Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rrëfimet e vajzës së natës! (1)

20 euro në gjoksin e balerinës

Përshëndetje, të dashur miq që

gjithë javën jeni marrë me punë dhe fundjavën e keni relaks…

Advertisement

Ops, dola padashje tek ajo që duhet ta kisha thënë ndoshta nga mesi i këtij prezantimi. Ne nuk njihemi bashkë dhe ndoshta nuk do të njihemi asnjëherë, sepse anonimati im duhet të ruhet për vetë natyrën e kësaj rubrike të re. Unë jam zotuar që do t’ju tregoj gjithçka që më zë syri dhe veshi natën nëpër klubet e jetën e natës dhe këtë do ta bëj në çdo numër të kësaj gazete. Do thoni ju: “Po ti, pse del natën?”. Po unë do dal se përndryshe, kush do t’ju rrëfejë juve çfarë bëhet sa andej-këndej nëpër kryeqytet?! }}}}}}}}}

Bëj shaka… Unë, personalisht, e dua jetën e natës, edhe pse ajo është e njohur për çmenduritë e saj. “Nata është e huaja”, më thoshte gjyshja gjithmonë dhe, po të mos e kisha jetuar vetë, asnjëherë nuk do ta kisha kuptuar çfarë donte të thoshte.

Po çfarë ndodh natën, kur duhet të jemi duke fjetur, natën kur ajo botë i përket ëndrrave? Nata në kryeqytet është plot drita, kthehet në ditë, ndërkohë që rinia jo vetëm në fundjavë, por edhe gjatë ditëve të javës, mbushin pothuajse të gjitha klubet e natës. Kjo është panorama sipërfaqësore këtu në Tiranë, por edhe në qytete të tjera ku jeta e natës është e dashur dhe mbush netët e të pagjumëve e të dashuruarve pas hallakatjeve dhe çmendurive. Këtu, frekuentim kanë jo vetëm pabet në zonën e Bllokut, por edhe ato në periferi dhe jashtë kryeqytetit. Ka edhe nga ato klube që kanë si tendencë shfaqjet e striptizit me kubiste, ndërkohë që nuk mungojnë performancat e ndryshme të ashtuquajtura “artistike”. Ajo që të bën përshtypje sa u takon lokaleve, është ndarja e tavolinave me vetëm vajza apo vetëm meshkuj. Kur ua thua këtë prindërve, ose nuk të besojnë, ose e marrin si një nga justifikimet e radhës për të dalë. Betohu sa të duash ti, thuaju gjithë kohës që do dalësh vetëm me shoqe, përgjigjja përfundimtare është “jo”. Edhe nuk kanë faj nga një anë, se fundja, prindër janë…

Nuk është çudi që shpesh, në lokalet e Tiranës, të shohësh femra të veshura apo gjysmë të veshura, me shije e pa shije, me rroba të shtrenjta ose jo, të cilat ulen së bashku, pa meshkuj në tavolinë, ndërkohë që në tavolinat përballë ulen vetëm meshkuj, duke pasur mundësinë e “gjuajtjes” rehat, si një nga mënyrat më të hershme të flirtimit. Të gjendur në vështirësi për vazhdimësinë e bizneseve të tyre dhe për t’i tërhequr më shumë klientët, pronarët e mjaft prej këtyre lokaleve kanë provuar të paguajnë vajza sensuale thuajse të zhveshura, të cilat qëndrojnë në vende të dukshme ose në banak.

Të qëndrojmë pak këtu, te këto vajza, të cilat kanë zgjedhur këtë rrugë për të ecur në jetë dhe për të pasur para nëpër duar (ndonjë syresh, edhe të kursejë për të ardhmen). Një kompliment, një buzëqeshje dhe një kartmonedhë e hedhur nga klienti, në disa raste, e futur në gjoksin e kësaj vajze bukuroshe që një Zot e di pse ka zgjedhur të kërcejë dhe t’ua bëjë natën e bukur qindra klientëve, me trupin e saj pothuajse perfekt dhe të dëshirueshëm nga meshkujt. Për këto vajza do t’ju tregoj këtë herë…

Në shoqërinë e miqve të mi i shikoj shpesh këto vajza që kërcejnë para të gjithëve me veshje balerinash orientale dhe që përpiqen të imitojnë sadopak jetën e natës jashtë Shqipërisë. Këtë herë isha në një lokal që ka një emër shumë të bukur, por që po i vë një emër vetë “Night vvay” (mënyra e natës), se kështu për emra të rinj nuk jam keq, jam plot ide. }}}}}}}}} Ky klubi, që thoni ju, ka një banak super të madh dhe çdo fundjavë organizon festa me balerina, të cilat ndoshta nuk bëjnë fare pjesë në botën e kërcimit, por që rruga e jetës i ka sjellë aty. Vajzat kërcejnë sensualisht dhe kudo, për t’u bërë qejfin klientëve të lokalit; sipër banakut, sipër tavolinave, duke bërë kështu një performancë të nxehtë, si jashtë shtetit (kështu supozohet). Lum si ne që ia arritëm kësaj dite thuaj, se si do ia bënim ne pa këto kërcime?! }}}}}}}}}}}}}}}} Sapo mbarojnë kërcimin, vajzat balerina as nuk shkojnë të ndërrohen, por drejt e te banaku, porosisin Capirosa ose Ferrari (këto janë koktejlet në modë tani) dhe fillojnë t’i shijojnë pa e prishur fare terezinë. Ndërkohë, në një tavolinë përballë janë disa klientë, meshkuj të gjithë në tavolinë, që paskan një mënyrë të veçantë vlerësimi të vajzave që kërcejnë, duke i futur paratë në një letër ku gjenden edhe numrat e telefonit dhe propozimet përkatëse. Meqë e kam afër njërën nga balerinat e pyes se sa kohë ka që kërcen. Ajo më thotë që tani bën katër vjet. Duke i kërkuar falje që po e bezdis dhe duke e uruar për kërcimin, e pyes se pse ka zgjedhur këtë mënyrë të jetuari. Me dyshim, më thotë që ka probleme në familje dhe se ekonomia e familjes është në dorën e saj. Duke mos dashur që ta mërzis vajzën, nuk e pyes më, por çuditërisht duket që ajo ka nevojë për t’u rrëfyer dhe më thotë që është punë e mirë dhe e vështirë në të njëjtën kohë. Nuk ndihet mirë kur i ofrojnë para për të bërë edhe shërbime të tjera, edhe pse më siguron që pronari i lokalit është njeri i mirë dhe sillet shumë mirë me vajzat, madje as pijet nuk i lë që t’i paguajnë, por ia ofron lokali. Nga ana tjetër, edhe pronari nuk ka çfarë të bëjë dhe nuk i përzë dot ata që flasin me atë arrogancë, sepse ka nevojë për klientët e klubit që shpenzojnë para pa hesap.

“Mërzitem kur më thonë: “Hap gojën, sa lekë do që të flesh sonte me mua?”, apo edhe kur urdhërojnë dhe thonë “Hajde këtu në tavolinë tani, se kështu duam ne!”. Kjo nuk ka ndodhur vetëm njëherë, por shumë herë”.

“Po pse nuk ikën në shtëpi sapo mbaron kërcimin?”, e pyes unë.

“Po, sepse ne paguhemi me natë këtu, që do të thotë që jemi në punë dhe duhet të rrimë derisa të mbyllet lokali…”.

Ndërkohë që ajo po flet me mua, i vjen “qerasja” e radhës me një kartmonedhë 20 euroshe që kishte të shënuar brenda saj një numër telefoni dhe një emër, që dukej si një nga emrat e të fortëve në kryeqytet, edhe pse imazhi i tyre nuk ka lidhje fare me kryeqytetin. Ajo më kërkoi falje dhe u shkoi në tavolinë. “I forti” ishte te tavolina e meshkujve rreth të dyzetave dhe, sapo u afrua ajo, ia hodhi dorën rreth qafës dhe e tërhoqi drejt vetes. Ajo përpiqej të qëndronte larg, por e kishte të pamundur. Ai i fliste në vesh dhe ndërkohë, dorën nuk e hiqte nga qafa e saj. I foli për disa minuta me radhë dhe ajo u kthye sërish në banak. Dukej që ai e kishte bezdisur, sepse ajo po kërkonte me sy pronarin dhe, sapo e pa, ia bëri me shenjë dhe ai erdhi drejt saj. Folën dhe më pas ai u nis për te tavolina e atij mashkulli që e kishte “qerasur” me 20 euro dhe këtë nuk e kishte bërë pa arsye. Pasi foli disa minuta me të, u duk sikur gjendja ishte pak e acaruar sepse shikoja duar që lëviznin në drejtim të balerinës dhe pastaj drejt vetes. Pas disa minutash, tavolina e tij u boshatis dhe pronari erdhi te banaku e me gishtin tregues i thoshte diçka asaj vajze që, sipas tij, kishte reaguar keq. Ajo thjesht vazhdonte të rrëkëllente gotën e saj të koktejlit, sikur donte të harronte gjithçka. Më erdhi keq, por edhe nuk më erdhi keq për atë vajzë. Më erdhi keq sepse m’u duk shumë e pështirë mënyra se si e trajtoi ai klient që një Zot e di nga ishte dhe çfarë ishte, por nga ana tjetër, nuk më erdhi keq, sepse nëse asaj i pëlqen të kërcejë, mund të gjejë me mijëra mënyra që ta shpalosë talentin e saj dhe, pse jo, të edhe ketë të ardhura financiare. Edhe historia që më tregoi ajo për familjen që vuante ekonomikisht, nuk m’u duk e besueshme sepse kjo histori është bërë si buka që hamë dhe, në të shumtën e rasteve, është thjesht një justifikim për të mbuluar arsyet e vërteta pse vajza shumë të bukura e shumë të mira e katandisin veten kështu, vetëm për të marrë para pa u lodhur shumë. Kjo është vetëm një nga të shumtat ngjarje që ndodhin në klubet dhe pub-et e kryeqytetit tonë të dashur, të cilat kohët e fundit janë shtuar si kërpudhat pas shiut dhe neve, kemi apo s’kemi para, na është bërë si sëmundje kronike që të gjejmë mundësinë dhe të bëhemi protagonistë të jetës së natës, pse jo edhe pranë personazheve publikë, që identifikohen me jetën e natës, me blicet, me koktejlet, me ftesat në klabet më me emër. A po, ja, pikërisht për këta do t’ju flas herën tjetër! E di që mezi do ta prisni rrëfimin tim, po mos u mërzisni, vetëm një javë është dhe do t’ju tregoj ca sekrete që do t’ju habisin, siç më habitën mua në fillim…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si t’i konsumojmë frutat e thata?

Next Post

Ja, si po feminizohen burrat!

Advertisement