Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam frikë mos bie në tokë

Përshëndetje, kam një pyetje dhe do doja të kisha një përgjigje.

Jam 29 vjeç, jam marrë gjtihë kohës me sporte, vrap, futboll.

Jam 55 kg dhe para tre muajsh shkova në urgjencë me rrahjet e zemrës 162. Nuk përdor asnjë lloj lënde narkotike.

Advertisement

Bëra ekg dhe më thanë që është çdo gjë në rregull dhe e kisha punë stresi dhe ankthi. Problemi qëndron se u bënë tre muaj që kam nëj dhimbje në gjoks  që më shpon. Kam aq dëshirë të luaj futboll po kam aq frikë mos ngel në fushë nga dhimbja. Çfarë kam doktor?

Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 Maji; Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 / +355662770750:- Përshëndetje! Situata juaj duket pak komplekse. Ju nga njëra anë referoni për aktivitet sportiv të shtuar gjatë të cilit nuk keni patur asnjë problem dhe nga ana tjetër referoni për një episod takikardie qeë në ato nivele të frekuencës duhet ndarë është thjesht takikardi apo takiaritmi. E para është situatë që është shumë më e thjeshtë që lidhet thjesht me rritjen e frekuencës ndërsa e dyta është një situatë shumë më delikate. Për të bërë ndarjen duhet parë me detaje EKG e momentit kur jeni paraqitur në urgjencë. Dhimbja duhet ndarë për të parë elementet e dhimbjes. Nëse dhimbja është me elemente atipike ateëherë nuk ka asnjë problem. Pra, duhet pareë nëse dhimbja është me zgjatje të shkurtër, pozicionale, qetësie atëherë meraku është shumë më i vogël. Megjithatë që ju të ishit më e qetë dhe ne më të sigurtë ekzaminimet e rekomanduara do ishin një eko zemre dhe një prove ushtrimore. Pas këtyre ekzaminimeve nëse dalin normale mund të bësh çfareë sportesh të duash. Të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Startoi në “On Records” në Kosovë, tani Syarta me sy nga suksesi internacional

Next Post

Rrëfimi i një emigranti;Vuajtjet e mia në Greqi

Advertisement