Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta luftosh stresin pa ilaçe?

Nëse e njeh stresin, mund edhe ta evitosh. Si? Duke bërë një seri ushtrimesh antistres për mendjen dhe trupin…

Sy të skuqur, dhimbje barku, dhimbje koke, rrahje zemre të përshpejtuara?

Ankthi po bëhet shoku i përditshëm i ditëve tona.

Advertisement

Para se t’i drejtohesh mjekut ose të dorëzohesh, apliko në jetën tënde këto sjellje që do të të ndihmojnë të jetosh më mirë, që nga ushtrimet psiko-fizike e deri te praktikat relaksuese, si për shembull, një banjë me ujë të ngrohtë me kripëra dhe çaj qetësues para gjumit. Në këtë shkrim do të gjeni këshilla për një jetë të rregullt e të shëndetshme, duke filluar nga ngrënia, tek orët e gjumit, për të kaluar më pas edhe te ndonjë lëshim që i bën vetes, si për shembull masazhi dhe çokollata…

Kura e çokollatës

Është e vërtetë; disa herë, terapia e çokollatës mbështetet edhe nga mjekët, për shembull për ata që kanë mungesë energjish dhe kanë nevojë për një “injeksion” kalorik për të ngritur moralin e tyre. Kini parasysh përbërësit e çokollatës: Magnezi, relaksues i fuqishëm dhe antistres, feniletilamina që funksionon si antidepresiv dhe sheqernat që, së bashku me triptofanin, pakësojnë ankthin dhe shtojnë humorin e mirë.

Objektet antistres

Ato janë krijuar apostafat për ta bërë jetën më të lehtë dhe për të lehtësuar lodhjen e mendjes. Janë objekte antistres të propozuara në variacione të ndryshme, që nga kafshëza klasike prej gome që shtrëngohet në dorë, deri te mini masazhuesit dhe difuzorët (shpërndarësit) e tingujve, ngjyra dhe parfume relaksuese.

Joga

Ti e dije se të ndihmonte për të rigjetur mirëqenien psiko-fizike, por nuk ke gjetur kurrë kohën dhe forcat për t’u regjistruar në një kurs joge. Mund ta fillosh nga disa ushtrime të thjeshta, që praktikohen në shtëpi. Është e thjeshtë, mund t’i gjesh në internet, mjafton t’i kërkosh.

Ushqim i ekuilibruar

Janë të shumta ushqimet që të ndihmojnë, që nga mëngjesi, deri në darkë. Është thelbësore të hash me masë dhe të mos e teprosh, duke kapërcyer vaktet dhe as duke e tepruar me vakte të bollshme, që më pas e ke të vështirë t’i tretësh. Një dietë e ekuilibruar me bazë drithërash në mëngjes, fruta paradite dhe pasdite, vakte të lehta me bazë mishi të bardhë, ose peshk, me sasinë e duhur të karbohidrateve, do të të mbajnë larg nga lodhja (dhe humori i keq) e nga krizat e urisë nervore.

Gjumi riparues

Është provuar se gjumi është një nga kurat më të mira për të mbajtur nën kontroll stresin dhe ankthin. Sa më shumë të flesh (minimumi 6 orë, maksimumi 9 orë), aq më pak je i ekspozuar ndaj rreziqeve të depresionit dhe shqetësimeve të mendjes. Përveç kësaj, studimet e fundit kanë treguar se pikërisht gjatë orëve të natës, truri gjen zgjidhje dhe stimuj pozitivë ndaj problemeve të hasura gjatë ditës.

Ushtrime shtriqjeje

Ushtrimet e shtriqjes së muskujve ndikojnë në mënyrë terapeutike për të luftuar kontraksionet e pavullnetshme të trupit dhe kundër traumave të vogla të kyçeve. Përveç ushtrimeve klasike të tërheqjes, ja një ushtrim që mund ta praktikosh kudo dhe në çdo moment të ditës: Në pozicionin ulur, zgjat trupin derisa të takosh majat e këmbëve me duar, duke nxjerrë frymën, ndalo për disa sekonda dhe pastaj ngrihu duke marrë frymë thellë e duke e përsëritur ushtrimin disa herë. Do të të falënderojë shpina, vendi ku shpesh grumbullohen të gjitha tensionet.

Tani, merr frymë!

Për të lënë pas një ditë të vështirë, nganjëherë është e nevojshme të fillosh nga thelbësorja: Të ndryshosh ritmin e frymëmarrjes. Ja disa ushtrime të thjeshta që mund të riekuilibrojnë një frymëmarrje të përshpejtuar. Kur të jesh shtrirë me shpinë, ndiq një seri ushtrimesh frymëmarrjesh dhe frymënxjerrjesh të thella, duke vënë duart te kafazi i kraharorit, më mënyrë që të ndjekësh fazat e frymëmarrjes. Alternoje duke i spostuar duart në zonën e barkut, duke imagjinuar se po e transferon ndjesinë e rëndesës nga thellësia deri te goja e duke e nxjerrë, falë një vale frymëmarrje-frymënxjerrjeje.

Bimët për të luftuar ankthin

Simptomat e dukshme të stresit: Thonjtë e ngrënë, frymëmarrje e shkurtër, spazma në bark, marrje mendsh. Në periudhat e stresit të fortë është mirë të mbrohesh duke përdorur kurat natyrale të dobishme për të lehtësuar stresin, para se të marrësh ilaçe gjumi, kundër stresit ose gjëra të tjera. Bimët janë një ndihmë e vlefshme për të eliminuar disa probleme. Ndër bimët me aftësi qetësuese, melisa ndihmon në relaksimin e muskujve, në rastin e spazmave të zorrëve dhe shqetësimeve të tjera gastrointestinale. Përveç lules së saj të dashur, lavanda ka një parfum me aftësi qetësuese shumë të përdorur, si në masazhe, ashtu edhe në esencat për mjedisin.

Përdorni çajin

Dihet se çajrat e këtij lloji stimulojnë mbrojtjen natyrale të trupit kundër tensioneve të natyrave të ndryshme. Para se të flesh në darkë, për të evituar zgjimet natën ose mungesën e gjumit, pi një çaj me lulesahati të tharë, lulebliri dhe kamomil. Përgatit një çaj me një lugë të kësaj përzierjeje, lëre 5 minuta në 150 ml ujë të valuar, pastaj filtroje dhe pije.

Banjë e nxehtë me kripëra

Është gjithmonë një ide e mirë të përgatitësh një vaskë me ujë të nxehtë, megjithëse shpesh, ritmet e jetës së përditshme na imponojnë një dush të shpejtë. Megjithatë, pakënaqësitë e një dite të vështirë treten shumë më lehtë në ujin e nxehtë të vaskës, të rrethuar nga drita e mpakët e qirinjve me aromë të mirë, për të lënë pas tensionet e grumbulluara. Përveçse pastron trupin, banjoja e nxehtë shërben edhe për të pastruar shqisat me aleatët e duhur: Muzikën e butë, avullin dhe kripërat me vajrat esenciale për t’i tretur në vaskë, me aroma lulesh (lavanda, jasemini) ose frutash (mandarinë, portokalle, limonë), për të rigjetur humorin e mirë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kurthin ma ngriti shoqja ime

Next Post

Më bie të fikët shpesh..!

Advertisement