Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam bërë kështu nga diabeti


– I nderuar Doktor Dashamiri, unë vuaj prej 19 vjetësh nga diabeti i tipit II.

13 vjet kam marrë mjekim me ilaçe nga goja e, prej 6 vjetësh, jam me insulinë.

Advertisement

Kohët e fundit kam patur plagë të rënda në të dyja këmbët dhe më kanë sugjeruar të bëj mjekimin me oksigjen barik.

Ju lutem, më ktheni shpejt një përgjigje: Ç’duhet të bëj? Ju përshëndes dhe faleminderit për përgjigjet tuaja.

Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekesore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi, 75/3, Tiranë:- Përshëndetje dhe faleminderit që na jeni drejtuar neve për problematikën tuaj shëndetësore. Nisur nga çka më paraqisni, mendoj se ju jeni diabetik relativisht i vjetër. Ky fakt, ka të këqijat e veta sepse keni 19 vjet me diabet dhe ju ka dëmtuar, por ka të mirën tjetër që jeni kthyer në mjek i vetvetes, i përkujdesit për këtë sëmundje. Kuptova që trajtimi juaj nuk ka qenë edhe aq korrekt, që përafërsisht jeni trajtuar me terapinë e duhur në kohën e duhur dhe nuk është se keni lëvizur shumë nga pritshmëria ideale e terapisë. Dua të shtoj që, edhe pse nga pikëpamja konvencionale e trajtimit jeni deri diku në rregull, terapia nuk ka qenë totalisht e mjaftueshme për t’ju mbajtur larg dëmtimeve të diabetit. Kur them “terapia” më kuptoni drejt ju dhe lexuesit që nuk e kam fjalën vetëm për barnat, por edhe për dietën, ekzaminimet, kujdesin fizik, apo edhe ndërhyrjet e caktuara për diabetin. Ju tashmë keni plagë në të dyja këmbët, shenjë e mjaftueshme kjo që trajtimi ka dështuar dhe ndërlikimet e sëmundjes kanë progreduar. Shpresoj t’ju kem kuptuar drejt kur thoni për mjekimin me oskigjeno-terapi, por po të bëj një korrigjim, jo terapi me oksigjen barik, por hiperbarike. Duket si lojë fjalësh, por në përkufizimin e tyre është edhe shpjegimi i ndryshueshmërisë, që do të thotë se kur është oksigjeno terapi hiperbarike, do të thotë që trupi ynë do të marrë oksigjen më të koncentruar, pra, sasi më të madhe oksigjeni sesa normalisht, në natyrë apo kur është barike e thjeshtë.

– Mendoj se kolegët jua kanë rekomanduar drejt këtë terapi sepse, të jem i sinqertë me ju, nga eksperienca e kohëve të fundit me një numër të madh pacientësh të trajtuar në klinikën hiperbarike që funksionon prej 1 viti në Tiranë, kemi patur rezultate spektakolare ku në më shumë se gjysmën është arritur të mënjanohet apo të shtyhet në kohë dëmtimi i  gjymtyrëve. Si rregull, diabetikët që kanë plagë, kanë vuajtje për oksigjen në gjymtyrët e tyre, e cila vjen si rrjedhojë e mosaftësisë së arterieve për të furnizuar me gjak këto gjymtyrë. Të gjitha këto dëmtime i sjell diabeti, duke dëmtuar muret e brendshme dhe më vonë të jashtme, të gjymtyrëve. Në kushtet e mungesës së oksigjenit, bakteriet gjejnë terrenin e duhur për të mbipopulluar plagët e për të dëmtuar gjymtyrët, duke shkaktuar edhe gangrenë të tyre. Gangrena më vonë sjell dëmtime të pakthyeshme, gjë që çon në prerje të gjymtyrëve apo pjesëve të tyre. Nga kjo terapi nuk ka asnjë dëm të vetëm, pasi ajo konsiston në marrjen e oksigjenit të pastër me përmbajtje 4 deri 5 herë më të pasur sesa në natyrë. Si përfundim, ju duhet të konsultoheni paraprakisht me mjekun që e kryen këtë procedurë dhe ai, me stafin e tij, do të vendosë se për sa seanca keni nevojë të trajtoheni dhe si duhet mjekuar më tej plaga. Këto nuk janë në kompetencat e mia, por të mjekut përkatës. Nga ana ime, do të shtoja që pavarësisht terapisë me oksigjen, mjekimit lokal dhe të përgjithshëm të plagëve, kurrë nuk duhet të harroni ta trajtoni diabetin, pra, të mbani vlera normale të sheqerit në gjak sepse kjo është kusht për mbarëvajtjen e shërimit të plagëve dhe trajtimeve të mëtejshme. Duke shpresuar se ju kam ndihmuar sadopak, ju ftoj të më shkruani sërish dhe të kryeni sa më shpejt terapinë me oksigjen, sipas të gjitha rregullave përkatëse. Të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më vdiq i fejuari

Next Post

Më dhemb ana e djathtë e barkut

Advertisement