Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 këshilla për t’u dobësuar, pa dietë

Shpesh, dietat janë frut i modës së momentit (si ajo Dukan, Master Cleanse, etj.) dhe më shumë se kilogramët, kanë tendencë të reduktojnë llogarinë bankare të atyre që i ndjekin.

Jo rastësisht, studimet e fundit e kanë spostuar vëmendjen jo më se sa ha, por ku ha dhe, mbi të gjitha, me kë.

Të përdorësh një pjatë të vogël, në vend të një pjate gjigande ose të pish ujë para se të hash kanë dhënë tashmë efektet e tyre në rënien në peshë.

Advertisement

Është zbuluar gjithashtu se të ngrënët në shtëpi dhe jo në restorant, ose zgjedhja e njerëzve të duhur me të cilët të hash në tavolinë, të ndihmon të mos e rëndosh shumë peshoren. Ja disa këshilla që duhet t’i mbani mend nëse doni të bini në peshë:

1. Përdorni një pjatë më të vogël

Një studim i Universitetit të Kornellit ka treguar se sasia e duhur e ushqimit, e vënë në një pjatë të madhe, të bën të mendosh se je duke ngrënë më pak, pra, të shtyn të marrësh prapë. Kështu, nëse zgjedh një pjatë të vogël, do të ndjehesh më e ngopur.

2. Përdorni një pirun më të madh

Një studim italian, i bërë mbi këtë argument, ka treguar se, nëse ha me pirunj të vegjël, ke tendencë të konsumosh më shumë ushqim, sepse ke përshtypjen se nuk ngopesh aq sa duhet.

3. Ha me burra, nëse je grua dhe anasjelltas

Sugjerimi vjen nga psikologia Meredit Jung, që mbështet teorinë se kur një grua ha duke patur një burrë para, ka tendencë të kufizojë porcionet për t’u dukur më joshëse (megjithëse burrave nuk u pëlqejnë gratë që porosisin vetëm sallatë).

4. Lexoni etiketat

Gjatë një studimi të Qendrës së Kërkimeve Fred Huçinson në Siatëll, është zbuluar se ata që lexojnë etiketat me informacionin mbi kaloritë e ushqimeve, kanë tendencë të hanë 5% më pak se ata që nuk i lexojnë.

5. Pi ujë para vakteve

Një studim 12 javor i bërë me 48 persona të moshës 55-75 vjeç, ka konfirmuar se pirja e dy gotave uji para çdo vakti të bën të biesh në peshë mesatarisht, 2 kilogramë.

6. Evitoni dritën e ndezur gjatë natës, qoftë kjo e televizorit, apo e kompjuterit

Më mirë flini në errësirë të plotë. Në këtë mënyrë, evitoni të shtoni 5% më shumë në peshë (eksperiment i bërë me minjtë).

7. Evitoni tundimet

Me pak fjalë, mos mbani në shtëpi karamele e çokollata dhe mbani pranë fruta, karota, domate, kastraveca, etj.

8. Kujdes me miqtë që mbani pranë

Gjatë një studimi të Universitetit Shtetëror të Bufalos, në SHBA, është vënë re se fëmijët kanë tendencë të hanë më shumë nëse janë me persona që i njohin, sesa me të huaj dhe kjo vlen edhe për të rriturit.

9. Qëndrojuni larg shokëve që janë shumë të dobët, por hanë shumë

Gjatë një studimi të publikuar në Gazetën e Kërkimeve mbi Konsumatorin ka dalë se ata që shkojnë në kinema me shokë të dobët, por që kanë oreks, kanë tendencë të hanë më shumë sesa kur shkojnë me një shok të shëndoshë, që ha po aq.

10. Gjatë vaktit, evitoni shikimin e reklamave me ushtrime fizike dhe palestër

Kjo tezë mbrohet nga një studim i Universitetit të Ilinoisit që thotë se nëse kur je duke ngrënë, sheh reklama me palestër dhe fizkulturë, shtyhesh të hash më shumë. E njëjta gjë ndodh nëse bën aluzion për fizkulturën, kur je në tavolinë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të sillemi me një fëmijë shumë të lëvizshëm?

Next Post

Astrologia shpjegon...!

Advertisement