Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kryeministri Rama, si shpifës profesionist

Nga Jakup B. GJOÇA

Kryeministri Rama nga Foltorja e Parlamentit deklaroi se votat në zgjedhjet parlamentare të 2017-s i ka vjedhur LSI. Madje, me sinqeritetin që e karakterizon Kryeministri Rama pohoi se PD-ja nuk ka vjedhur votat. I ngarkuar emocionalisht nga sinqeriteti kryeministri Rama “harroi” të thoshte se a ka vjedhur PS-ja vota? Kryeministri Rama meqë bëri këtë AKUZË të madhe nga Parlamenti natyrisht ka dokumenta dhe fakte të pakundërshtueshme. Paçka se mes bejteve dhe batutave përmendi deoutetin Murrizin si dëshimtar dhe njëfarë emri Titi (në denoncime të tilla seroze kryeministri e kupton se Nëse përdor batuta bëhet qesharak deri në palaço). Pyetja e parë është: – Pse kryeministri Rama denoncon tani vjedhjen e votave nga LSI? – A ka bërë denoncim në Prokurori? – Nëse ka bërë denoncimin kur e ka bërë? Përse deri tani prokuroria nuk ka bërë më dije publikisht këtë denoncim? Kryeministri Rama derisa bëri denoncimin nga Foltorja e Parlamentit ka detyrim Ligjor dhe Kushtetues të japë po publikisht përgjigje këtyre pyetjeve dhe të tjera pyetjeve derivate. Nëse Kryeministri Rama hesht atëhere Kryeministri Rama SHPIFI… Prokuroria e marrë peng nga Edi Rama ende hesht për dosjet 339 dhe 184 që janë dëshmi me zë nga rregjistrimet e përgjimeve që ka bërë zyrtarisht vetë Prokuroria dhe Shërbimet Sekrete Europiane për vjedhjen e Votave. Deri tani janë zbardhur publikisht vetëm emra të zyrtarëve më të Lartë të Partisë dhe Qeverisë së Edi Ramës si blerës të votave. Kryeministri Rama E kishte dhe e ka akoma DETYRIM LIGJOR që derisa Prokuroria të mbarojë hetimet TË PEZULLONTE NGA ÇDO FUNSION SHTETËROR ata emra që janë protagonistë të blerjes së votave në audiopërgjimet e Prokurorisë për dy arësye: – Së pari, që hetimet e Prokurorisë të jenë të PAVARURA NGA PUSHTETI EKZEKUTIV. – Së dyti, të bëjë diferencimin e Qeverisë dhe Partisë nga persona të cilët shpërdorojnë Detyrën shtetërore derisa vjedhin votat. Nëse Kryeministri Rama hesht siç ka heshtur deri tani, do të na thotë ne shqiptarëve Prokurorisë OSBE dhe partnerëve ndërkombëtarë se ai kryeministri Rama ka patur dijeni të PLOTË për blerjen e votës sepae zyrtarët e Lartë të qeverisë së tij ZBATUAN URDHËRAT E KRYEMINISTRIT PËR TË BLERË VOTAT. Kjo heshtje e mosreagimi I KRYEMINISTRIT RAMA PËR dosjet 339 dhe 184 shpjegon edhe Përse deri tani Prokuroria hesht dhe nuk vazhdon hetimet. Prokuroria e di që Kryeministri Rama është truri dhe urdhëruesi I blerjes së votave. Por Prokuroria përballë këtyre fakteve NUK KA FUQI TË VEPROJË SEPSE ËSHTË PENG I PAZAREVE ME KRYEMINISTRIN RAMA. Ose edhe më keq. Kjo Prokurori është PRODUKTI POLITIK I KRYEMINISTRIT RAMA pikërisht për të kryer këtë Mision Antiligjor: TË MOS HETOJË INKRIMINIMIN E QEVERISË SË KRYEMINISTRIT RAMA. Doni edhe një fakt më bindës? Në çdo shtet tjetër qoftë edhe DIKTATORIAL kur Kryeministri bën nga Foltorja e Parlamentit Akuzën ndaj një Partie se ka blerë Vota në Zgjedhje atëhere në atë çast pa kaluar as minuta Prokuroria duhet të kishte Urdhëruar Policinë e Shtetit të sekuestronte vidion e fjalimit të Kryeministrit dhe DUHEJ TË ZBARKONTE NË KQZ & në selinë e Partisë së akuzuar për blerje votash dhe të sekuestronte materiale. Pasandaj të hapte zyrtarisht Padi Penale: – Ndaj LSI – së për blerje votash bazuar në denoncimin e kryeministrit Rama nga Foltorja e Parlamentit. – Nëse ky denoncim NUK VËRTETOHET atëhere Prokuroria është e DETYRUAR NGA LIGJI TË PADITË PENALISHT KRYEMINISTRIN RAMA PËR SHPIFJE A veproi Prokuroria deri tani në bazë të Ligjit & Kushtetutës? – Jo! Sepse edhe Prokuroria e di paraprakisht se Kryeministri Rama SHPIF. Sepse Prokuroria është PENG i Kryeministrit Rama prandaj as e akuzon dot për Shpifje

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Humanisti nga Hasi i Prizrenit, Enver Quni dhuron para për Notre Dame

Next Post

Erdhi “Baby” nga Trimi Jetullahu, një hit që në start

Advertisement