Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ndava vëllain nga e shoqja

Ka disa muaj që kam një dëshirë të çmendur për të ngatërruar njerëz, mirëpo ajo që kam bërë një muaj më parë, nuk falet.

Unë jam Moza dhe jetoj në një provincë të Shqipërisë së Mesme.

Fati deshi që edhe pse jam 32 vjeçe, të jetoj në shtëpi me vëllain, nënën dhe babain e vjetër. Ka disa muaj që u stresova shumë, pasi shoqja ime e ngushtë m’u martua në Itali dhe unë ngela e vetme. Rrija gjithë ditën e mbyllur me nënën dhe, meqë ajo është e vjetër, më rëndonte me fjalë nga më të ndryshmet. Më thoshte:

Advertisement

– Po si më ngele në derë, bijë e nënës? Ti i ke gjithë të mirat, asgjë nuk të mungon.

Këto fjalë më lëndonin tej mase dhe në një moment, nuk mund t’i duroja më, ndaj fillova të shfryja nervat e mia te njerëzit e afërm. Vëllai im ishte i martuar dhe kunata më respektonte shumë e më kishte qëndruar shumë afër gjatë gjithë kohës. Unë kisha ndarë me të shumë gjëra, madje edhe sekrete. Edhe ajo më ishte shprehur për shumë shqetësime të vetat. Në atë periudhë isha aq e stresuar saqë nuk dija se çfarë flisja dhe për fjalën më të vogël, më plasnin të qarat. Një ditë, gjatë një debati me vëllain, kunata ndërhyri dhe, që nga ai moment, unë e mora shumë inat. Nuk e di se pse më ndodhi ashtu, por realisht, nuk doja ta shikoja me sy, aq shumë kisha filluar ta urreja. Vrisja mendjen se si do të merrja hak ndaj saj, derisa një çast, duke parë një telenovelë, më erdhi një ide…

Ajo telefonin e kishte me kontratë dhe unë e dija që te puna e ngacmonte dikush. Vëllai im nuk e dinte këtë gjë. Në fund të muajit, në ditët kur i vinte fatura, unë e pyeta nëse kishte qejf të shkonte të rrinte tek e ëma. E dija që do pranonte, pasi vëllai nuk e linte të shkonte e pashoqëruar atje. U veshëm, u bëmë gati dhe u nisëm. Kur ikëm atje, i thashë: “Po deshe rri ca ditë, pasi i them unë vëllait që të kam dhënë leje”.

Ika në shtëpi gjithë qejf sepse tashmë, planin për të bërë sherr e kisha gati në përfundim. U ula tek oborri dhe prita faturat. Dikur, erdhën. I mora edhe i kontrollova të gjithë numrat. Ajo një herë më kishte thënë që ai që e ngacmonte, i telefononte me një numër Eagle dhe disa herë, ajo e kishte marrë në telefon, për t’i kërkuar të mos e shetësonte më. Kur shikova faturën, pashë që kishte shumë thirrje edhe drejt këtij numri. Aq desha! Nga qejfi fillova të kërceja nëpër shtëpi sepse doja të hakmerresha, por s’e kisha ditur aspak se çfarë po bëja me jetën e dy njerëzve të pafajshëm. Prita deri në darkë kur erdhi vëllai dhe i thashë që i kishin ardhur faturat të shoqes. Më tha t’ia lija te lavatriçja sepse ai kurrë nuk i kontrollonte.

– Kush e ka telefonin Eagle nga ne?! – i thashë.

Ai m’u përgjigj: – Asnjë s’e ka!

– Kishte një numër Eagle aty, po se ku e kam parë, s’e di…

Në moment, ai ma mori faturën dhe e kontrolloi. E mori numrin dhe në syrin tim dhe të nënës, i telefonoi. Vëllai nuk foli dhe, kur e hapi një zë burri, e pyeti se kush ishte. Ai i dha emrin e vet dhe pastaj ky ia mbylli. Me siguri që e njihte, por i bënte përshtypje pse të fliste me gruan e vet dhe aq më tepër, pse kjo e kishte marrë në telefon. Mezi priti sa të dilte drita dhe iku ta merrte të shoqen nga e ëma. Kur e solli në shtëpi, pa thënë asnjë fjalë, e futi në dhomë dhe e rrahu aq fort sa ulërimat e saj dëgjoheshin deri në oborr. Ndërhyri nëna për t’i ndarë, por ishte e pamundur. Unë, duke qenë se e dija nga i vinte, nuk ndërhyra se mendova “e rrahu dhe tani jemi barazim”, por nuk kishte qenë ashtu. Në darkë, pasi ai kishte shkuar kishte folur me atë burrin tjetër, kishte marrë vendimin për ta ndarë gruan. Na mblodhi të gjithëve dhe thirri edhe prindërit e asaj. U ulëm në sallon dhe ai i tha në syrin tonë:

– Nuk e di çfarë të ka munguar ndonjëherë nga unë, por tradhtinë nuk ta fal as sot, as kurrë. Të kam dhënë çfarë ke dashur e ti të ma kthesh në këtë mënyrë?

Të gjithëve na ra bombë ky lajm. Edhe mua, që isha meseleja e gjithë kësaj. Ajo filloi të qante dhe t’i shpjegonte se ai i ishte vënë mbrapa disa herë dhe e merrte, por ajo kurrë nuk kishte dashur ta takonte. Edhe pse pata filluar ta merrja inat, e dija që po thoshte të vërtetën se kisha ndenjur gjatë me të dhe historia që thoshte ishte po ajo që më kishte thënë mua disa kohë më parë. U mërzita shumë, pasi vëllai e kishte marrë vendimin. Prindërit e vet e morën dhe ne i bëmë të gjitha plaçkat gati. Kur po dilte nga shtëpia, na përqafoi mua edhe nënën, por unë nuk pata guximin ta shikoja në sy. Nuk mundem as t’jua përshkruaj me fjalë se si jam ndier. Nuk hëngra bukë dy netë rresht, vetëm duke menduar një zgjidhje. Mendoja me veten sa e pacipë dhe injorante isha treguar duke ndarë një çift që duheshin. Ndoshta dëshpërimi im nuk më kishte lënë të shikoja lumturinë e të tjerëve dhe doja t’i shikoja të gjithë të mërzitur. Një natë, kur erdhi vëllai nga puna, më kërkoi që t’i jepja pak ujë dhe unë përfitova për t’i folur pak butë, pasi ato ditë nuk kishte njeri që t’i fliste me gojë.

– Unë jam shkaktarja e çdo gjëje! – i thashë dhe fillova të qaja me dënesë.

Ai më pa dhe me mospërfillje, më tha: – Unë e di mirë që ata të dy nuk janë takuar kurrë, por edhe fakti që kanë folur më lëndon dhe të kërkoj mos të ndërhysh fare sepse ajo nuk hyn më në derën time!

Kaq më tha dhe unë ndenja aty në divan, nuk thashë më asnjë fjalë. Sa e ligë isha treguar! Duke dashur të bëja sherr kot, kisha shkatërruar martesën e vëllait tim. Këtë gjë nuk do t’ia fal vetes kurrë. Tani kemi ngelur në shtëpi unë, nëna, babai dhe vëllai, si për gjynah. Jam bërë gjysmë njeriu dhe nuk kam më fytyrë as të shkoj ta takoj kunatën e t’i them që unë isha shkaktare sepse jam e bindur që nuk do të ma falte kurrë. Pse vallë u tregova aq e keqe?! Akoma nuk e kuptoj si e bëra diçka kaq të poshtër. Ju them të gjithë juve që e lexoni këtë histori: Kurrë mos u bëni shkaktarë të një gjëje, pa e ditur se ku ju nxjerr. Atë që kam bërë unë, do të ma gjykojë Zoti!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më ngacmoi një grua!

Next Post

Profilet erotike të burrave sipas shenjave

Advertisement