Përshëndetje!
Jam një zonjë 43 vjeçe dhe sa herë që bëj dush veshi më mbledh shumë dyll.
Më parë i pastroja me kruajtset e veshëve që i blija në dyqan por kur dëgjova që ato të bëjnë dëm fillova të hiqja dorë.
Nuk di si ti pastroj pasi ndihem shumë në siklet se ndonjëherë më duket edhe në sipërfaqe dhe nuk dua të ma vën njerëzit në dukje. Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj!
Anjeza Kuçi, otorinolaringologe, Poliklinika Qendrore, tel 0674090843:- Hiperprodhimi i dyllit është një problem i kanalit të jashtëm të dëgjimit. Futja e ujit në vesh mund t’a bëjë më të dukshëm shqetësimin. Zakonisht i shoqëron pacientët për një kohë të gjatë dhe me kalimin e moshës mund të minimizohet. Dylli prodhohet nga gjëndrat e prodhimit të dyllit në pjesën e jashtme të kanalit të jashtëm dhe veshi vetëpastrohet edhe nga prodhimi i yndyrës nga gjëndrat e prodhimit të yndyrës. Kur ky balanc prishet lind problemi që ka zonja. Shumë mirë ka bërë që ka hequr batonetat e pambukut sepse ato e shtyjnë dyllin në brendësi drejt daulles veshit apo membranës timpanike. Rekomandoj kryerjen e lavazhit të veshit të paktën një herë në 6 muaj dhe përdorimin e solucioneve në formë spray dy herë në javë pas dushit për ta shtyrë sa më shumë. Fatkeqësisht nuk ka medikamente që ulin prodhimin e dyllit, por ndoshta me kalimin e moshës mund të përmirësohet. Mund të vazhdojë të lahet me tapa dhe të mos futet uji në vesh gjatë dushit.