Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje seksologut..!

– Kam shumë ankth kur bëj seks me të dashurën dhe e ndjej që edhe ajo ashtu ndihet. A është normale kjo gjë?

– S’e kuptoj plotësisht natyrën e ankthit te ju, megjithatë ndodh shpesh që seksi, përveç kënaqësisë, shoqërohet edhe me ankth që ka të bëjë me frikën, për arsye të ndryshme. Meshkujt mund të kenë ankth që të duken sa më mirë në sy të partneres, për madhësinë e organit të tyre seksual, për mbajtjen e ereksionit sa më gjatë, por dhe frikësohen për ejakulim të parakohshëm. Ndërsa, frika te femrat ka të bëjë me arsye të tjera, duke filluar nga frika e shtatzanisë, e kënaqin ose jo partnerin, a janë tërheqëse etj. Duhet t’i largoni këto ankthe sepse vetëm sa e largojnë dhe e zbehin kënaqësinë që sjell marrëdhënia seksuale.

– Jam një grua lehonë, s’ka shumë kohë që kam lindur (2 javë, për të qenë e saktë). Im shoq më kërkon të kryejmë marrëdhënie seksuale, por unë kam frikë, plus që kam sekrecione. A është normale të bësh seks në këtë periudhë?

Advertisement

– Problemin për të cilin na flisni, nuk e keni vetëm ju. Shumë meshkuj s’duan t’ia dinë për dhimbjet, gjendjen ose sekrecionet që ka një femër pas lindjes dhe kërkojnë të kryejnë marrëdhënie me të. Marrëdhëniet seksuale në këtë periudhë, siç është lehonia, duhen kryer duke respektuar njëri-tjetrin dhe nuk duhen imponuar, edhe pse femra si natyrë, përgjithësisht, nuk ia prish mashkullit, pavarësisht frikës që ka. Në fakt, ky është një gabim sepse në këtë fazë, femra nuk është ende e përgatitur për të rinisur jetën seksuale. Si rregull, si nga ana mjekësore, ashtu edhe nga ajo psikologjike, koha e lehonisë zgjat 5 javë. Femra në këtë periudhë është shumë e brishtë. Ndoshta nuk ka dhimbje, ama ka shumë sekrecione, është e lodhur psikologjikisht, është e emocionuar për lindjen e fëmijës, pra, çdo veprim i marrë me imponim, mund ta lëndojë dhe dëmtojë shumë lehtë atë, jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe psikologjike. Kur meshkujt janë shumë të lodhur apo të stresuar, kur s’kanë dëshirë të bëjnë seks, femrat nuk ua imponojnë një gjë të tillë, përkundrazi, u qëndrojnë afër dhe i respektojnë. Nëna lehonë ka sekrecione të vazhdueshme, të cilat reduktohen me kalimin e javëve dhe marrëdhëniet seksuale në këtë periudhë janë më të rrezikshme, edhe për faktin se trupi i femrës është më i predispozuar ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Unë do t’ju thoja që edhe nëse femra ka dëshirë për seks në këtë periudhë dhe pranon pa problem, të mos e kryeni këtë veprim. Jini të duruar nëse nuk doni që të dëmtohet partnerja juaj.

– Duke luajtur top dy ditë përpara, një nga lojtarët më goditi me top padashje tek organet gjenitale dhe ndjeva pak dhimbje. Duhet të shqetësohem?

Testi është një figurë gjeometrike në formën e vezës. Zakonisht, i këshillojmë meshkujt t’i shohin herë pas here me vëmendje testet e tyre, duke i prekur nga jashtë. Në momentin që hasin diçka të pazakonshme, si për shembull ndonjë kokërr, enjtje, apo shohin të nxira, ata duhet të paraqiten menjëherë te mjeku androlog, pasi kjo mund të bëhet shkak për ndonjë patologji të vështirë për t’u kuruar në të ardhmen. Në rastin tuaj konkret, keni arsye përse të shqetësoheni, madje unë ju them se duhet të ishit vizituar menjëherë. Ju keni dhimbje dhe përsëri nuk keni marrë një hap drejt andrologut? Vizita është e domosdoshme; mos e lini pas dore. Ajo është një zonë shumë delikate dhe duhet kontrolluar herë pas here edhe në rastet kur s’keni të bëni me incidite të tilla kur vizita tek mjeku androlog është e domosdoshme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpirti i tij jeton pranë meje...

Next Post

Si ta prekësh një burrë të zhveshur?

Advertisement