Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Astrologia shpjegon...!
Kam probleme të mëdha..!

Kam probleme të mëdha..!

– Përshëndetje Doktor Evi! Jam në burg dhe dua edhe 3 vjet që të dal. Para se të bija në burg, kam patur probleme me spermatozoidet për të pasur një pasaardhës dhe më duhej të kurohesha, por fatkeqësisht, përfundova në burg dhe ngeli kura në mes.

Me ç’lloj medikamenti mund të mjekohem ose të mbrohem, se vizitat mjekësore tashmë janë të pamundura? Pres përgjigje sa më shpejt sepse po e vuaj shumë këtë gjë. Faleminderit.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:- – Së pari, më vjen keq që ndodheni në një vend të padëshiruar. Në lidhje me problemin tuaj, që të mjekosh një person që ka probleme me infertilitetin, duhet që personi në fjalë të ketë një marrëdhënie seksuale të vazhdueshme me bashkëshorten e tij, pa ndërprerje, për një periudhë të paktën 3-6 mujore. Gjatë kësaj periudhe, ky person nuk duhet të jetë larg shtëpisë, siç është emigracioni apo në situata të tjera, siç jeni ju. Skemat e mjekimit në këto raste, vazhdojnë 3-6 apo 9 muaj. Këto skema mjekimi japin efekt, pra, shtojnë numrin e spermatozoideve, lëvizshmërinë dhe aftësinë e tyre për të fekonduar vezën gjatë periudhës së marrjes së mjekimit. Mashkulli, gjatë kësaj kohe, duhet të jetë edhe nën kontrollin e mjekut, duke iu nënshtruar analizës së spermogramës, për të parë efektshmërinë e preparatit, pra, për rritjen e cilësisë të spermatozoideve.

Advertisement

– Në rastet kur një mashkull ka arritur cilësinë te spermatozoidet dhe pritet në atë periudhë rezultati i mjekimit, pra, shtatzania e për një arsye apo një tjetër, e ndërpret mjekimin, ky pacient, pas 3-4 muajsh, kthehet në gjendjen e fillimit, para mjekimit. Pra, me ndërprerjen e mjekimit, ndërpritet stimulimi i spermatozoideve. Do t’ju kisha thënë që për ju, në gjendjen ku jeni, me kontaktet që mund të realizoni me gruan tuaj të paktën një herë në dy javë (pra, akte seksuale) mundësitë jnë shumë të pakta për të patur një efekt, aq më tepër që mjekimi jepet në bazë të një analize, pra, spermogramës, kështu që do t’ju thosha të qetësoheni dhe ta merrni shtruar, që në momentin kur të dilni nga ai vend, të tentoni sërish për të filuar mjekimin dhe realizimin e një pasaardhësi. Nuk ka kura me korrespondencë, për arsye që tashmë i thashë më sipër.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon...!

Next Post

Advertisement