Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpëtova nga ai shfrytëzues!

Unё qё po ju shkruaj jam njё vajzё qё kam pak mё shumё se njё vit qё jetoj nё Shqipёri.

Prindёrit e mi u larguan nga Shqipёria kur isha shumё e vogёl, kёshtu që kur u ktheva nё Shqipёri, gjithçka mё dukej ndryshe dhe nё fakt, ashtu ishte.

Mё dukej e pamundur tё jetoja kёtu.

Advertisement

Megjithёse ishte shumё e vёshtirё tё futesha nё rrjedhёn e jetёs sё kёtushme, prapё se prapё u mёsova shpejt dhe zura shumё shoqe.

Kur zё shoqe, do tё thotё se ato menjёherё do tё të lidhin me ndonjё djalё. Shoqja e parё qё zura ishte njё komshie e gjyshes. Ajo ishte vajzё shumё e mirё dhe ishte e dashuruar me njё shok shkolle. Që tё dilte me tё mё lirshёm, ajo mё lidhi me shokun e tij. Ai ishte njё djalё i mirё dhe mua mё pёlqente shoqёria me të. Dolёm bashkё disa herё, por nuk zgjati shumё, sepse ishte shumё fanatik. Mё pyeste vetёm se sa herë kisha qenё e lidhur, kur isha dashuruar pёr herё tё parё e gjёra tё tilla tё cilat mua mё dukeshin tё vёshtira pёr t’u pёrballuar. Shoqja ime vazhdonte me tё sajin, edhe pse dukej haptas qё ai nuk ndjente ndonjё gjё pёr tё, vetёm e mashtronte, duke i marrё tё gjitha lekёt qё i jepnin prindёrit. Nejse, ajo ishte e fiksuar pas tij dhe nuk kishte gjё që t’ia prishte mendjen.

Mё vonё, u njoha me njё djalё tjetёr. Ai ishte nё njё kurs me mua. Ishte shumё i pashёm dhe unё, qё e kisha vёnё re qё ditёn e parё, nuk e bёra dysh kёrkesёn e tij pёr kafe. U lidhёm shumё shpejt, madje tani e kuptoj se ky mund tё ketё qenё arsyeja pse unё tani po e vuaj kёtё dashuri. Lidhja jonё ishte njё lidhje krejt ndryshe nga ajo para saj. Ai nuk ishte aspak xheloz, madje njё ditё, kur takuam rastёsisht djalin qё ju thashё mё lart se kisha qenë e lidhur, e ftoi në kafe dhe fliste me tё sikur tё kishte vite qё e njihte. Unё isha e dashuruar dhe nuk e kuptova atёherё, por tani qё e mendoj, them se qё aty duhet tё ishim ndarë.

Ai tregohej shumё i sjellshёm me mua dhe mё mbante shumё mirё. Pas pak kohe, filloi tё ankohej pёr kushtet e konviktit. Jo nuk kishte ku tё lante rrobat, ku tё lahej vetё e gjёra tё tilla si kёto. E kuptova se donte qё ta ndihmoja, por nuk kisha dёshirё ta prezantoja me ata tё shtёpisё se mё dukej sikur ishte shpejt.

Njё ditё ai mё tha se nuk mund tё duronte mё tё rrinte nё konvikt. Ose do tё linte shkollёn e tё kthehej nё qytetin e tij, ose do tё gjente njё shtёpi me qira dhe do tё futej nё punё. Unё e binda qё tё mos e linte shkollën dhe kёshtu, ai u shpёrngul nga konvikti dhe mori me qira njё shtёpi, sё bashku me njё shok. Paradite shkonte nё shkollё dhe pasdite, punonte. Ishte njё gjё shumё e mirё, por kjo bёri qё ne tё takoheshim shumё rrallё. Ai ishte aq i dhёnё pas punёs sa nganjёherё punonte tё shtunёn e tё dielёn gjithё ditёn. Pra, kalonte java dhe ne nuk pinim dot asnjё kafe. Isha shumё e mёrzitur dhe mё dukej sikur ai po ftohej me mua. Edhe kur shkonim nё ndonjё pab natёn, ai thёrriste tё gjithё shoqёrinё e re tё punёs dhe unё ndjehesha e lёnё pas dore, ndёrsa ai ndihej shumё i lumtur dhe shumё i zhdёrvjellёt. Qeshte, bёnte shaka dhe nganjёherё, kur kujtohej pёr mua, mё thoshte:

– Mos rri kaq e heshtur se mendojnё shoqёria keq pёr ne.

– Po pse, ç’punë ka shoqёria se si rri unё? – i thosha.

– Po dukesh keq mi dhe ata kanё shumё rёndёsi pёr mua.

Nuk fola mё tepёr sepse shqipja ime akoma nuk ishte shumё e mirё. Po tё isha tani, do tё dija si t’i pёrgjigjesha. Nejse, u mёrzita, por nuk e dhashё veten. Ai nuk kuptoi asgjё nga gjendja ime, sepse e kishte mendjen gjetiu. Kur shkova nё shtёpi, mami e kuptoi menjёherё se nuk isha mirё dhe mё bёri aq shumё pyetje sa m’u desh t’ia tregoja tё gjithёn fije pёr pe. Ajo mendonte se unё nuk kisha faj, por unё i thashё se unё isha fajtorja.

– E pse na qenke ti fajtorja? – më pyeti shumë e mërzitur.

– Sepse po tё rrinte te shtёpia jonё, ai do të kishte shumё kohë pёr mua.

– Dhe ti do tё pranoje ta sillje nё shtёpi?

– Atёhere jo, por tani qё po e shoh se ai mё ёshtё larguar shumё, do tё bёja çdo gjё qё të mos e humbisja.

– Mirё, bija ime, si tё duash ti vepro. Dua vetёm qё tё mos mёrzitesh e mos të të shoh tё lёnduar.

Ajo ishte shumё mirëkuptuese, mbase sepse kishte jetuar shumё vite jashtё Shqipёrisё dhe ishte ndikuar nga shoqet qё kishte, tё cilat i zgjidhte gjithmonё me nivel dhe shumё tё pёrparuara.

Tё nesёrmen i kёrkova takim tё dashurit dhe ai, pas shumё ankesave, jo “lashё orёt e mёsimit”, “mos vonohem pёr nё punё” e shumё tё tjera si kёto, erdhi. I thashё se isha mёrzitur shumё një natë më parë dhe mendoja se puna po na ndante. Ai mё tha se po tё linte punёn, do t’i duhej tё linte edhe shkollёn, mirёpo unё i ofrova njё tё mesme tё cilёn ai nuk e refuzonte dot.

– Kam pyetur mamin e babin dhe ti mund tё vish tё jetosh te ne.

– Po si kёshtu, kaq papritur? – tha ai që dukej se nuk e priste njё gjё tё tillё.

– Nёse nuk do, nuk ka problem, por kёtё po e bёj qё ti tё mos lodhesh kaq shumё dhe tё kemi pak kohё tё lirё qё tё rrimё bashkё.

– Mirё, faleminderit. Edhe unё kam shumё dёshirё tё njihem me prindёrit e tu dhe tё rri nё shtёpinё tёnde.

Ashtu u bё. Pimё kafet, siç i themi ne fejesёs, dhe ai u shpёrngul te shtёpia ime. U miqёsua shumё shpejt me vёllanё tim dhe me tё gjithё kushёrinjtё. Tё gjithё e adhuronin. Edhe unё, gjithashtu. Ai i kishte tё gjitha tё mirat. Kur shikoja atё, edhe unё, edhe prindёrit e mi nuk dyshonim nё ardhjen tonё nё Shqipёri. Para se tё kthehesha, mendoja se tё gjithё djemtё do tё lidheshin me mua vetёm se do tё mendonin se kisha para dhe ishim tё pasur, meqenёse kishim jetuar shumё vite jashtё shtetit, por ky djalё nuk na dukej si i tillё. Them “nuk na dukej” se nё tё vёrtetё, ai ishte shumё i zgjuar dhe nuk e tregoi fytyrёn e tij pёr shumё kohё. Shumё e vёrtetё ёshtё kur njerёzit duhet tё ruhen nga perfektja. Asgjё nuk ёshtё reale, nёse ёshtё perfekte.

Ai jetoi me ne njё vit dhe, gjatё kёtij viti, unё isha shumё e lumtur. Kalonim shumё kohё sё bashku dhe çdo gjё ishte njё mrekulli. Ai nuk punonte, vetёm shkonim nё shkollё paradite dhe gjithё pasditen ishte nё dispozicionin tim e tё familjes. Jetonte me tё ardhurat e familjes sime dhe nuk kishte nevojё tё djersinte pёr asgjё. Pas njё viti, tё dy mbaruam shkollёn dhe duhej tё bёnim masterin. Unё, nё fakt, doja ta bёja jashtё sepse edhe me shqipen akoma nuk isha mёsuar. Po kёshtu vendosi edhe ai. Hodhёm bursat dhe ai nuk fitoi sepse nuk kishte mesataren e lartё, ndёrsa unё fitova bursёn, pra, do ta bёja falas masterin.

Ai u mёrzit shumё dhe prindёrit e mi, gjithashtu. Unё s’diskutohet që po sepse nuk mund tё rrija larg tij. Prindёrit e tij ishin tё varfёr dhe nuk mund t’ia paguanin shkollёn. Kur arritёm nё kёtё pikё, prindёrit e mi vendosёn t’ia paguanin ata. Mё thanё mua dhe unё, qё isha e budallallepsur nga dashuria, pranova menjёherё. Sapo i thashё atij, ai m’u ul nё gjunjё duke mё falënderuar. Ishte shumё i aftё pёr kёto gjёra dhe me kёto ai tё merrte mendtё dhe tё bёnte qё tё bёje dhe tё pamundurёn pёr tё.

Tani, tё dy u nisёm pёr nё shkollё dhe ishte njё udhёtim shumё i bukur. Atje vendosёm tё merrnim njё shtёpi dhe tё jetonim bashkё. Nё fillim ishte shumё bukur, por ai mёrzitej sapo na mbaroheshin lekёt. Nё fillim vetёm mёrzitej dhe nuk fliste, por pastaj dilte me shokёt dhe nuk kthehej gjithё natёn. Unё isha shumё e stresuar dhe fillova tё merrja mjekim pёr stresin. Kur mё erdhi mami pёr vizitё, mё pa ilaçet dhe menjёherё mё uli tё mё merrte nё pyetje. Ia tregova tё gjitha. Ajo priti sa i dashuri erdhi nё shtёpi dhe i tha qё tё merrte rrobat, tё largohej e tё mos dukej mё. Ai veproi menjёherё, sikur kishte kohё qё e priste kёtё gjё. U soll aq keq me mamin sa as i ngjante aspak djalit qё kishte jetuar pёr aq kohë nё shtёpinё tonё gjithё mirёsjellje. Unё kalova njё stres tё madh, por mё vonё e mora veten. Tani i mendoj gjёrat dhe mё duket e pamundur tё mё ketё ndodhur mua, ndёrsa ai, siç mё kanё thёnё, vazhdon tё lidhet me vajza tё pasura qё tё jetojё lehtё, ashtu siç bёri me mua.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 produkte kancerogjene që duhet t’i hiqni nga shtëpia

Next Post

Kur çaji është i mirë dhe... i keq!

Advertisement