe i iku humori. Isha shumë i acaruar dhe i zhgënjyer njëkohësisht; nuk dija nga t’ia filloja… Pastaj ia thashë të gjitha dhe ndërkohë që unë flisja, asaj i iku ngjyra e fytyrës, u zbeh. Dukej që këtë nuk e priste kurrë.

“Ke gërmuar në jetën time private?”

“Si mendon ti? Nëse s’do ta kisha bërë, nuk do ta kisha mësuar kurrë sa tradhtare je”, i thashë.

“Ti nuk ndryshon dhe s’ke për të ndryshuar kurrë! Ky është fundi i vërtetë i kësaj lidhjeje. Nuk dua të të shoh më”.

Ndërkohë që prisja të më thoshte një “më fal”, ajo jo vetëm që nuk denjoi ta thoshte këtë, por edhe filloi të bërtiste si e çmendur sepse i vinte inat që unë kisha gërmuar fshehurazi në gjërat e saj personale! Në atë moment, filluam të diskutonim shumë keq dhe ajo bëri të largohej. I thashë se nëse largohej, nuk mund të kthehej më. Iku! Që atë ditë shkëputa çdo lloj lidhjeje me të dhe e kisha vendosur që këtë herë nuk do të kishte më kthim pas. Unë ia dhashë mundësinë e dytë për të vazhduar lidhjen, duke hedhur pas krahëve të shkuarën dhe duke e nisur gjithçka nga fillimi, por ajo nuk e vlerësoi këtë, përkundrazi, mendoi se do të ma hidhte përsëri me mashtrimet e saj.

Për fat të keq, këtë herë ndarjen e pata edhe më të vështirë se herën e parë sepse  herën e dytë u dashurova edhe më shumë me të. E kisha dashuruar shumë pastër, si një adoleshent, por në kthim nuk mora asgjë më tepër sesa zhgënjim. Rea e kishte kuptuar që unë e dashuroja dhe e mendonte këtë si një armë për të më patur në dorë. Mendonte se mund të bënte çdo gjë me mua, por kjo ishte e pamundur! Këtë herë isha më i vendosur se kurrë. Ajo nuk mund të bëhej më pjesë e jetës sime sepse vuajta shumë për ta nxjerrë që andej. Koha kalonte, por mua më dukej sikur kishte mbetur në vend. Çdo ditë më dukej më e gjatë se zakonisht. Nuk e dija pse nuk mund të vazhdoja ta urreja përgjithnjë sepse kishte momente që më mungonte shumë. Kaluan ditët, kaluan javët, kaluan muajt dhe unë ende e mendoja. Edhe ajo vazhdonte të më dërgonte mesazhe dhe ka patur momente që kam qenë shumë i lëkundur për t’u kthyer përsëri mbrapsht, por nuk e bëra më të njëjtin gabim sepse tani kisha mësuar nga pësimi. Rea nuk ishte personi i duhur për mua. Edhe pse në dukje dashuri, ajo ishte vuajtja ime dhe unë duhet të qëndroja sa më larg asaj “vuajtjeje”. E bëra zemrën gur dhe vendosa ta harroja. Këtë e mendoja si të pamundur, por ja që njeriu u mësoka me gjithçka dhe sado që thonë se dashuria e parë është shumë e vështirë që të harrohet, njeriu vazhdon të ketë ndjenja përsëri sepse jeta vazhdon.

Isha penduar që i dhashë fund me Artën sepse ishte vajza më e mirë që kisha njohur dhe u mundova me të gjitha mënyrat që të lidhesha përsëri me të, por qe shumë e vështirë. E prisja të ishte kështu sepse ashtu siç Rea më kishte lënduar mua, edhe unë e kisha lënduar shumë Artën, por isha shumë i vendosur për ta bërë për vete. Ajo ishte vajzë shumë e mirë dhe nuk doja ta humbisja për asgjë në botë. Pas shumë përpjekjesh arrita ta bindja që të ktheheshim prapë bashkë. Edhe pse në fillim ishim jo si më parë, pastaj çdo gjë filloi të bëhej edhe më e bukur. Unë rifitova besimin te dashuria, ndërsa Arta rifitoi besimin tek unë, gjë që ishte shumë e vështirë. Vazhdoj të jem me Artën me të cilën jam fejuar dhe jam shumë i lumtur krah saj. Sa herë ndodh ta kthej kokën mbrapa, mendoj dhe kritikoj veten se sa i dobët kam qenë para asaj ndjenje e cila në vend që të më bënte të lumtur, më kishte shkaktuar shumë vuajtje.  Kisha besuar si i verbër, kisha vënë në lojë ndjenjat e mia dhe kisha lejuar që ajo të luante me mua duke më konsideruar një person të dobët apo më mirë, lodrën e saj, me të cilën mund të bënte ç’të donte. Këtë duhet ta kisha bërë me kohë sepse në këtë mënyrë, do t’i kisha kursyer vetes shumë dhimbje dhe kohë të humbur kot. Megjithatë, nuk është kurrë vonë për të marrë vendimin e duhur kur bëhet fjalë për lumturinë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mjekohet tiroidja ime pa operacion?

Next Post

Kujdes nga ajo grua!

Advertisement