Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bëjnë seks me mua dhe largohen

– Jam A., 23 vjeçe.

Para një viti kreva marrëdhënien time të parë seksuale, por pas kësaj, ai u zhduk.

Edhe pse kalova një periudhë shumë të vështirë,

Advertisement

thashë të provoja sërish që të krijoja një lidhje normale me dike tjetër, por aty kuptova që unë isha diku gabim edhe herën e parë, pasi më ndodhi e njëjta gjë. Tani nuk kam më besim tek asnjeri. Kjo gjë më bën të ndihem shumë keq. Çfarë gabimi bëj?

– Dy eksperiencat tuaja të para në marrëdhëniet seksuale, ju na thoni që nuk janë zhvilluar në përputhje me pritjet tuaja. Pas kryerjes të aktit seksual, ata u larguan nga jeta juaj. Për pasojë, keni krijuar një mosbesim të thellë, që ju shtyn të arrini në përfundimin: “Ka shumë mundësi që faji të jetë i imi për çfarë ka ndodhur dhe tani nuk mund të kem besim tek askush”. Nga vjen ky përfundim? Është i arsyeshëm? Do ndiqnit të njëjtin arsyetim në qoftë se një mikeshë ju kërkon këshillë për një temë të ngjashme? Mendoj se jo. Ka shumë mundësi që ju ta nxitnit mikeshën tuaj të shmangte përgjithësimet, përderisa e gjithë “përvoja” e saj është e bazuar vetëm në dy njerëz. Ndoshta do ta sqaronit se, duke këmbëngulur në këtë qëndrim negativ, mund t’i krijojë vetes kushte për një jetë seksuale të dobët dhe përfundimisht, do ta inkurajonit atë për të rihyrë në lojën e dashurisë me shpresa të reja, duke kapërcyer zhgënjimin që kaloi. E njëjta gjë vlen edhe për ju. Në qoftë se pranoni të njëjtat kritere për të interpretuar përvojën e dikujt tjetër, është paradoksale të mbani qëndrim negativ ndaj vetes suaj. A është e mundur të fitoni kështu besimin e të tjerëve? Unë ju uroj lumturi, e dashur!

Lexuesit përgjigjen:

– Gabimi qëndron se ke zgjedhur njerëzit e gabuar ose je dorëzuar shumë shpejt… Manjola Muka

– Jam në një mendim me Manjolën. Fati Foti Tosi

Duhet të gjesh forca të ringrihesh duke vendosur me kujdes notat mbi pentagramin e jetës. Është kosto e madhe për të blerë të kaluarën. Jeta vazhdon…! Kuksiani Kuksianishovv

– Eksperiencat në jetë janë gjithmonë të vlefshme. Për mendimin tim, s’ka asgjë për t’u shqetësuar, përveç faktit që tani di diçka më shumë për jetën, e dashur. Take easy (merre lehtë) jeta duhet jetuar me të mirat dhe të këqiat e saj. 🙂 Rozeta Vruzhja

– Të gabuarit… Kjo është mënyra jonë për të mësuar, për këtë jemi qenie njerëzore. Kështu rritemi. Por, ti nuk ke gabuar. Ke provuar, si të gjithë dhe kështu ke kuptuar se ai nuk ishte njeriu i duhur për ty. E rëndësishme është të ecësh përpara dhe të kuptosh se nuk mund të kemi kurrë siguri për asgjë dhe se nuk duhet të ndihemi kurrë në faj, për të gjitha gjërat që na ndodhin. Ky nuk është një gabim, është një eksperiencë. Manuela Lamaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Babai e tradhëtoi në shtratin e vdekjes

Next Post

Dashuria qё shkatёrroi shumё jetё

Advertisement