Skicë nga Jakup Gjoca
Të preka lehtas me majat e gishtërinjve me frikën mos të trembja,
paskëtaj, të ledhatova flokët e tua… Nga prekja ime aromë u çlirua nga trupi
yt sa unë u deha
dhe humba logjikën… Të putha në Qafë..
Duart e mia rrëshqitën pa frena mbi lëkurën tënde Derisa u aksidentuan mbi
kodrat e gjinjve të tu… Ishte tronditje kaq e madhe, sa trupi im u thërmua i
tëri në mornica…
Dhe unë ngrita Sytë e mi, Duke parë Sytë
e tu dhe pashë brenda tyre dy re të detit të egërsuar nga furtunat… U buzëqesha
syve të tu nga ato buzëqeshje enigmatike
edhe për vetë mua… Ndera dorën time
dhe kapa dorën tënde, duke dashur të të shpëtojë nga zemërimi i syve të tu doja
të zbutja furtunën e syve të tu për të sosur vetveten time… Dhe i ankorova
duart e tua tek buzët e mia…. E dija E puthura zbut çdo shtrëngatë në sytë e
një gruaje, si bregu që qetëson stuhitë e dallgëve… Po Sytë e tu rrufe
shkarkuan: – Cili je Ti që guxon të më prekësh
kaq thellë, derisa edhe puthjen Të ma
rrëmbesh? Por, sikurse edhe deti sado fuqi ka në dallgët me stuhi fuqitë e lënë
sa mbrin në breg edhe Ti më lejove Të të puthja
edhe herën e dytë….E, unë atëçast e
kuptova heshtjen tënde dhe, duke të pushtuar Të tërën, më duart e mia
përreth Qafës tënde të psherrëtita:-
Shikomë! Këtu jam!
Përgjithmonë do jem këtu të të dashuroj!
Erdha që të jetoj. Që të jem në Jetën Tënde. Çfarëdo
që të më thuash! Çfarëdo që të besosh!
Gjithçka do bëj
që të më besosh që të të dëftoj se do
jem këtu, pranë Teje…Edhe nëse do të duhet të të mungoj ndonjëherë, njëfarë
ndërkohe të rri disa kilometra larg teje Porse do vij dhe do bëjmë të gjitha
ato që dëshirojmë! Sepse të dashuroj! Je njeriu Im. Sytë e tu qeshën. Më
besuan. Nuk tremben më. Dhe u hodhe e tëra në përqafimin tim duke vulosur
fjalët e mia me të puthurat e tua, sa plagose edhe buzët e mia! Dhe më the
:- Do jem zjarri yt! Do jem edhe dhimbja
jote!