Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më la ditën që do të fejoheshim!

Jeta asnjëherë nuk të shkon vaj,

madje as ata që kanë pushtet dhe para nuk janë të aftë ta ndërtojnë lumturinë ashtu siç ndërtojnë financat e tyre.

Është për të ardhur keq për atë që mendon se ai që ka lek me shumicë i ka të zgjidhura hallet.

Advertisement

Jo, jo, ai që ka, ai vuan më shumë. Unë kam vuajtur shumë pak në jetë për para… Zhgënjimi i parë ishte ndarja nga i dashuri, kur isha në gjimnaz. Familjarët e mi e morën vesh dhe bën të pamundurën për të më ndarë. Ai tashmë është fejuar dhe ka krijuar familjen e tij, kurse jeta ime ka marrë një rrugë…

Unë kam studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Nuk isha nxënëse e mirë, por isha harrakate, si djalë. Nuk hipnin çunat e lagjes në pemë për kumbulla, por isha unë ajo që kacavirresha pemë më pemë dhe u hidhja kumbullat të tjerëve. Me mësime nuk kam qenë mirë, madje edhe fakulteti më ka dalë me vonesë. Nuk kam për të harruar kurrë babain që bërtiste nëpër shtëpi: “Nuk ke për të qenë ti që do të fëlliqësh fisin dhe të mbetesh pa shkollë të lartë”. Aty mora edhe shuplakën e parë nga babai, që s’kam për ta harruar sa të kem jetën. Fillova të këndoja, pasi kjo ishte edhe tradita e familjes sime; të gjithë artistë. Unë ika në emigrim dhe aty fillova të ndërtoja jetën time. Më njihnin nga emri i babait, por pjesën më të madhe do të më duhej ta bëja vetë. T’ju them të drejtën, atje pata një jetë pa frena. Isha e re dhe pëlqehesha nga të gjithë. Menaxherët e buzuqeve, klabeve e lokaleve me muzikë live, më ftonin dhe unë shkoja me kënaqësinë më të madhe. Ah, këto ftesat e shumta kishin përveç pagesës, edhe diçka tjetër në këmbim: TRUPIN TIM. Në fillim e urreja veten time se si e lejoja veten të bija pre e këtyre mashtrimeve, por pastaj edhe seksi me ta m’u bë si pjesë e punës sime, puna part-time, një punë e urryer për mua. Në Shqipëri nuk doja të kthehesha pasi isha shumë mirë atje ku ndodhesha dhe atje harrova edhe të dashurin e parë. Nuk isha e ndërgjeshme se çfarë bëja, thjesht doja të hakmerresha ndaj prindërve që më ndanë dhe ish-it tim, që nuk diti të më priste. Prindërit këtu bënin çmos që unë të kthehesha, por unë nuk isha më vetëm në mes të rrugëve të botës. Prisja një fëmijë, gjë të cilën, deri më sot, familja ime nuk e ka marrë vesh. Jam përpjekur me mish e me shpirt që ta mbaj të fshehtë. Kur erdha për herë të parë në Shqipëri, vajzën nuk e mora me vete. Punësova dikë që të kujdesej për të, por e dini se çfarë bënë prindërit e mi?! Më dogjën të gjitha letrat që kisha dhe nuk kisha se si të kthehesha atje ku kisha vajzën. Flasim këtu për vitet ’98. Kur u bëra nënë për herë të parë, vetëm 5 muaj ndenja pranë vajzës sime, menjëherë kur erdha, më futën në shkollë të lartë dhe më detyruan me pahir, që ta vazhdoja jetën në Shqipëri.

Fakultetin u binda dhe e vazhdova, por zemra ime ishte e plagosur për vajzën që kisha jashtë shtetit. S’munda të kthehesha në kohë siç i kisha premtuar asaj që po kujdesej për vajzën time. Vetëm i telefonova dhe i thashë që ta linte në një jetimore. E mora edhe një herë në telefon dhe ajo më siguroi që vajza ishte në duar të sigurta, por unë nuk vija gjumë në sy. Asgjë nuk më bëhej. Nuk munda as t’u thoja familjarëve që kisha një fëmijë sepse duke e njohur fanatizmin e familjes dhe kryesisht, të babait, e dija se do më vriste. Isha munduar shpesh ta hapja si temë dhe babai më ishte përgjigjur: “Bastarde unë nuk pranoj në shtëpi. Në qoftë se ndodh, kushdo nga fëmijët e mi ta ketë unë do ta vras, nuk e bëj veten me turp unë!”.

Nuk mund të flisja, ishte njësoj sikur të kërkoja vdekjen time para kohe. Në fakultet njoha shumë djem, por me asnjë nuk rrija më shumë se 10 muaj. S’e di pse, por asnjëri nuk më përshtatej. Atje u njoha me Gertin. Nuk mund të them se ky ishte i pari që pata kur u ktheva, por me të fillova të shëroja plagët e së shkuarës dhe u ridashurova. Ishte djalë i mirë, më pëlqente dhe ia kaloja mirë në shoqërinë e tij. Nuk ishte si ish-at e tjerë që kam patur, ai më linte të këndoja dhe të ushtroja profesionin tim. Ai ishte biznesmen, kishte një lokal në pronë të tij dhe ishte djalë i pasur. Fillova vërtet ta pëlqeja, madje e toleroja edhe për gabime të rënda dhe defekte nuk i vëreja, pasi e doja marrëzisht. Ai ishte i treti që po e merrja seriozisht. Kurrë nuk u grindëm, madje edhe unë habitesha se si ai nuk më jepte shkak të grindeshim. Shkonim për mrekulli! Ai më tha se po ndërtonte një vilë tre katëshe pranë Liqenit Artificial këtu në Tiranë, ku do të shkonim të jetonim pas fejesës dhe më kërkoi ta zgjidhja unë modelin e saj. Kisha filluar të mendoja për mobilimin, për gjithçka, por për habinë time gjithçka ndryshoi dhe morri një tjetër rrjedhë. Mëngjesin që po paketoja rrobat dhe i fusja nëpër valixhe, po prisja që ai të më merrte. Kishim blerë edhe unazat, kishim prenotuar lokalin ku do të organizonim mbrëmjen e fejesës, me pak fjalë, ishte dita kur ne kishim ndarë fjalën se do të fejoheshim, kishim menduar një darkë familjare. U mundova shumë ta mbaja larg mediave, duke qenë se isha dhe jam person publik. Edhe ai ashtu donte, të rrinte larg mediave. Mëngjesin kur po paketoja rrobat, ai më telefonoi. Si çdo mëngjes, ai më merrte për të shëtitur, kurse kohët e fundit për të më pyetur rreth vilës që po ndërtonte se si e doja, çfarë doja etj., kurse mëngjesin e 8 marsit, ditës së gruas, mendova se do të më uronte, por ai më mallkoi. Më tha se nuk do të bëhej fejesë mes nesh, as vilë nuk po ndërtonte, as lokalin s’e kishte prenotuar siç më kishte thënë, asgjë nuk kishte bërë. Ajo telefonatë ishte për t’u ndarë!

U shokova shumë nga të gjitha këto sepse nuk i prisja, por me sa duket jeta ime kështu paska qenë; të mos e çoj asgjë deri në fund. Ashtu siç mbeti e braktisur vazja ime, ashtu ndoshta është shkruar edhe fati im. U mërzita shumë dhe u ndamë në telefon, se as përballë nuk mundi të ma thonte. E si mund të jetë jeta ime tani?! Jam fejuar edhe tre herë të tjera dhe prapë jam ndarë, por kjo ishte ndarja ime më e trishtë, pasi e përjetova në moshë të re dhe me atë që u dashurova vërtet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Prej tiroides ndihem e lodhur?

Next Post

“Magjia” e vitaminave B-12!

Advertisement