Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çudira… të vërteta!

“Ndalohet Seksi”

Sapo kanë mbërritur edhe tendencat e seksit të muajit mars. Ja, cilat janë ato!

1. “Ndalohet Seksi”

Advertisement

Mos u habisni nëse kaloni në Bali dhe, në hyrje të tempujve, krahas tabelave tradicionale “Ndalohet duhani” dhe “Ndalohet konsumimi i ushqimeve”, do të shihni tabela ku shkruhet “Ndalohet seksi”. Në fakt, qëkur disa turistë në Bali e ngatërruan këtë vend kulti me një vend seksi, autoritetet lokale u detyruan të vinin tabela të tilla. Një çift estonez ka shkaktuar një skandal në tempullin hinduist të Sarasedës, Indonezi, kur është kapur në flagrancë duke bërë seks në një vend të fshehtë të vendit të shenjtë. Kur janë pyetur nga autoritetet, ata kanë deklaruar se “nuk e dinin që ishte e ndaluar të bëje dashuri në tempuj”. Policia, pra, i ka lënë të largohen, duke u vënë një gjobë 20 milionë rupi (afro 1600 euro), të destinuara për të paguar një ceremoni pastruese të tempullit.

2. Një lodër seksi “Made in France”

Jo, nuk ëndërroni, maja e Kullës Eifel është e rrumbullakosur, pasi bëhet fjalë për një lodër seksuale. Ndryshe nga miniaturat e Kullës Eifel, që zakonisht vijnë nga Kina (ironi e fatit), kjo lodër e quajtur me humor “Kulla e çmendur”, është shumë e butë, “100% made in France”, është antialergjike dhe për më tepër, e garantuar, pa OGM. Kulla e çmendur na prezantohet me tre ngjyrat e flamurit francez blu, e bardhë dhe rozë (flamuri është i kuq) dhe është krijuar për të kënaqur turistet në kërkim të autenticitetit parizian, ose francezet, në kërkim të kënaqësisë… “monumentale”.

3. Pornografia sipas vendeve

Cilat janë preferencat seksuale të evropianëve, aziatikëve, amerikanëve, indianëve, anglezëve, etj.? Siti i internetit pornmd.com ka krijuar një faqe të titulluar “Global Internet Porn Habits” (Zakonet pornografike globale në internet), me 10 sitet pronografike në internet me të kërkuara, sipas vendeve. Kështu mësojmë se amerikanët preferojnë sitin “teen” (me adoleshentë), pastaj “milf” (gra 40-50 vjeçare me djem të rinj), që kanadezët janë më të prirur tek siti “asian” dhe finlandezët preferojnë sitet “mature” dhe “granny” (gjyshe). Me një fjalë, më thuaj se çfarë siti pornografik kërkon, të të them se nga cili vend vjen!

4. Seksi kundër dhimbjes së kokës

Justifikimi “më dhemb koka” për të evituar një seancë seksi nuk vlen më, ndërkohë që shkenca bën përpara… Kështu, është provuar se seksi është efikas për lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Shkencëtarë gjermanë të Universitetit të Mynsterit, sapo kanë përfunduar studimin më të madh që ka lidhje me efektin e endorfinave të sekretuara gjatë seksit dhe kanë treguar se, në shumicën e rasteve, nëse je me dhimbje koke dhe bën dashuri, kjo e përmirëson gjendjen. 1000 personave që vuanin, ose nga dhimbjet e kokës (800 vetë), ose nga një sëmundje më e rrallë dhe e shoqëruar me shumë dhimbje (algjia vaskulare) u është dërguar një pyetësor, me pyetjen se, nëse bënin dashuri kur kishin dhimbje koke, ndjenin efekte negative apo pozitive në dhimbjen e tyre. Pyetësorit i janë përgjigjur vetëm 400 vetë nga ata që vuanin nga dhimbja e kokës. 34% janë përgjigjur se bënin dashuri me gjithë dhimbjet e kokës dhe në 60% të rasteve, seksi e ulte ose e zhdukte këtë dhimbje, bile 36% e burrave dhe 13% e grave e kanë përdorur seksin si terapi… Ndërsa 33% të subjekteve nuk u ka pëlqyer eksperienca, sepse simptomat e tyre janë përkeqësuar. Seksi, pra, është një kurë natyrale, por që duhet përdorur me kujdes, sepse mund të bësh pjesë te 1/3-a e pafat!

5. Motrat Fokkens dalin në pension

Binjakët Luiza dhe Martina Fokkens, 70 vjeçe, më në fund kanë dalë në pension, pas një gjysëm shekulli që merren me prostitucion. Kthehet një faqe historike për këto dy gra që, sipas tyre, kanë bërë dashuri me 355 mijë burra. Këto janë prostitutat më të vjetra që kanë punuar në Amsterdam, me gjithë konkurencën e fortë të lagjes së kuqe të famshme të Amsterdamit. Megjithëkëtë, binjakët kanë besim tek e ardhmja, falë të ardhurave që do t’u sjellin të drejtat kinematografike të një dokumentari televiziv që u është kushtuar atyre: “Meet the Fokkens”. Ato tregojnë gjithashtu eksperiencat e tyre të pazakonta në një libër që ka dalë në treg më 14 mars, me titull “Zonjushat e Amsterdamit”. U urojmë fat!

6. Në ankand, virgjëria e një kukulle!

Valentina është e para kukull e fryrë “e vërtetë” në Brazil, me përmasa njerëzore dhe virgjëria e saj është shitur në ankand! Ankandi është organizuar nga një seks-shop në internet, i quajtur Sexônico dhe shifra ka thyer rekordet, duke kaluar 100 mijë $. Fituesi i ankandit ka kohë deri më 31 mars për të marrë ofertën dhe për të fituar programin komplet, që përfshin: Një natë në Motelin Svving të Sao Paulos, një darkë speciale me shampanjë franceze, një banjo aromatike me petale trëndafili, bileta udhëtimi për ata që nuk banojnë në Sao Paulo, të brendshme (për kukullën) dhe… një kamera “për të filmuar dhe për t’ua treguar më pas miqve”. Ose je romantik, ose nuk je!

7. Ndryshim luku pas ndarjes

Siti francez CodesPromotions.fr ka realizuar një sondazh për të llogaritur sa kushton një ndarje dhe pyetja u është drejtuar 1212 burrave dhe grave në Francë, të moshës 20 vjeç e sipër. “E keni ndryshuar lukun pas një ndarjeje dashurore?”. 59% e grave është përgjigjur “po”, kundrejt vetëm 21% të burrave. Gratë më pas kanë saktësuar se sa u ka kushtuar ky ndryshim, mesatarisht 568.70 euro, ndërkohë që burrat kanë deklaruar një shifër 4 herë më pak, pra, 134.4 euro. Kjo është e padrejtë!

8. Censura seksiste e Facebooku-ut

Muzeut “Jeu de Paume” i është bllokuar faqja e Facebookut për 24 orë, për shkak të publikimit të një fotoje lakuriq (në foto), sipas shpjegimit të bërë në faqen e tij me 6 mars. Edhe një herë, sipërmarrja amerikane e Mark Zukerbergut ka censuruar arbitrarisht, pa bërë asnjë dallim mes një vepre arti dhe një fotoje pornografike (ka ndodhur edhe me pikturën “Origjina e botës” të piktorit francez Kurbe). Marta Lili, drejtoreshë e muzeut, është shprehur: “Kemi pasur probleme edhe më parë… bile na kanë kërcënuar se do mbyllnin përfundimisht faqen. Megjithatë, këto janë pamje që shihen në Luvër, ose Prado, kudo”. Si përgjigje, muzeu ka vendosur të mos publikojë foto nudo, por t’i shpjegojë ato. Për Marta Gilin, nuk është autocensurë, por një mjet proteste: “Në fakt, në vend që të vëmë foto nudo, tani do t’i përshkruajmë; do ta shihni se kjo do t’u duket njerëzve edhe më shokuese”. Drejtoresha ankohet edhe për “fondamentalizmin” e Facebook-ut, që ajo e krahason me “radikalizëm fetar”. Si për çudi, problemi ekziston vetëm kur publikohen nudo femrash!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Petro Xhori: I lumtur që njerëzit e pëlqejnë muzikën time!

Next Post

Ja kush është Dj që ndezi me muzikë sheshin “Nënë Tereza”..!

Advertisement