Roni  Sinani është nga Gostivari. Ai merret me futboll që nga mosha 7 vjeçare dhe hapat e para i ka filluar te Akademia  “KF Gostivari”.

Prej 3 vjetësh është anëtar i Akademisë “KF Shkëndija” Tetovë!  Në moshën 15 vjeçare më U15 debuton për Maqedoninë. Në dhjetor të 2018-s merr ftesë nga Republika e Kosovës ndërsa në 2019 nga Shqipëria.

Ka pas ftesë  dhe pjesëmarrje për U19 të udhëhequr nga z. Nevil Dede!

Roni është i apasionuar pas futbollit por ka pasion edhe fotomodelingun dhe me të drejtë sepse është mjaft simpatik dhe mund të jetë fare mirë imazh i ndonjë reviste. Me Ronin kemi realizuar një bisedë të këndshme ku ai flet me aq pasion për futbollin sa jam e bindur që do e transmetojë edhe tek ju! Lexim të këndshëm!

Fabjola Kuburi:- Roni si lindi “dashuria” jote për futbollin?

Roni Sinani: – Dashuria për futbollin  sigurisht që ka lindur që kur isha fëmijë dhe me kalimin e kohës iu përkushtova më shumë kësaj dashurie.

– Në familjen tënde, ka patur të tjerë që janë marrë me futboll?

– Me futboll jo, s’ka pasur , por babai im është marrë profesionalisht me Handboll.

– Na fol pak për ecurinë tënde në futboll…

– Që në moshën 8 vjeçare lkam filluar të merrem me sport,  u regjistrova për herë të parë  në AKademia  Kf Gostivari dhe deri 15 vjeç kam qëndruar aty, pastaj   në KF Shkëndija Tetovë! 

– Çfarë do të veçoje  nga eksperienca jote e deritanishme?

– Po,  interesante u bë  kur  Akademia Gostivar nga liga e dytë u ngjitën në rangun Elitar! Ishte me të vërtetë arritje.

– Çfarë synon në të ardhmen në karrierë?

– Sigurisht që si çdo n jeri që ka pasion sportin dhe merret me të, synimet e mia janë arritjet e majave më të larta të karrierës time profesionale. Shpresoj që me punë të arrij një gjë të tillë.

Image may contain: one or more people, drink and outdoor

– A mendoni se karriera jote e deritanishme ka ecur ashtu siç e kishe ëndërruar më parë?

– Ashtu siç thashë edhe më lart, mendoj  se çdo gjë arrihet me punë dhe sakrificë të madhe e këtë do ta them pas disa vitesh!

– Po për Kombëtaren shqiptare, ç’mendim ke në përgjithësi?

– Kombëtarja shqiptare është qëllimi kryesor i  çdo futbollisti shqiptar. Është nder  dhe krenari të luash me Kombëtaren dhe për Kombëtaren!

– Cila është problematika që të ka “bezdisur” më shumë gjatë karrierës tënde?

– Normalisht që lëndimet janë at oqë besdisin gjatë lojës së një sportisti.

-Ka patur ndonjë moment të keq, deri tani, në rrugën tënde? Po ndonjë moment që do ta veçoje në aspektin pozitiv?

– Moment negativ  ka qenë lëndimi  para lojës së  grumbullimit me përfaqësuesen e Kosovës, kurse moment i paharruar ftesa   për Kombëtaren shqiptare.!

Image may contain: 3 people, including Roni Sinani, people standing, grass, outdoor and nature

– Përveç futbollit, çfarë pasioni tjetër ke?

– Pasion kam fotomodelindgun, është diçka që më pëlqen!

– Cili është futbollisti që do dëshiroje  të arrije një karrierë si e tij, një emër që e shikon si idhull?

– Ishulli im në futbollin botëror është Cristiano Ronaldo, kurse për sa i përket karrierës do kisha dashur të ndiqja karrierën e futbollistit nga Gostivari Admir Memedi!

-Kur luan, familja të ndjek në stadium apo vetëm përmes televizionit?

– Familja më ndjek gjithmonë live në stadium!

Image may contain: Roni Sinani and Shik Sinani, people smiling, people standing and outdoor

-Çfarë dëshiron të arrish këtë vit?

– Këtë vit dëshiroj  të njëjtat gjëra si vitin që shkoi: Të fitojmë të dy titujt Ligën dhe Kupën  e Maqedonisë së veriut!

Image may contain: 11 people, including Roni Sinani, people smiling, people standing and outdoor

-Ku e shikon veten pas 10 vjetësh?

– Them se do jem 27 vjeç(Qesh) Normalisht,  nëse shkon gjithçka në rregull me shëndetin dhe me punën , mendoj se do jem një futbollist e i realizuar profesionalisht.

-Në fund, ka diçka për të shtuar?

– Për në fund një falenderim të veçantë për ju dhe stafin tuaj për  këtë intervistë kaq të bukur. Ju faleminderit dhe suksese për ju!

– Gjithshtu suksese edhe për ty dhe  faleminderit për këtë bashkëbisedim kaq të këndshëm!

Image may contain: Roni Sinani, sunglasses and outdoor
Image may contain: 1 person, standing and outdoor
Image may contain: 1 person, standing, cloud, sky, grass and outdoor
Image may contain: Roni Sinani, standing, sky, ocean, outdoor and nature

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here