Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nga Miss u bëra prostitutë..!

Unë që po ju shkruaj, po e bëj këtë për të parandaluar dhe informuar publikun për një fenomen të ri që po ndodh në Shqipëri.

Të gjithë duhet ta marrin vesh e të mësojnë se çfarë maskarallëqesh ndodhin në Shqipërinë tonë.

Ju nuk e keni idenë se pas disa konkurseve të bukurisë shqiptare nga më të njohurat, me producentë që kanë vite në këtë treg, zhvillohen pazare të qelbura prostitucioni dhe përfitimesh. Unë që po marr guximin të shkruaj këtë letër dëshiroj të prezantohem me emrin Uendi dhe dua të mbetem anonime, për arsye se ata njerëz që unë i quaj kriminelë, mund të më lëndojnë. Ama, dua ta nxjerr të gjithë këtë mllef që kam brenda vetes dhe të tregoj se si më mashtruan mua e vajza të tjera si unë, që ishim të brishta e lehtësisht të thyeshme, në moshën tonë më të bukur, gjatë adoleshencës. Ata na vodhën ëndrrat tona të vajzërisë duke na futur në një treg të mirëfilltë prostitucioni, një skandal që ndodh në televizionet më të mëdha shqiptare e që shitet si konkurs i ndershëm bukurie.

Advertisement

Gjithçka nisi para disa vitesh, kur pashë në televizor një reklamë që u bënte thirrje vajzave të reja anembanë Shqipërisë për të marrë pjesë në konkurs bukurie. Pa pyetur familjen, e mbajta shënim numrin që jepej në reklamë dhe telefonova fshehurazi. Kisha ëndërr që e vogël të isha Miss e të merrja pjesë nëpër spektaklet e bukurisë dhe sapo pashë reklamën, thashë me vete “ky është shansi im”. Telefonova dhe më doli në telefon një vajzë e re që më tha të bëja foto të profilit e trupit dhe bashkë me përmasat t’ua dërgoja në një adresë emaili. Qyteti ku unë banoj është qytet i vogël dhe më vinte shumë zor të bëja këto foto, por një ditë mu mbush mendja dhe bëra disa foto siç m’i kërkuan, sipas parametrave të tyre dhe ua dërgova me email. Pas pak ditësh më erdhi përgjigjja: “Urime, jeni kualifikuar për në fazën tjetër të konkursit tonë të bukurisë”. Ata më morën edhe në telefon dhe më caktuan një ditë për të shkuar në zyrat e tyre në Tiranë për të bërë audicionin nga afër. U lumturova jashtë mase. Nuk po më mbante vendi. Në shkollë më dukej vetja më e mirë se vajzat e tjera. Thoja gjithnjë me vete se kishte ardhur momenti të isha në qendër të vëmendjes, siç e meritoja. Nuk do të isha më një vajzë e thjeshtë dhe e panjohur. Shihja shumë televizor dhe më joshte gjithnjë ideja se si jetonte një modele: në apartamente luksoze, me jetë sharmante dhe me makinën te këmbët. U entuziazmova shumë dhe thoja: “Ja, kjo duhet të jem unë! Do vizitoj shumë vende, do shkoj jashtë shtetit, do gëzoj pasuri të pamasë”. Me pak fjalë, më rrëmbeu budallallëku i moshës. Isha më shumë se kurrë gati të shkoja në Tiranë, mezi po e prisja ditën e parë që do të vizitoja zyrat e tyre. Ah, sikur të kisha mundësinë ta ktheja dhe njëherë kohën prapa, ta ndryshoja atë ditë dhe të bëja çmos për ta shmangur!

Kisha vetëm një problem të vogël përpara asaj dite, duhet t’i tregoja babait që kisha aplikuar për një konkurs bukurie dhe ta bindja që të më linte të shkoja. Këtej më shqetësonte ideja që babai do të më bërtiste pse kisha aplikuar pa i thënë atij, por edhe a do të më lejonte të vazhdoja. Për këtë gjeta mbështetjen e një kushërirës sime dhe shkova bashkë me atë për t’i bërë këtë muhabet. Një ditë të bukur, kur dhe ai ishte në humor, i thashë:

– O ba, të lutem, hajde shihe pak këtë reklamën që po jepet në televizor!

– Eh, budallallëqe, xhani babait…

– O ba, të lutem mos u inatos me mua, por unë kam aplikuar aty, nuk do të kishe edhe ti dëshirë ta shihje bijën tënde Missin e Shqipërisë?!

Këtu u hodh dhe mamaja ime dhe kushërira në të njëjtën kohë (se unë kisha folur më përpara me ato) dhe i thanë babait që nuk ka problem, duke ia mbushur mendjen bashkë me mua.

– O shpirti babait, – më tha babai mua, – unë një dritë syri kam, kujdes se ka lloj-lloj mashtrimesh! Do të marrësh pjesë vetëm po të të çoj unë aty e të takoj organizatorët…

– Hë, o ba, – i thashë unë, – pa merak se aty ka media dhe e jep reklamë televizori. Nuk e sheh sa gjëra serioze janë?!

U gëzova shumë në ato momente, thashë shyqyr që ia mbusha mendjen babait. Fluturoja nga gëzimi. Ah, prindi dhe zemra e tij, gjithnjë do më të mirën për fëmijën e tij dhe është i lumtur kur e sheh atë të lumtur. Ditët kaluan dhe erdhi dita e audicionit tim. I hipëm furgonit dhe u nisëm për në Tiranë. Për disa orë ishim në adresën që më dhanë ata në telefon.

Sa shkova aty, më bënë përshtypje zyrat e tyre dhe luksi, si dhe vajzat e tjera të cilat ishin atë ditë në intervistë me mua. Të gjitha pothuajse të zhveshura, të lyera e të rregulluara. Takova atë zonjushën që kisha folur në telefon dhe më futi në një takim me organizatorët. Fytyra e babit tim në ato çaste ishte e vrenjtur dhe shumë e zymtë.

Para disa kohësh pashë në një emision investigativ një zonjë që kishte mashtruar e u kishte marrë njerëzve lekët, por ka edhe më keq… Sa hyra aty, plasën komplimentet! Ata ma blenë mendjen që në fillim me fjalë të tilla: “Gjithë kjo bukuri! Ku ke qenë më përpara?… Ti je e duhura për ta fituar këtë Miss!”. Këto fjalë më bënë shumë të lumtur, më rritën shumë dëshirën për të shkuar përpara. Babai im sapo përfundoi intervista, më la të bëja zgjedhjen time. Këta të kompanisë së bukurisë kontaktuan me shkollën e qytetit tim dhe morën leje të posaçme që të më justifikoheshin mungesat. E kështu unë vazhdova në këtë rrugë. Bënim prova ditë për ditë, më morën në Tiranë, më paguanin një apartament me kushte të mira që na bënte për vete e neve nuk na shkohej më në shtëpitë tona. Provë pas prove, sapo mbaronim, dilnim me gocat e tjera për kafe, hanim bashkë dhe filluam të dilnim edhe mbrëmjeve. Një herë në javë bënim mbledhje bashkë me stafin. Ishte një ndryshim jete 360 gradë dhe shumë i shpejtë për mua. Ndonjëherë nuk ndihesha mirë me gjithë ata njerëz e lokale të shtrenjta mirëpo vazhdoja në budallallëkun tim, më dukej sikur po jetoja ëndrrën time dhe askush nuk do të më ndalonte. Provat filluan të bëheshin në televizion, ku kishte shumë këngëtarë dhe njerëz të njohur. Aty e harroja veten fare, bëja foto me ta, merrja shumë pëlqime në rrjetet sociale dhe më vinte mirë kur shoqet më pyesnin se si kisha mundur të kontaktoja me ta dhe të bëja foto.

Familja filloi të shqetësohej për mua, ndërkohë që unë u rebelova dhe largohesha gjithnjë e më shumë nga ata. U thashë se isha 18 vjeçe dhe duhet të më linin të lirë të jetoja jetën time pa shumë kontroll. Kisha rënë edhe në shoqëri të keqe, që nuk i shmangesha dot. Filluan provat gjenerale për Missin, ku takova një këngëtar dhe u bëra pjesë e klipeve të tij.

U bë kompeticioni i Missit dhe unë fitova aty një vend; jo çmimin e madh, por një çmim tjetër, të cilin nuk po e them për arsye personale. Pas spektaklit bëmë një natë festive, me shumë të ftuar politikanë dhe këngëtarë. Po atë natë, e dehur nga suksesi dhe nga pija, unë shkova në shtrat me këngëtarin që kisha njohur. Mendova se tashmë kisha një të dashur të famshëm, por të nesërmen ai më tha se duhet ta harronim atë natë dhe se duhet të vazhdonim me jetët tona. U mërzita shumë, por me sa duket, ky ishte vetëm fillimi i rënies…

Spektakli tashmë kishte mbaruar, por unë dhe vajzat e tjera nga rrethet, që ishim mësuar me atë mënyrë jetese të shtrenjtë, nuk donim të ktheheshim përsëri në fshatrat tona. Edhe për ketë kishin menduar drejtuesit e spektaklit, të cilët na mblodhën në një takim të veçantë dhe na propozuan të vazhdonim të jetonim në Tiranë, me një kusht: Ata do të na siguronin apartamentin, ushqimin, veshjet e shternjta dhe udhëtimet jashtë vendit, kurse ne duhet t’u bindeshim kërkesave të tyre. Ne pranuam pa një, pa dy. Në fund të fundit, e vetmja gjë që donim ishte të vazhdonim të jetonim në Tiranë dhe të “bëheshin edhe më të famshme”. Fatkeqësisht, ky nuk ishte një plan për të na bërë të famshme, por për të na përdorur, pasi gjatë kësaj kohe, ne ishim të detyruara të shoqëronim njerëz të njohur, politikanë, këngëtarë, biznesmenë shqiptarë e të huaj, sipas porosive që na jepnin.

Mua nuk m’u duk ndonjë gjë e tmerrshme tani që edhe virgjërinë e kisha humbur, ndaj pranova direkt. Me pak fjalë ishim kthyer në kuçka dhe na pëlqente seksi me ata njerëz, na pëlqente të jetonim atë jetë që na dukej “jeta e fundit” dhe paraja na kishte transformuar. Na ishte bërë rrugë dhe na ishte futur thellë në gjak. Nuk kishte më kthim prapa. Kjo gjë vazhdoi shumë kohë, pak a shumë deri kur mbarova shkollën e lartë. Kur u bëra 24 vjeçe, ata na hodhën në rrugë dhe kanë marrë vajza të reja për të na zëvendësuar…

Apeli im është për vajzat… Kujdes kur futeni në të tilla kompeticione pasi ju bëjnë lavazh truri dhe ju përfundoni si skllave seksi, ju shfrytëzojnë për trupin e bukur që keni dhe për fytyrën tuaj. Ata njerëz janë mafiozë dhe të trajnuar për të marrë në qafë njerëz. Mos e shisni trupin tuaj dhe harrojini këto kompeticione bukurie që bëhen në vendin tonë dhe që përkthehen në shfrytëzim e mashtrim.

Unë tani kam përfunduar në qytetin tim të lindjes pa punë. Të gjithë në familje e kanë kuptuar, por askush nuk flet pasi kam qenë shumë keq psikologjikisht dhe ata kanë frikë se mund të bëj ndonjë vetëvrasje. Këto konkurse siç ishin në rastin tim, janë mashtrime dhe nuk kanë asgjë brenda, përveçse udhëtimeve jashtë shtetit, merr famë për disa vjet, famë të shpejtë, por që kushton shtrenjtë dhe që humbet po aq shpejt. Unë as nuk i denoncoj dot ata njerëz se janë të lidhur me politikën dhe krimin. Më kërcënojnë se do të më vrasin dhe çfarë është më e keqja e të keqes? Ata janë akoma aty dhe siç më vranë mua ëndrrat, në të ardhmen mund të jesh edhe ti në vendin tim. Kujdes kur aplikoni në konkurse bukurie në qoftë se nuk doni ta pësoni si unë, që jam e dërrmuar dhe e shkatërruar tani…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gruaja e dytë u dashurua me djalin tim

Next Post

Kujta & Meri me Haute Couture, koleksioni që po thyen rekorde me porosi online

Advertisement