Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E martova të dashurin tim me kushërirën

Tё dashur lexues, po ju tregoj njё histori nga jeta ime, por ju lutem, mos krijoni ide tё kёqija pёr mua.

Po ju them nё fillim qё gjithë sa ndodhi kishte shkak dashurinё.

Unё jam njё grua rreth tё dyzetave.

Advertisement

Jam e divorcuar dhe me dy fёmijё tё rritur. Jam martuar shumё e re, kёshtu qё fёmijёt tani i kam si shokё. Pas divorcit, u njoha me njё djalё disa vjet mё tё ri se vetja. U njoha rastёsisht nё plazh. Ai kishte marrё njё dhomё afёr shtёpisё sime tё plazhit. Edhe pse ishte mё i ri se unё, ai mё vёshtronte e dukej sikur mё pёrpinte kur ndesheshim nё rrugё. Gati gjithё ditёn e shihja pranё meje. Edhe nёse isha nё lokal duke pirё kafe, edhe afёr shezlongut tim, kudo. Unё mё shumё isha vetёm, sepse tё dy fёmijёt i kisha tek i ati. E gjithё kjo mirёqenie ishte siguruar nga ish-burri im, biznesmen, i cili mё tradhtoi me njё vajzё tё re. Nejse, kjo ishte e kaluara dhe nuk kisha ndёrmend ta kujtoja. E kisha hedhur pas krahёve. Siç ju thashё, zura miqёsi me kёtё djalin. Ai quhej Armir. Kёshtu ishte si emri i tij, ar i mirё. Pas njohjes, çdo ditё e kalonim bashkё, derisa erdhёn dy fёmijёt e mi me pushime. Pastaj takoheshim fshehurazi. Ai ishte mashkulli ideal. Ishin pushime fantastike dhe pёr mё tepёr, fёmijёt nuk kuptuan asgjё. Erdhi koha tё kthehesha nё Tiranё. Do tё fillonte puna dhe mё duhej tё kthehesha nё normalitet.

Rifillova punёn me njё entuziazёm tё madh. Kёtё e vunё re dhe kolegёt e mi. Menjёherё, shoqja ime mё pyeti:

            – Sandra, dukesh ndryshe. Ke njohur ndonjё?

            – Po, – e kisha shumё shoqe dhe nuk i fshihja asgjё. – Jam shumё e lumtur, ёshtё shumё i mirё.

            – Mezi po pres ta njoh.

Dhe shumё shpejt, e njoha me tё. Ajo iu bashkua mendimit tim se ishte i pёrsosur. Ai, edhe pse ishte tre vjet mё i ri se unё, nuk dukej. Jo vetёm se unё e mbaj veten e nuk tregoj moshёn, por edhe pse ai ishte shumё i gjatё dhe unё dukesha e vogёl para tij. Tashmё, unё isha tridhjetё e tetё vjeçe dhe ai, tridhjetё e pesё. Nё fakt, janё pak vite diferencë, por meshkujt gjithmonё i duan gratё disa vite mё tё vogla. Megjithatë, kjo nuk e pengonte kёtё lidhje. Ishte çdo gjё e pёrkryer.

Njё ditё ai mё tha se njerëzit e shtёpisё po e nxisnin tё martohej. Ai nuk kishte ndonjё të dashur pёr momentin dhe ndjehej mirё me mua, kështu që mё kёrkoi t’i gjeja unё ndonjё kushёrirёn time. E di që mund t’ju duket njё gjё e shёmtuar, por unё u tregova e gatshme ta lidhja me njё mbesё tё largёt. Ajo ishte njё vajzё rreth tё njёzet e pestave, jetonte nё njё fshat tё largёt e kishte mbetur pa vazhduar shkollёn e lartё, pёr shkak tё gjendjes ekonomike. Sajova njё takim tё rastёsishёm, kur ajo erdhi te gjyshja e saj. Nё fakt, edhe pse e kisha tё largёt, e kisha ndihmuar disa herё familjen e saj me rroba. Pas takimit tё parё tё tyre, e mora nё telefon dhe e pyeta se si i ishte dukur vajza qё i kisha gjetur:

– E mirё, – tha, – por jo mё e mirё se ti.

Mua m’u bё qejfi. Tё nesёrmen, takova babain e vajzёs dhe i mbusha mendjen ta martonte vajzёn se nuk do tё kishte raste tё tjera nё qytet. Ai gjithmonё kishte besuar tek unё dhe kёshtu, u bind menjёherё. Po bёja krushqi mes tyre sepse nuk e mendoja gjatё. Vetёm mё dukej sikur po plotёsoja njё dёshirё tё tё dashurit tim. Pas disa takimesh, u bё fejesa. Gjatё kёsaj kohe, asgjё nuk kishte ndryshuar nё lidhjen tonё tё fshehtё. Ai sillej me mua si gjithmonё dhe unё, gjithashtu. Ai dukej sikur nuk ndjente asgjё pёr atё vajzё.

Tё dy ne kishim njё lidhje tё veçantё. Dilnim pёr dreka e darka. Shkonim te shtёpia ime nё plazh nё fundjavё, sepse unё isha e lirё se fёmijёt kishin krijuar jetёn e tyre jashtё shtetit dhe vinin sa pёr tё mё parё mua. Kjo ishte njё lidhje tepёr e bukur, por siç thonё, gjёrat e bukura nuk zgjasin shumё. Unё vetё krijova njё lidhje tjetёr qё do tё ishte shkatёrrimi i lidhjes sonё. Pas fejesёs, ai nuk e takonte shumё vajzёn. Dy herё qё ajo erdhi nё Tiranё, dolёm tё tre sё bashku, sepse ajo ishte shumё e turpshme dhe unё e kisha porosi edhe nga i ati qё tё mos e lija vetёm me tё fejuarin. Nё kёto dy takime, ai sillej mё mirё me mua sesa me atё. U ndjeva keq sepse mendova se lidhja e tyre nuk do tё ecte. Ai thoshte se nuk ndjente asgjё pёr tё. Unё e kёshilloja se me kalimin e kohёs do tё ndryshonte dhe i kujtoja se e kishte marrё vetёm pёr prindёrit. Tё dyja herёt ne shkuam tё tre te shtёpia e tij pёr tё takuar njerёzit e tij, nёna e tij kujdesej shumё pёr vajzёn. I kishte gatuar gjёra tё mira dhe herё pas here, i thoshte:

– Sa e kam pritur kёtё ditё! Ka vite qё i lutem tё martohet, por ky nuk dёgjonte. Faleminderit Zotit qё ia mbushi mendjen.

Qё nё ato çaste, fillova tё ndjeja pak xhelozi. Fillova tё pendohesha pёr çfarё kisha bёrё, mirёpo ngushёllohesha me mendimin se ai ishte i dashuruar me mua dhe nuk mund tё dashuronte asnjё tjetёr. Kёtё e vёrtetova kur u takuam së bashku e shkuam nё shtёpinё nё plazh, sapo pёrcollёm tё fejuarёn e tij. Ai nuk kishte ndryshuar aspak.

Erdhi koha e martesёs. Mua, sigurisht qё mё kishin ftuar prindёrit e vajzёs, sepse isha shkuesja. Çdo gjё po shkonte shumё mirё, deri nё momentin kur pashё atё tё veshur dhёndёrr. U ndjeva shumё keq, mirёpo nuk mund ta jepja veten. Dasma kaloi shumё mirё. Pas dasmёs, ata mё lutёn tё rrija, por unё kisha nevojё vetёm tё shkoja nё shtёpi e tё rrija vetёm. Ashtu bёra. U nisa me makinёn time. Arrita nё shtёpi. U lava dhe u shtriva tё flija, por gjumi nuk mё merrte. Instiktivisht, mora telefonin dhe i rashё numrit tё tij. Ai ma mbylli. I rashё edhe njё herё tjetёr dhe ai e mbylli pёrsёri. Kur provova pёr herёn e tretё, ai e kishte fikur. Ishte normale nё tё vёrtetё, por unё isha shumё e mёrzitur. Tani po e kuptoja se ç’kisha bёrё. Pёr ta ishte nata e parё dhe unё ndjehesha shumё keq. Mendova:

“A kisha tё drejtё unё t’i telefonoja nё kёtё natё? A duhet tё isha xheloze, kur unё vetё e kisha bёrё kёtё martesё?”

Nё tё vёrtetё, jo. Ata tё dy nuk duhet të shqetёsoheshin. Kёto gjёra duhej t’i kisha menduar mё parё. Ajo natё ishte nata mё e gjatё e jetёs sime. Tё nesёrmen nё mёngjes mendova tё shkoja te shtёpia e tij, por ç’do t’u thoja? Pse kisha shkuar? Unё isha veç ajo qё kisha bёrё lidhjen e asgjё mё shumё. Shkova. Derёn ma hapi nёna e tij. U futa nё kuzhinё. Tё gjithё ishin zgjuar.

– Sa shpejt qenkeni zgjuar! – u thashё.

– Eh, ky ёshtё zgjim! – tha i ati – Nusja na bёri kafet e ne si mbretёr e pimё dhe e shijuam.

– Sa mirё! Mua mё morёn nё telefon prindёrit e mё thanё tё vija të shikoja se si ёshtё vajza e tyre sot – gёnjeva unё. Unё kisha shkuar tё pёrballesha me gabimin qё bёra, ta shikoja me sytё e mi se ç’kisha bёrё.

Çdo gjё e kisha nёn kontroll, derisa nё kuzhinё hyri ai. Kishte njё pamje tё mrekullueshme dhe gati sa nuk mё ra kafja nga dora. Dukej se kishte kaluar njё natё tё bukur.

– Mirёmëngjes! Sa herёt qenke zgjuar! – tha ai me ironi.

– Erdha se me telefonuan… – fjala mё ngeli nё mes nga ai.

– E di e dёgjova. Ke ardhur si kujdestare, tё shikosh fёmijёn.

Kjo ishte e tepёrt. Ai ishte tjetёr njeri. Prindёrit e tij u ndjenё keq.

– Ç’thua kёshtu? Kjo është një gjë shumë e bukur nga ana e saj… – tha e ёma menjёherё, qё tё mos mё mbetej hatri mua.

– Mirё, mirё, se ishte shaka… – tha ai dhe doli nga kuzhina.

E piva atё kafe qё m’u duk mё e hidhur se helmi dhe ika. Shkova e takova shoqen time. Ajo nuk e dinte se ç’kisha bёrё. Pasi ia thashё, ajo vuri dy duart nё kokё dhe mё tha:

– Nuk e kuptoj pse e bëre? Pse nuk u martove vetё me tё? Ju vetёm tre vjet kishit diferencё… Kjo nuk tё falet!

– E di, por ai do vijё tek unё. E ndjej.

E mora edhe herё tё tjera nё telefon. Njё ditё i kёrkova tё takoheshim. Ai erdhi dhe dukej se ishte i nervozuar.

– Pse ndryshove kёshtu? – i thashё.

– Tashmё jam martuar dhe nuk mund ta tradhtoj gruan time.

– Po atё grua ta gjeta unё dhe ti nuk e doje.

– Nuk e doja se nuk e njihja, por ajo ёshtё njё vajzё shumё e mirё e shumё…

– Ngadalё – e ndёrpreva sepse nuk durova dot kur e lavdёronte. – atё vajzё ta gjeta unё. Tani po mё hedh nё plehra?

– Mes nesh ka mbaruar çdo gjё.

Biseduam gjatё, por ai nuk ndryshonte mendje. Qё nga ajo ditё, unё nuk jam takuar me asnjёrin. E bёra gabimin dhe e vuajta.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cilat janë masazhet që të shërojnë?

Next Post

10 arsye pse burrat duhet të martohen

Advertisement