Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 epidemitë më të këqija në histori

Sëmundjet kanë qenë shoqëruese të njerëzimit gjatë gjithë historisë së tij,

por në disa periudha kanë qenë aq vdekjeprurëse dhe të përhapura

saqë kanë shkaktuar vdekjen e papritur të një përqindjeje alarmuese të popullisësë së një qyteti, vendi apo rajoni.

Advertisement

Ja cilat kanë qenë epidemitë më të rënda të njerëzimit!

1. Murtaja e Athinës

Në vitin 430 p.e.s., ndërkohë që në vendin fqinjë po zhvillohej lufta e Peloponezit, historiani grek Tucididi shkroi për epideminë e parë të regjistruar të historisë. Kjo sëmundje, e njohur si Murtaja e Athinës, shkatërroi qytetin, duke vrarë shumë njerëz, ndër ta edhe një burrë shteti grek, Perikleun. Specialistët dyshojnë se shkaktar i epidemisë ishte tifoja. Simptomat ishin sytë e enjtur, era e keqe e gojës, spazmat, diarreja dhe ulçerat e lëkurës. “Ata që mbijetuan prej saj, shpesh humbisnin pamjen, gishtërinjtë ose organet gjenitale”, shkruan Tucididi. Gjatë kësaj epidemie, vdiq pothuajse një e treta e popullsisë.

2. Murtaja e Justinianit  

Justiniani I, perandor i Perandorisë Bizantine, pati “nderin” që kjo sëmundje të kishte emrin e tij. Epidemia, e cila arriti kulmin në vitet 541-42 p.e.s., vrau afro 10 mijë njerëz në ditë, në Konstandinopojë (Stambolli i sotëm). Të gjallëve u duhej të stivosnin trupat sipër njëri-tjetrit, sepse njerëzit që vdisnin, nuk arrinin të varroseshin. Kjo është epidemia e parë e murtajës bubonike, një sëmundje që ka vrarë afro 200 milionë njerëz ndër vite.

3. Vdekja e Zezë

Vdekja e zezë është një pandemi që ka mbretëruar për pothuajse 200 vjet, duke filluar nga Azia dhe duke ndjekur rrugët e tregtisë deri në Europë, në vitin 1340. Shkencëtarët kanë pranuar se Vdekja e Zezë është shkaktuar nga murtaja bubonike, megjithëse të tjerë kanë dalë me një tjetër teori. Murtaja bubonike karakterizohet nga bubonet, ose enjtje të gjendrrave limfatike rrotull sqetullave, qafës dhe rrëzës së kofshës. Thuhet se afro një e treta e popullsisë evropiane vdiqën prej saj.

4. Epidemia e Etheve të Verdha

Ethet e Verdha prekën qytetin e Filadelfias në verën e vitit 1793, sjellë nga refugjatët e një rebelimi skllevërish në Santo Domingo. Sëmundja e tmerrshme karakterizohej nga zverdhja e lëkurës dhe të vjellat me ngjyrë të zezë. Doktorët nuk e kishin bërë ende lidhjen mes sëmundjes dhe mushkonjave, kështu që doktori Benxhamin Rash nxori një trajtim që konsistonte në gjakrrjedhjen e pacientëve (shpohej pacienti për të nxjerrë pak gjak) dhe në dhënien e mërkurit (zhivës). Filadelfia, në këtë periudhë, u kthye vërtet në një qytet fantazmë, pasi një pjesë e mirë e banorëve vdiqën, ndërsa të tjerë u larguan nga qyteti (përfshi këtu edhe Xhorxh Uashingtonin, presidentin e parë amerikan).

5. Lija dhe vendasit e Amerikës (1492- 1900)

Kur aztekët e Meksikës u rebeluan kundër eksploratorit Kortez, spanjollët u detyruan të tërhiqeshin. Por Kortesi, përsëri, triumfoi. Lija në trupat e spanjollëve të vrarë infektoi aztekët. Kjo sëmundje vrau perandorin aztek, ushtrinë e tij dhe çerekun e popullsisë. Simptomat përfshinin dhimbje, temperaturë të lartë dhe puçrra që linin shenja të përhershme në lëkurë. Shumë vendas në gjithë kontinentin amerikan gjetën vdekjen, për shkak se u mungonte imuniteti ndaj sëmundjeve evropiane.

6. Pandemia e parë e kolerës (1817-23)

Pandemia e parë e kolerës filloi në Indi nga orizi i infektuar. Gjatë 200 vjetëve të fundit kanë shpërthyer 7 të tilla. Kjo ishte edhe sëmundja e parë e vërtetë botërore. Nga kolera ishin sëmurur prej kohësh njerëzit që jetonin përgjatë lumit Gang, por në vitin 1817, trupat britanike e shpërndanë sëmundjen në të gjithë vendin. Ata e shpërdanë kolerën në zonat ushtarake dhe tregtare, të ndihmuar nga teknologjia, si anijet me avull dhe trenat. Deri në vitin 1823, sëmundja kishte prekur shumicën e vendeve aziatike dhe kishte arritur aq larg sa Lindja e Mesme.

7. Gripi-1918

Mbase pandemia më virulente (me aftësi të lartë infektimi) në histori është ajo e gripit të vitit 1918. Kjo pandemi preku edhe trupat amerikane të Luftës së Parë Botërore. Ajo u quajt edhe gripi spanjoll (shkak për emrin u bë fakti se në Spanjë, ndryshe nga vendet e tjera (Franca, Gjermania, etj.) nuk censurohej numri i të vdekurve prej tij, duke bërë të besohej se kishte shkaktuar më shumë të vdekur). Kjo sëmundje preku të gjitha kontinentet përveç Antarktidës. Viktimave u dilnin njolla të zeza në faqe dhe u mbusheshin mushkëritë me lëng, gjë që shkaktonte mbytjen e tyre. Sëmundja godiste shpejt, shumë njerëzit që ngriheshin nga gjumi të shëndetshëm, vdisnin në muzg. Virusi që e shkaktoi sëmundjen është i famshmi H1N1. Kjo sëmundje vrau 50-100 milionë njerëz në mbarë botësn, afro 3-5% të popullsisë botërore.

8. Epidemia e tifos (1918-1922)

Kjo sëmundje shkaktohet nga një bakterie që shumohet në kushtet e pisllëkut, për shembull ndërmjet trupave ushtarake që jetonin në kushte higjienike shumë më të këqija se në kohën e sotme. Menjëherë pas epidemisë së gripit të 1918, shpërtheu ajo e tifos në vendet e Europës lindore si Rusia, Polonia, Rumania, etj. Kjo sëmundje kishte shkaktuar vdekje edhe përpara (Napoleoni humbi pjesën më të madhe të ushtrisë nga tifoja), kështu që ushtritë gjatë L1B ngritën stacione dezinfektimi. Përveçse vrau ushtarë, tifoja bëri kërdinë edhe në stafin mjekësor që kujdesej për të sëmurët.

9. Malarja

Mendoni se kafshët më të rrezikshme për njeriun janë luani apo krokodili? Në fakt, është mushkonja që mbart parazitët e mikrobeve (femra). Malarja tashmë është zhdukur në shumicën e vendeve të zhvilluara të botës, por vazhdon ende të bëjë kërdinë në vendet e Afrikës subsahariane. Më të rrezikuarit prej saj janë gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 5 vjeç. Të dhënat që vijnë nga zonat rurale ku sëmundja është më e përhapur janë të pakta, por OBSH-ja vlerëson se 2800 fëmijë vdesin nga malarja çdo ditë dhe mbi 1 milionë njerëz, vdesin çdo vit.

10. SIDA (1981-në kohën e sotme)

SIDA është një sëmundje që mund të parandalohet, megjithatë numri i të vdekurve shtohet çdo vit. Ashtu si për malarjen, epiqendra e sëmundjes është Afrika subsahariane. Në vitin 2005, u vlerësua se 25 milionë njerëz atje ishin të infektuar me virusin HIV. Gratë përbëjnë 77% të të sëmurëve, duke ua kaluar shpesh sëmundjen fëmijëve të tyre. Deri tani, nga SIDA kanë vdekur afro 30 milionë njerëz në të gjithë botën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vendi i duhur për momente të paharruara..!

Next Post

E dua për lekët e tij!

Advertisement