Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më vrau fëmijën që mbaja në bark!

Historia ime është shumë e trishtë sepse dikush më mori diçka që më përkiste vetëm mua.

Para dy vitesh unë isha një vajzë që po vazhdonte masterin për Mjekësi

dhe po kërkoja punë, në mënyrë që të ndihmoja sadopak familjen time.

Advertisement

Një ditë të bukur u njoha me një djalë që më mori sytë e bashkë me sytë, edhe zemrën. U marrosa aq shumë pas atij njeriu sa nuk njihja dot veten time dhe as që doja t`ia dija për ëndrrat e sakrificat që kisha bërë deri atë ditë për shkollën dhe familjen. Ai ishte nga Lezha dhe, sapo u njohëm, kërkoi t’i bënte gjërat familjare me mua. Më prezantoi prindërit e tij dhe gjithë kushërinjtë, ndërsa unë, familjen time nuk mund t`ia prezantoja, pasi i kisha fanatikë dhe ata nuk donin dhëndërr nga Veriu. Fillimet tona ishin të mrekullueshme. Çdo gjë ishte perfekte dhe mendoja se askush nuk do të mund të na ndante. Për mua, ai ishte njeriu ideal dhe isha e bindur se dashuria jonë s`do të kishte kurrë fund. Gjërat zgjatën gati një vit, mirëpo shumë shpejt ai filloi të bëhej xheloz për mua. Më kërkonte që të flisja me familjarët e mi e në këtë mënyrë, të dilte me mua lirshëm, por unë këtë fakt nuk e pranova. Sa herë pajtoheshim, mendoja se grindjet ishin të momentit, por dita-ditës ato shtoheshin dhe unë bëhesha shumë keq. Nuk mund ta shtyja me një njeri që më dhunonte edhe fizikisht, sapo të bënim një debat. Kishte një periudhë që ai më godiste me shuplakë edhe në mes të lokalit. Ishte bërë shumë i dhunshëm. Pas dy muajsh që ne më së shumti kishim sherre, mora vesh që kisha ngelur shtatzënë. Qëndrova për netë të tëra duke menduar se si do t’ua thoja këtë lajm prindërve të mi dhe të atij. E dija që kjo gjë në njëfarë mënyre do ta lumturonte pasi ai kishte kohë që më kërkonte ta bënim lidhjen më serioze. Isha shumë e lumtur për momentin, m’u duk sikur e gjithë bota ishte e imja. Ika e takova dhe u puthëm shumë gjatë. Mbaj mend që gjithë lokali po habitej me mua sepse bëja si fëmijë i lumtur. Kisha vetëm një shqetësim; mendoja se prindërit e mi nuk do ta prisnin fare mirë këtë lajm, megjithëse e dija se para faktit të kryer, s`do të këmbëngulnin për ndarje. Atë mbrëmje piva pak me atë dhe u thashë dy shoqeve të mia të dilnim për të festuar, mirëpo këtij nuk i thashë gjë sepse nuk i kisha dhënë lajmin e fëmijës e doja t`ia lija surprizë. Shën Valentini po afronte dhe doja t`ia thoja atë ditë. U ndava prej tij dhe ai iku në Lezhë. Unë ika në shtëpi, u lava, u bëra e bukur e dola me gocat në pab. Kur fola me të, i thashë që isha me njerëz dhe ia fika, për të mos i treguar që kisha dalë. Këtë gjë e kisha bërë edhe herë të tjera, pasi ai bëhej xheloz dhe nuk mund të rrinte në Tiranë sa herë unë dilja me gocat. Me pak fjalë, dola pa lejen e tij, por në fund të fundit, nuk po bëja asgjë të keqe. Atë natë dolëm dhe u kënaqëm shumë.

Pas dy ditësh, ai erdhi në Tiranë. Ne kishim folur rregullisht në telefon dhe ai nuk kishte bërë asnjë shenjë që e dinte se kisha dalë atë natë. Si përfundim, ai erdhi dhe më kërkoi të shkonim bashkë. Pas dy ditësh, ishte festa jonë dhe unë mendova që të mos dilja për ta takuar në hotel sepse do rrinim atë natë, por ai ma kërkoi me insistim. Sapo u futëm në dhomë, filloi të më godiste me sa forcë kishte. Më goditi me shqelm dhe unë u përplasa mbi komodinën e dërrasës. Unë flisja, por ai s`më dëgjonte; i ishin errësuar sytë. Pasi më rrahu për spital, më kërcënoi se s`do të kisha më shanse të dilja nëpër pabe nate e as nëpër Tiranë. Unë, duke fshirë lotët e gjakun që më rridhte nga hundët, ia shpjegova se kishim qenë vetëm vajza, por ai nuk më besoi. Mori çelësat e makinës dhe iku, duke më lënë aty të përgjakur. Gjëja e parë që më ra në mendje ishte fëmija im. As nuk mund të shkoja në shtëpi ashtu e as nuk mund të dilja në rrugë, pasi rrobat e mia ishin gjakosur totalisht. Mora një shoqen time në telefon dhe ajo erdhi së bashku me të dashurin e vet e më morën. Më dërguan në spital për të parë fëmijën dhe aty, pas ekos, mjeku më tha se e kisha humbur atë. M’u desh të bëja një abort edhe pastrim atë ditë. Familjarëve u thashë se do rrija nga shoqja. Ishte dita më e keqe e jetës sime! E merrja në telefon për t’i treguar se e kishte mbytur fëmijën tonë, por ai nuk ma hapte. I shkrova mesazh dhe i tregova ç`kishte bërë. Nuk më ktheu fare përgjigje dhe, në ditët e vuajtjes sime më të madhe, unë isha e vetme. Asnjeri nuk e dinte çfarë po kaloja, por nëna ime e ndjente se po vuaja dhe më qëndroi shumë afër, edhe pse unë i thoja çdo lloj gënjeshtre për të mos e mërzitur. Këtë herë do ta kisha festuar festën e nënës së bashku me foshnjen time që e vrau ai kriminel, ai vrasës që s`do të jetojë kurrë i qetë për atë që bëri. Që nga ajo kohë, unë kam ndërruar numrat e telefonit dhe kam shkëputur çdo lidhje me të. Nuk ia vlen të jetoj me një njeri që as dashuri nuk di të falë. Atij i uroj vetëm që, nëse një ditë do të bëhet me fëmijë, të provojë vuajtjen time. Unë tani jam shumë e zhgënjyer si nga dashuria, si nga vetja, që lejova të më ndodhte diçka e tillë. Sot do të kisha një engjëll dhe, edhe pse me siguri do ta rrisja e vetme, do të isha e lumtur. Tashmë, nuk kam asgjë. U them të gjitha atyre femrave që abortojnë me dëshirë, se ky është gabimi më i madh që mund të bëjnë në jetë.

Me respekt, A. nga Tirana

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A të rikthehem më tek ai?

Next Post

Stres apo ankth, çfarë ju shqetëson?

Advertisement