Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A është i dëmshëm zbardhuesi i dhëmbëve?

Kam dëgjuar se të përdorësh “Whitestrips” për zbardhjen e dhëmbëve është e dëmshme për dhëmbët, të krijojnë bakterie. Është e vërtetë kjo?

Unë kam disa ditë që po i përdor dhe me të vërtetë janë të efektshme por po vë re diçka që mishrat e dhëmbëve më dhëmbin. Të vazhdoj t’i përdor apo t’i lë?

Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:-  Përshëndetje! Zbardhimi i dhëmbëve  realizohet në dy mënyra. 1-Zbardhim profesional nën mbikqyrjen e një stomatologu profesionist. 2-Zbardhim në kushte shtëpie me produkte farmaceutike.

Advertisement

Në të dyja rastet do rekomandoja konsultën paraprake me një stomatolog profesionist i cili do të vlerësojë gjendjen e përgjithshme të dhëmbëve dhe gingivave dhe do t’iu këshilloj ose jo përdorimin e zbardhuesve. Lënda zbardhuese që përmbajnë të gjithë zbardhuesit është peroksidi i hidrogjenit, përqëndrimi i të cilit ndryshe është tek zbardhuesit që aplikohen në klinikë dhe ndryshe tek zbardhuesit që aplikohen në shtëpi. Dy nga efektet anësore që mund të shkaktoj zbardhimi janë ndjeshmëri e rritur tek dhëmbët e cila shkaktohet nga përqëndrimi i lartë i peroksidit të hidrogjenit dhe acarim i indeve kur zbardhuesi është në kontakt të drejtëpërdrejt me indet për një periudhë të gjatë kohore. Personalisht si mjeke stomatologe do preferoja zbardhimin profesional i cili realizohet në klinikë për 20 minuta seanca ku mund ti bashkangjitet edhe llapa lazer dhe rezultati është i menjëhershëm, mjaft i dukshëm dhe kjo proçedurë realizohet nën mbikqyrjen e mjekut duke shmangur kështu komplikacionet e mundshme si në rastin tuaj. Sugjerimi im për ju është që të siguroheni për cilësinë e produktit që po përdorni dhe të zbatoni me përpikmëri manualin e përdorimit si dhe të shihni përqëndrimin e peroksidit  të hidrogjenit. Ky përbërës duhet të jetë më i ulët në produket zbardhuese që përdoren në kushte shtëpie sikurse po e aplikoni ju. Për më tepër sqarim mund të vini për një vizitë pranë klinikës tonë duke marrë me vete edhe zbardhuesin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A shërohet Parkinsoni?

Next Post

FËMIJËT DHE DYGJUHËSIA (BILINGUALIZMI)

Advertisement