Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A shërohet Parkinsoni?

– Doktor Abazi së pari, ju përshëndes.

Do t’ju lutesha të më thoni pse lind sëmundja e Parkinsonit? Nga se shkaktohet dhe çfarë moshash kap?

Si mund ta parandalojmë dhe a është e trashëguar? A kurohet si sëmundje? Faleminderit.

Advertisement

Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: 0696524440:- Përshëndetje zonjë e nderuar, në lidhje me shqetësimin që keni do t’ju shpjegoja se sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje degjenerative e trurit, e cila kanë në bazë vdekjen progresive të qelizave të trurit, në një zonë të caktuar të trurit. Këto qeliza janë përgjegjëse për prodhimin e Dopaminës, e cila është një neuro-transmetues shumë i nevojshm për funksionin normal të trurit dhe levizjeve dhe si pasojë ka një çrregullim të funksionit të trurit, i cili manifestohet me një ngathtësim progresiv në lëvizje, si dhe ngurtësim të trupit. Në fazat e mëvonshme të sëmundjes, preken edhe funksionet superiore, duke shfaqur probleme me kujtesën dhe me sjelljen.

Në përgjithësi preken moshat mbi 60 vjeç. Por, në disa raste, parkinsoni mund të fillojë që në moshën 30-40 vjeç, sidomos në format gjenetike. Ka shumë shkaqe, duke filluar nga format gjenetike (të trashëguara) deri në faktorët ambientale (toksinat, stresi, mënyra e ushqyerjes, profesioni, stresi oksidativ, etj). Përveç sëmundjes së parkinsonit, janë edhe sindromat parkinsonike, të cilat janë si pasojë e dëmtimeve të ndryshme të trurit (aksidentet cerebro-vaskulare, traumat, etj) imitojnë simptomat e kësaj sëmundjeje. Trajtimi i kësaj patologjie është kryesisht simptomatik. Nuk ka kurë, por mund të përmirësohet gjendja e pacientit, dhe të përmirësohet cilësia e tij e jetesës. Medikamentet fokusohen në atë që mungon: Dopamina. Në këto kushte medikamentet bazë janë:

– Levo-Dopa (Madopar, Sinemet)

– nxitësit e Levo-Dopa (Ropiniroli, Pramipexole)

– Inhibitoret e MAO-B (Seleginie, Phenelzine, etc.)

– Preparatet anti-kolinergjike (Trihexyphenidil, Benztropine)

Gjithashtu një rol të rëndësishëm ka dieta (e pasur me fruta e zarzavate të fresketa, të cilat përmbajnë anti-oksidante). Nëse këto terapi dështojnë, janë edhe trajtimet invazive, duke filluar nga Deep Brain stimulation deri tek kirurgjitë, të cilat kanë në bazë përmirësimin e klinikës së pacientit. Gjithsesi, ecuria e Sëmundjes së Parkinsonit është progresive, pavarësisht terapive të mësiperme, duke çuar drejt vdekjes pas 15-20 vitesh. Shpresoj që ky informacion të ketë shuar deri diku kureshtjen tuaj. Mbetem në dispozicion për pyetje të mëtejshme. Mund të më telefononi në numrin në dispozicion nëse dëshironi!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ka rrezik operacioni me rreze?

Next Post

A është i dëmshëm zbardhuesi i dhëmbëve?

Advertisement