Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Çfarë duhet të dish për shtatzaninë?
E takoja në spitalin psikiatrik

Çfarë duhet të dish për shtatzaninë?

Shtatzania përfaqëson për gruan një periudhë të privilegjuar,

me një rëndësi të jashtëzkonshme dhe që mobilizon gjithë qenien e saj.

Gjatë kësaj periudhe, gratë i bëjnë vetes shumë pyetje dhe kërkojnë shpjegime të ndryshme, disa prej të cilave, mund t’i gjejnë në këtë shkrim…

Advertisement

– Çfarë quhet një vonesë në menstruacione?

– Nëse juve ju vijnë menstruacionet në rregull, domethënë, çdo 28 ditë, një vonesë prej 3-4 ditësh mund t’ju bëjë të shpresoni… ose të frikësoheni për një shtatzani. Nëse ciklet tuaja vijnë me ndryshime të lehta prej 3-4 ditësh (për shembull, janë 25-31 ditësh), gjë që ndodh shpesh dhe nuk konsiderohet si diçka anormale, prisni një javë vonesë para se të nxitoni të blini një test shtatzanie, ose të shkoni te mjeku.

– Përveç shtatzanisë, cilat janë arsyet e tjera të vonesës së menstruacioneve?

– Duhet të dini se shtatzania nuk është arsyeja e vetme e vonesës së menstruacioneve, megjithëse është e para që të shkon në mendje. Në përgjithësi, të gjitha format e stresit (probleme, konflikte sentimentale, në punë, mbilodhje…) ose nganjëherë një udhëtim i thjeshtë me ndryshim të theksuar klime ose ndryshimi i orës, mund të çrregullojnë sahatin delikat që rregullon ardhjen e menstruacioneve dhe mund të shkaktojnë një vonesë. Gratë që i kanë menstruacionet e çrregullta, vuajnë nga kjo më shpesh sesa ato që i kanë shumë të rregullta. Gjithashtu, edhe një problem hormonal mund ta shkaktojë këtë vonesë.

– Si funksionojnë testet urinare të shtatzanisë?

– Testet urinare që shiten në farmaci pa recetë mjeku, funksionojnë si analizat laboratorike. Që në formimin e saj, veza sekreton një hormon, HCG (hormoni korionik gonatrofinë) që kalon në qarkullimin e gjakut, pastaj në urinën e nënës. Testet përmbajnë antitrupa që njohin HCG-në dhe provokojnë në kontakt me të një reaksion që shkakton ngjyrosjen e një shiriti që tregon shtatzaninë.

– Pas sa ditësh vonese mund të përdoret një test urinar shtatzanie?

– Laboratorët po hedhin në treg teste gjithmonë e më të ndjeshme dhe bëjnë të mundur një diagnostikim pas vetëm 1-4 ditësh vonesë.

– Janë të besueshme testet që shiten në farmaci?

– Testet urinare të farmacisë janë të besueshme, me kusht që të respektohet mënyra e përdorimit. Një gabim në përdorim, një dridhje, mund të shkaktojë gabim në rezultate. Te disa teste shumë të ndjeshëm, ekziston një rrezik i vogël i rezultatit të gënjeshtërt pozitiv. Nga ana tjetër, testi mund të dalë edhe negativ në rastin e një shtatzanie, kur bëhet shumë shpejt dhe niveli i HCG-së është ende i ulët për të shkaktuar reaksionin. Në këtë rast, duhet përsëritur testi pas disa ditësh, prandaj në treg ka edhe kuti me dy teste. Për të konfirmuar këtë gjë, mjeku mund të vendosë t’ju bëjë një dozim HCG në gjak.

– Cilat janë shenjat e fillimit të shtatzanisë?

– Në përgjithësi janë simptomat që kanë lidhje me tretjen: Të vjella, sidomos në mëngjes, marrje mendsh, kapsllëk, dëshirë për të fjetur, përgjumje. Zakonisht, edhe vëllimi i gjinjve rritet, ata bëhen të ndjeshëm dhe në sipërfaqe, duken enët e gjakut.

– Si e dallon gjinekologu fillimin e shtatzanisë?

– Me anë të prekjes, mjeku vë re se mitra ka shtuar pak vëllimin dhe që konsistenca e saj është më e butë se zakonisht. Në vështrimin me spekulum, qafa e mitrës shfaqet pa sekrecione.

– Çfarë të dhënash jep ekografia?

– Që pas 5 javësh amenorre (pas javës së parë të vonesës), ekografia tregon kavitetin ovular dhe vendosjen e saj të mirë në mitër. Pas 6 javësh amenorre (2 javë pas vonesës), ekografia tregon vezën dhe embrionin. Në javën e 7 të amenorresë, ekografia tregon vezën, embrionin dhe aktivitetin e zemrës së tij, që tregon për një vitalitet të mirë.

– Çfarë tregon dozimi hormonal?

– Dozimi hormal mund të japë disa të dhëna, por nuk është i domosdoshëm. Ai ka humbur rëndësinë e tij në ndjekjen e shtatzanisë, pas shpikjes së ekografisë.

– Mund të përcaktohet me saktësi data e fillimit të shtatzanisë?

– Duke ditur datën e menstruacioneve të fundit dhe ekografinë, mjeku mund të përcaktojë fillimin e një shtatzanie me një saktësi prej gjysmë jave. Ky saktësim bëhet veçanërisht interesant te gratë me cikle të çrregullta, që nuk kujtohen me saktësi për datën e menstruacioneve të fundit.

– Kur dhe sa ekografi bëhen gjatë një shtatzanie normale?

– Gajtë një shtatzanie normale bëhen zakonisht tre ekografi, në javën e 12, 22 dhe 32-të të amenorresë, domethënë, pas ditës së parë të menstruacioneve të fundit.

– Çfarë të dhënash jep ekografia gjatë trimestrit të parë të shtatzanisë?

– Gjatë tij, të gjitha bebet kanë të njëjtën madhësi. Duke matur embrionin, ekografia e parë në javën e 12 bën të mundur të përcaktohet fillimi i shtatzanisë me saktësinë e një gjysmë jave. Ajo konstaton edhe vitalitetin e mirë të embrionit dhe kërkon shenjat që mund të tregojnë ndonjë anomali të mundshme kromozomike, veçanërisht në analizën e qafës. Ajo bën të mundur edhe përcaktimin e një shtatzanie me binjakë. Përveç aspektit mjekësor, është edhe ekoja më prekëse për prindërit, që e shohin beben e tyre për herë të parë duke lëvizur në ekran.

– Çfarë të dhënash sjell ekoja e trimestrit të dytë?

– Ekoja e trimestrit të dytë të shtatzanisë, realizuar në javën e 22-të të amenorresë, studion në detaje morfologjinë e fetusit dhe verifikon në veçanti mos ka anomali kardiake, në tretje apo urinare.

– Po ekoja e trimestrit të tretë?

– Ekoja e trimestrit të tretë vlerëson rritjen e mirë të bebes, madhësinë e tij në raport me normat dhe vëllimin e lëngut amniotik.

– A mund të praktikohen më shumë ekografi gjatë një shtatzanie?

– Në rastin e një shtatzanie me probleme, për shembull, në rastin e rritjes së fetusit, ose të shtatzanisë me binjakë, mund të bëhen më shumë ekografi. Kjo gjë nuk përfaqëson asnjë rrezik për fëmijën që do të lindë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Next Post

E takoja në spitalin psikiatrik

Advertisement