Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Tungjatjeta Jetë edhe në Dibër

Nis në Dibër programi social “Tungjatjeta Jetë”.  36 fëmijë me aftësi të kufizuara në zonën e Peshkopisë, Maqellarës, Tominit dhe Kastriotit do të marrin shërbime të specializuara në banesat e tyre, ashtu sikurse edhe në Librazhd.

World Vision Shqipëri dhe Kosovë nënshkoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashkinë Dibër për zbatimin e programit social “Tungjatjeta Jetë”.

Çdo bashki duhet të përfshijë këto plane lokale sociale në buxhetin vjetor. Është detyra e pushtetit vendor të planifikojë, të buxhetojë dhe të ofrojë shërbimet e specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara. Tungjatjeta…Jetë është programi i parë dhe, deri tani, i vetmi në Shqipëri që ofron shërbime terapeutike të asistencës shtëpiake për 72 fëmijë me aftësi të kufizuar, në Librazhd dhe në Dibër” – tha Eljona Boçe Elmazi, Drejtoresha e Ballkanit Perëndimor në World Vision.

Advertisement

Studimi i prevalencës së aftësisë së kufizuar tregoi se 14.6% e fëmijëve 2-17 vjeç në Bashkinë Dibër rezultojnë me aftësi të kufizuar.

Ekipi i përbërë nga një punonjës social, një psikolog, një fizioterapist dhe një logopedist do të hartojë dhe zbatojë një Plan Zhvillimi Individual në bazë të nevojave të secilit prej 36 fëmijëve dhe famijarëve të tyre në zonën e Dibrës.

Dibra është bashkia e dytë në Shqipëri që do të zbatojë këtë model ndërhyrjeje dhe do të përfshijë ekipin Tungjatjeta në organigramën e saj.

1 vit më parë – Tungjatjeta Jetë nisi në Librazhd

Përmirësimet shëndetësore janë të dukshme tek secili prej 36 fëmijëve që janë pjesë e programit.

Altini është një prej tyre. Ai është diagnostikuar me paralizë celebrale. Njërën anë të trupit nuk mundej ta lëvizte pothuajse fare. Këmbën e majtë e zvarriste, ndjehej i pasigurtë e rrëzohej shpesh… Me dorën e majtë nuk arrinte të kapte dot asgjë… Manushaqja, e ëma, e shtronte shtëpinë cep më cep me qilima që djali të mos vritej nëse rrëzohej.

Tani gjërat kanë ndryshuar.“Ne si prindër, na mbushet shpirti plot, kur shohim se falë fizioterapisë Altini arrin të bëjë gjëra që më parë i kishte të pamundura”- tregon Manushqja.

Si mund të bashkoheni?

#Dhuro: www.tungjatjeta.al / www.worldvision.al

Raiffeisen Bank
Numër llogarie: 00 3088 0359
IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
SWIFT: SGSBALTX
Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro
Paypal: https://www.tungjatjeta.al/paguaj-me-paypal
 

Ose
Në kutitë e dhurimit në hipermarketet Interspar në TEG e QTU dhe market Spar; dyqanet Jumbo dhe Aeroportin Nënë Tereza.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kujta & Meri me Haute Couture, koleksioni që po thyen rekorde me porosi online

Next Post

Si e rifitova burrin tim...

Advertisement