Unё qё po ju shkruaj jam njё grua që sapo ka humbur dashurinё e saj, njё dashuri qё mё nxori nga bataku ku isha.
Jam nё mbarim tё të tridhjetave dhe fillim tё të dyzetave.
Jam martuar shumё e vogёl, por nuk do tё thotё qё nuk e kam dashur burrin tim,
madje e kam dashur aq shumё sa edhe e kisha shumё tё vёshtirё tё ndahesha prej tij. Kam tre fёmijё, që i dua mё shumё se çdo gjё nё botё.
Kjo histori filloi kur mёsova se burri im mё tradhtonte. U mёrzita shumё jo sepse jam natyrë xheloze, por sepse e doja shumё atё. Ai ishte njeriu tek i cili shikoja çdo gjё si tё ishte perfekte, mirёpo kur zbulova njё mesazh nё telefon, nё tё cilin ishte shkruar: “Të pres te vendi i zakonshёm”, sa nuk m’u ça zemra. Nuk dija si tё veproja e nuk pyesja dot askёnd, kёshtu qё bёra nё kokёn time. Shkova ta shikoja me sytё e mi kur tё takoheshin. Ishte njё gjё e tmerrshme tё shikoje dashurinё tёnde mё tё madhe tё puthej me njё tjetёr. U futa nё lokal e xhindosur. Ajo mё shihte nё sy e nuk fliste, ndёrsa ai mundohej tё mё qetёsonte. Nejse, nuk dua ta kujtoj atё skenё, sepse edhe pas kёsaj kohe tё gjatё, mёrzitem shumё.
Megjithatё, unë vendosa tё mos ua thoja fёmijёve. E dija se atyre do t’u bёnte shumё keq njё gjё e tillё. I tregova vetёm njё shoqes sime e cila mё thoshte ta ndaja urgjentisht, por unё nuk e bёja dot njё gjё tё tillё. Tani e kuptoj se bёra shumё gabim qё nuk e bёra; do tё kishte qenё mirё pёr tё gjithё. Unё isha shumё e stresuar dhe kjo reflektohej te fёmijёt që nuk e dinin se pse unё isha bёrё ashtu, ndaj mё fajёsonin mua. Vajza, që ishte adoleshente, e tregonte hapur se nuk mё duronte dot. Ajo ankohej se po i prishja jetёn dhe se po ndikoja nё sjelljet e saj, ndёrsa djali dhe vajza tjetёr ishin tё vegjёl dhe nuk e shprehinin me fjalё atё qё ndjenin, por unё e kuptoja se edhe ata ishin tё mёrzitur me mua. Burrin e kisha justifikuar se kishte dalё jashtё shtetit dhe nuk do tё vinte pёr disa muaj, kёshtu qё ai doli “i larё” para fёmijёve.
Sigurisht, dikush do tё pёrfitonte nga kjo mёrzi e imja dhe ai ishte njё shok me tё cilin kisha punuar mё parё. E takova rastёsisht, kur po pija kafe me mbesёn time. Ai na pagoi kafet dhe shkёmbyem numrat e telefonit, siç ndodh gjithmonё.
Nё fakt, sapo u ndamё, e harrova, por pas tre ditёsh, ai mё mori nё telefon dhe mё ftoi pёr njё kafe. Ai mё kishte kёrkuar t’i jepja njё mendim pёr nё punё, meqenёse isha shumё e aftё nё atё lloj pune, por gjatё bisedёs mё tha se nuk mё shihte aq tё gёzuar sa isha gjithmonё.
– Nё fakt, nuk kam qenё mirё… – i thashё.
– Mos je sёmurё? – mё pyeti ai, që dukej shumё kurioz tё mёsonte se ç’hall kisha.
– Jo, jo, jam mirё, por kam pak probleme familjare. Ashtu si të gjitha çiftet… – pёrgjithёsova unё, sepse nuk doja tё tregoja shumё gjёra.
Ai u mundua ta fshihte “kёnaqёsinё”, por mezi ia arriti.
– Po pse janё shokёt? – tha qetё-qetё. – Mё trego si mund tё tё ndihmoj.
– Oh, faleminderit! Çdo gjё ёshtё nё rregull… – i thashё me njё ton qё tё linte të kuptoje se nuk duhet tё futej mё thellё.
Ai u zmbraps dhe ndёrruam temё. Pasi u ndamё, e kuptova se bëra mirё qё bisedova me tё dhe e ndjeva veten mё mirё pas gjithё asaj kohe tё gjatё. Shkova nё shtёpi dhe fёmijёt e vunё re menjёherё ndryshimin nё humorin tim. Ai mё mori përsëri nё telefon dhe pak nga pak, ia tregova atё qё mё kishte bёrё burri. Ai mё pёrkrahu dhe mё dha shumё kurajo, duke më thënë se nuk e meritoja gjithё kёtё. Kёshtu, me fjalё tё bukura, mё tёrhoqi drejt vetes.
Ai kishte njё gjё tё veçantё, ndryshe nga tё tjerёt, sepse nuk mundohej as tё tё puthte e jo mё gjё tjetёr. Edhe pse filluam tё dilnim shpesh dhe tё flisnim nё telefon shumё gjatё, ai nuk po zgjatej mё tepёr dhe kjo ishte njё pikё qё unё e vlerёsoja shumё sepse dihet, moshёs sonё tё gjithё i kёrkojnё gjёra tё tjera sapo ta takojnё herёn e dytё.
Papritmas, njё ditё, kur erdha nga puna, e gjeta burrin nё shtёpi. Kishte muaj qё nuk kishte ardhur. Vetёm fliste me vajzёn e madhe nё telefon dhe asgjё mё shumё. Fёmijёt e kishin rrethuar dhe e po e puthnin me shumё mall. Unё e kisha mbuluar tradhtinё e tij dhe largimin e kisha quajtur si emigrim nё Itali, prandaj dhe fёmijёt ndjeheshin ashtu. Nё çast, m’u duk sikur m’u pёrmbys toka poshtё kёmbёve. Nuk reagova para fёmijёve dhe ia dhashё dorёn, por jo ashtu siç duhet. Fёmijёve u ra nё sy kjo dhe sigurisht, fajtore mё nxirrnin vetёm mua.
Kur fёmijёt fjetёn, u ula nё divan dhe mbusha dy gota verё. Ai u habit se si unё kisha filluar tё pija verё. Ai asnjёherё nuk ishte marrё me mua seriozisht dhe nuk mё kishte bёrё qё tё pija njё gotё me tё nё darkё, duke folur sё bashku. Ishte tjetri qё mё kishte bёrё tё mё dukej vetja me vlerё. Njёherё, nё njё libёr, kam lexuar: “Ai njeri qё tё bёn tё dukesh mё i mirё nga ç’je, tё dashuron”.
Ai e filloi bisedёn normalisht, sikur tё mos kishte ndodhur asgjё. E dёgjova pёr pak minuta dhe pastaj e ndёrpreva.
– Tё lutem, ji njёherё nё jetёn tёnde ashtu si duhet!
– Pse, si jam? – ulёriu menjёherё, sepse nuk e priste njё reagim tё tillё nga unë.
– I pafytyrё! – kjo fjalё mё doli jo qёllimisht nga goja dhe as vetё nuk e di ku e mora atё guxim.
– Me kё flet ashtu ti?! – tha ai dhe u ngrit nё kёmbё tё mё rrihte. Nё atё çast, nga zhurma e madhe ishin ngritur fёmijёt dhe ai uli dorёn e u kёrkoi falje atyre. U ul dhe mё kёrkoi falje dhe mua.
I vura pёrsёri fёmijёt nё gjumё dhe fjeta edhe unё me ta, qё tё shmangia çdo konflikt. Tё nesёrmen ai nuk ishte ngritur kur unё u largova pёr nё punё dhe fёmijёt pёr nё shkollё. Kur erdha nё shtёpi pasdite, i thashё se do të shkoja ca ditё me pushime vetёm. Ai nuk kundërshtoi. Mё pyeti se me kё dhe unё i thashё me njё shoqe.
Nё tё vёrtetё, shkova me shokun e ri dhe ia kaluam shumё mirё. Ishin 5 ditё tё mrekullueshme. Ai mё donte dhe unё e doja… Nuk e doja sa më donte ai, por ai kujdesej aq shumё pёr mua dhe mё trajtonte si njё princeshё. Nga kjo, unё u marrosa pas tij. E kisha dashur gjithmonё burrin tim, por ai nuk kishte treguar asnjëherë ndonjё interes tё veçantё pёr mua. Ai nuk ishte pёrkujdesur pёr mua as kur isha e sёmurё, por unё nuk e kuptoja, sepse isha e dashuruar verbёrisht me tё.
Kur u ktheva nё shtёpi, i kёrkova menjёherё divorcin. Ai u largua nuk e di pёr ku. Vajza e priti shumё keq kёtё, madje mё akuzoi se fajtore isha unё, si gjithmonё, mirёpo tani isha e lumtur dhe mendoja se krahas lumturisё sё fёmijёve, duhet tё shihja e tё mendoja edhe pёr lumturinё time. Me kalimin e kohёs, vajza dhe fёmijёt e tjerё do tё mё kuptonin. Procedurat e divorcit donin shumë kohë që të pёrfundonin dhe unё nuk doja tё bija nё sy se kisha njё tjetёr gjatё kёsaj kohe. Flisja vetёm nё telefon me tё.
Njё ditё, ai mё mori qё nё mёngjes herёt. Akoma nuk isha zgjuar dhe mё zgjoi zilja e telefonit. Zёri i tij i ёmbёl ishte bёrё zilja ime e zgjimit.
– Do të nisem pёr rrugё e ndoshta nuk vij dot pasdite qё tё të uroj ditёlindjen, por do tё tё marr nё telefon – tha ai pasi mё kishte dhënë njё pёrshёndetje tё mrekullueshme. Ai gjithmonё mё thoshte fjalё shumё tё ëmbla nё mёngjes nё telefon qё ta nisja ditёn mbarё.
– Do mёrzitem pa ty sot…
– Jo tё lutem, mos u mёrzit se do mundohem tё mbaroj punё dhe tё vij. – më tha.
Folёm edhe pak dhe ai mё kujtoi se duhej tё ngrihesha e tё bёhesha gati pёr nё punё. E kishte gjithmonё zakon tё mё kёshillonte dhe tё mё tregonte se si do tё veproja, mirёpo fatkeqësisht, ajo qe telefonata e fundit që bëra me të. Ai gjeti vdekjen nё atё aksident duke u kthyer qё tё ishte me mua nё ditёlindjen time. Nga lodhja e rrugёs sё gjatё dhe nga nxitimi pёr tё qenё me mua, makina e tij doli nga rruga dhe ai nuk mundi tё shpёtonte. As nuk arriti nё spital. Pёr mua, kjo qe njё dhimbje e papёrballueshme.
Meqё kishim punuar bashkё, i shkova nё varrim dhe ishte njё dhimbje tё cilёn nuk e mendoja kurrё se do ta kaloja. U ktheva nё shtёpi dhe i kёrkova shefit disa ditё pushim, duke i thёnё se kisha njёrin nga fёmijёt e sёmurё. Rrija gjithё ditёn shtrirё nё shtrat dhe nuk gjeja asnjё pretekst pёr t’u ngritur e pёr tё dalё. Mendoja se ai aksident u bё pёr shkakun tim. Po tё mos i kisha thёnё tё vinte e po tё mos ishte ditёlindja ime, atё ditё ai do tё ishte gjallё. Kёto mendime mё mbajtёn shumё kohё peng.
Njё ditё, vajza ime mё mori nga krevati dhe mё futi nё dush me gjithё rroba. Mё la ashtu e mё thoshte:
– Jemi ne kёtu. Na shiko. Na duhesh ti. Jemi tё tutё.
Dhe, sё bashku me djalin e vajzёn tjetёr, ata rrinin nё prag tё banjos. Atёhere i thirra mendjes dhe reflektova. I pёrqafova fёmijёt e mi dhe kuptova se nuk ka asgjё mё tё rёndёsishme se ata, mirёpo zemra ime ishte dhe ёshtё bosh. Mё vjen shumё keq pёr veten qё humba njё njeri qё nuk besoj se do ta zёvedёsojё ndokush, pёr mёnyrёn e sjelljes dhe pёr mёnyrёn se si mё dashuroi. Por, kjo ёshtё jeta, nё fund tё fundit.