Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si e rifitova burrin tim…

Historitё e njerёzve janё tё ndryshme, por po t`i shikosh mirё, nё thelb, ngjajnë shumë.

Tё gjitha historitё nё vetvete kanё lumturi, gёnjeshtra, tradhti, falje. Edhe historia e jetёs sime, ka shumё nga kёto gjёra.

Nё fillim, historia ime ishte njё lumturi e madhe, pastaj filluan gёnjeshtrat. Sigurisht, pas gёnjeshtrave vjen tradhtia dhe nё fund, falja ime. Kur flisnim me shoqet, ato tё gjitha ishin dakord qё tё mos falnin asnjeherё, por unё nuk i afrohesha kёtij mendimi.

Advertisement

Unё jam njё grua rreth tё dyzetave. Kam tre fёmijё. Jam e martuar prej njёzet e tre vjetёsh me djalin e ёndrrave tё mia. Jetonim tё dy nё fshat. I kishim shtёpitё shumё afёr dhe prindёrit tanё njiheshin mirё. Ai ishte tre vjet mё i madh se unё. Takoheshim nёpёr ara e nёpёr vende tё fshehta derisa u zbuluam. Familjet tona edhe donin, edhe s`donin tё lidheshim, sepse ndjeheshin shumё tё afёrt me njёri-tjetrin, por pastaj na lejuan tё martoheshim. Ishte njё lumturi e vёrtetё! Ne e donim shumё njёri-tjetrin. Si fryt i kёsaj dashurie erdhёn tre fёmijёt tanё. Edhe pse shumё tё rinj, ne u bёmё me fёmijё, mirёpo asgjё nuk ndryshoi nё dashurinё dhe lumturinё tonё. Mirёsitё erdhёn njёra pas tjetrёs. Ai hapi njё biznes dhe gjendja jonё ekonimike ishte shumё e mirё. Kёshtu, nga fshati, u shpёrngulёm nё qytet. Morёm njё shtёpi tё bukur dhe hapёm njё biznes tjetёr. Ishim shumё mirё. Ai ishte shumё punёtor dhe shumё i mirё me fёmijёt e me mua. Çdo gjё ishte perfekte. Jetonim si nё pёrralla. Kishim gjithë ç’mund tё dёshironte njё njeri; dashuri, lumturi dhe pasuri.

Fёmijёt po rriteshin dhe unё tani isha mё e lirё e lodhesha mё pak. E vetmja gjё qё mё mungonte ishte shkolla. Meqenëse isha martuar e vogёl dhe isha bёrё shpejt me fёmijё, nuk e kisha bёrё universitetin. Edhe shkollёn e mesme e kisha bujqёsore, sepse ashtu ishte atёherё nё fshatin tonё. Njё kushёrira ime kishte vazhduar shkollёn part-time dhe ma mbushi mendjen ta bёja edhe unё. Ashtu bёra. E dija se burri nuk ma prishte. Edhe pse tani isha nё moshё pak tё madhe, nuk mё mungonte dёshira pёr tё mёsuar. Fillova universitetin dhe ndjehesha shumё mirё, mirёpo ne kishim njё shtёpi shumё tё madhe dhe duhet tё merresha me tё gjitha, kështu qё duhet tё lija pasdore ose shtёpinё, ose mёsimet. Kjo ishte njё gjё tё cilёn nuk e pёrballoja dot e vetme. Nuk isha mё aq e re sa nё fillim kur kishim ndёrtuar shtёpinё tonë katёr katёshe. Isha 35-vjeçe dhe nuk isha ashtu si para disa viteve. Isha shёndoshur pak dhe kishin filluar rrudhat e para. Në këtë periudhë, ne vendosёm tё merrnim njё grua që tё mё ndihmonte me punёt e shtёpisё. Nё fillim e mora tё punonte njё herё nё javё, por pastaj, kur e besova se ishte grua pёr sё mbari, e mora tri herё nё javё. Ajo ishte 30 vjeçe dhe nuk ishte e martuar, ishte nё njё gjendje ekonomike shumё tё keqe dhe punonte që tё mbante nёnёn e saj tё sёmurё. Nënën e kishte të paralizuar dhe i kushtonin shumё ilaçet. Për më tepër, jetonin nё njё shtёpi me qira. Unё e ndihmoja shumё, por edhe ajo ishte shumё punёtore. Kujdesej pёr shtёpinё dhe pёr fёmijёt. Ishte njё vajzё shumё e mirё. Ajo sillej mirё me tё gjithё dhe kishte sjellё nё shtёpi njё atmosferё shumё tё kёndshme. Unё tani isha mё e lirё dhe dilja shpesh. Nё shkollё u njoha me shumё shoqe. Mora njё makinё pёr vete dhe shkonim me shoqet kudo pёr dreka e po kёnaqesha shumё.

E çuditshme ishte se edhe burri ishte mё i pranishëm në shtёpi. Për shkak të punës së madhe nё biznesin e tij ai rrinte shumё pak me familjen, por tashmё edhe ai kishte filluar tё rrinte mё shumё nё shtёpi. Ndjehesha me fat. Kisha çdo gjё. Gjёrat ecnin sikur njё dorё e fuqishme po kujdesej shumё pёr mua. Nёse mё përpara kisha dashurinё, lumturinё e pasurinё, tani kёtyre iu shtua edhe shkollimi e miqёsia. Kisha shumё shoqe. Meqenёse kisha lekё, nuk e kisha problem t’i mblidhja shoqet rreth vetes. Tani mё dukej vetja si ato gratё e telenovelave, pasanike tё mёdha dhe mendoja se si ta shijoja gjithё kёtё.

Nё fakt, njё shqetёsim e kisha. Ajo ishte mbipesha, e cila mё tregonte mё tё madhe nё moshё. Isha munduar me dieta tё ndryshme, por nuk kisha arritur asgjё.

Kur mbaruam shkollёn dhe morёm diplomёn, u thashё shoqeve tё shkonim nё Mal tё Zi. Ia vlente. I thashё edhe burrit dhe ai ma miratoi menjёherё. U nisёm. Ishte njё udhёtim shumё i bukur. U ktheva nё shtёpi dhe çdo gjё ishte nё vendin e vet. Kisha bёrё zgjedhjen e duhur me kёtё grua që e mbante shtёpinё dhe familjen time sikur tё isha unё. Për shkak të lodhjes së udhёtimit, javën pas kthimit vendosa tё mos shkoja nё shkollё. Gruaja erdhi si zakonisht dhe filloi menjёherё nga punёt. Pas pak, erdhi edhe burri im. Ai u habit kur mё pa nё shtёpi. Ia shpjegova se kisha qenё e lodhur e nuk mund tё shkoja se ndjehesha pak si e rёndё. Unë po rrija nё krevat duke parë televizor, por u mёrzita dhe mendova tё dilja nё oborr për tё marrë pak ajёr tё pastёr. Kur po zbrisja shkallёt, m`u errёsuan sytё sepse dёgjova burrin tek thoshte:

– Po pse nuk shkoi kjo nё shkollё sot? Unё erdha me njё frymё, se mё kishte marrё shumё malli.

– S`ka gjё, zemёr! Ti ik se po mbaroj shpejt punёt dhe takohemi te vendi ynё.

Nё atë moment, nuk po u besoja syve dhe veshёve. Ata tё dy mё tradhtonin! Ai mё tradhtonte me gruan qё kujdesej pёr shtёpinё dhe fёmijёt e mi. Si kishte mundёsi qё nuk e kisha kuptuar? Instiktivisht, u ngjita sipёr. Ata tё dy nuk mё kishin parё. U futa nё dhomё dhe po qaja me ngashёrim. Akoma nuk mё besohej. Pas pak trokiti dera. Ishte burri. Bёra sikur nuk e dёgjova dhe ai u largua sepse mendoi se isha nё gjumё. Dëgjova makinën e tj të largohej. Pas fiks njё gjysёm ore, dera trokiti pёrsёri. Ishte ajo. I thashё se isha e zёnё dhe ajo mё tha se mbaroi punё dhe po largohej. Sapo doli ajo, dola dhe unё. Ajo hipi nё urban dhe unё mora makinёn time. E ndoqa deri te foleja e tyre. Ajo u fut nё njё hotel pak nё periferi, ku ishte parkuar edhe makina e burrit tim. U bёra shumё keq.

Vendosa tё ndahesha. Shkova nё shtёpi dhe fillova tё bёja gati valixhet, por u mendova: Ku do tё shkoja? Do tё shkoja te prindёrit e mi, me tre fёmijё? Nga gjithё kjo pasuri, asgjё nuk ishte nё emrin tim. Shkollёn sapo e kisha mbaruar dhe nuk isha nё njё moshё kur mund tё gjeja lehtёsisht njё punё. Si do tё jetoja? Ndoshta pas ndarjes do t’i humbja tё gjitha kёto qё kisha me tё. Ndryshova mendje dhe vendosa tё merrja njё vendim kur tё kthjellohesha. U mendova shumё atё ditё. Kur erdhi darka, burri erdhi nё shtёpi. U ul nё divan afёr meje. Sapo u fut mё puthi dhe dukej sikur nuk kishte ndodhur asgjё. Doja t’ia pёrplasja nё fytyrё tё vёrtetёn, por ngurrova pёrsёri. Ia kaluam normalisht. U ulёm nё krevat dhe ai më ktheu menjёherё shpinёn. Kёtё veprim ai e kishte bёrё shpesh, por sot unё po e kuptoja pse kishte kohё qё ne tё dy i kthenim shpinёn njёri-tjetrin. As nuk mё kishte shkuar mendja se mё tradhtonte. Atё natё nuk arrita tё flija. Tё nesёrmen mora njё vendim. Do tё ndryshoja tёrёsisht! U regjistrova nё palestёr dhe fillova tё kёrkoja punё. Ia reduktova ditёt pastrueses me pretekstin se tani e kisha mbaruar shkollёn dhe ajo duhet tё vinte vetёm njё herё nё javё. Burri kishte miqёsi dhe mё gjeti punё shpejt nё njё zyrё nё ministri. Nga muaji nё muaj, me ndihmёn e palestrёs dhe me vendosmёrinё time nё mёnjanimin e ushqimeve tё dёmshme, arrita njё formё tё bukur fizike. Lekёt nuk mё mungonin, kёshtu qё bleva shumё veshje tё shtrenjta tё cilat mё rrinin shumё bukur nё trupin tashmё tё ndryshuar. Puna qё mё gjeti burrri, ishte ajo qё mё duhej. Tani burri im mё shikonte si njё grua tjetёr nё krevat. Isha nё dipozicionin e tij dhe vetёm pёr tё, gjithmonё. Ai kishte filluar tё ndjehej shumё mirё dhe e priste darkёn me padurim se ç’do t`i ofroja unё nё krevat. Pra, inatin e shfrytёzova pёr mirё. Unё e doja burrin tim dhe do tё luftoja deri nё fund pёr tё. Tashmё, kundёrshtarja ime ishte asgjё para meje. Ajo nuk erdhi mё tё punonte te ne. Mё mori nё telefon njё ditё dhe mё tha se kishte gjetur njё punё tjetёr. Shumё mirё bёri. Ajo kishte pёrfituar nga unё sepse isha njё grua e ndershme dhe nuk besoja kurrё se njё njeri qё e fut nё shtёpi, do tё bёnte kёtё qё mё bёri ajo mua. Edhe burri im, sapo unё e lashë veten pas dore, mё kishte tradhtuar me tё parёn femёr qё futa nё shtёpi!

Kёtё nuk ia kam thёnё kurrё burrit tim. Edhe sot, akoma nuk ia kam thёnё se unё e dija se mё tradhtonte, por edhe pse nuk ia kam thёnё atij, nuk e kam harruar. Një ditë do ta gjej njё mёnyrё që t’ia bёj tё ditur se asnjёherё nuk duhet tradhtuar bashkёshortja. Mёnyra mё e ndershme kur nuk tё pёlqen gruaja jote ёshtё t’ia thuash hapur e tё dy tё vendosni ose pёr divorc, ose pёr njё zgjidhje tjerёr. Tashmё, ndihem shumё mirё. I kam tё gjitha dhe sidomos, gjёnё mё tё çmuar, fёmijёt dhe punёn time tё mrekullueshme e cila mё kishte munguar kur rrija nё shtёpi dhe kisha harruar veten time.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tungjatjeta Jetë edhe në Dibër

Next Post

I dashuri më ka mbyllur brenda!

Advertisement