Rubrika “Java e ..” zgjedh këtë herë këngëtaren Silvana Rusi, e cila ka pasuruar tregun muzikor shqiptar me prurje shumë të bukura, ku kujtojmë klipin e fundit “Kriminale” që pati një impakt shumë të këndshëm tek publiku. Me Silvanën kemi folur për javën e saj e na ka treguar si janë 7 ditët e angazhimeve, argëtimit, muzikës live ku performon pothuajse çdo natë..! Lexim të këndshëm!
E hënë
Fabjola Kuburi:- Që të të nisë java mbarë, duhet…
Silvana Rusi:- E hëna për mua është dita më e bukur në botë(qesh) , për arsyen se fillon dita ime e pushimit.
– ..atëherë na trego si nis java për ty zakonisht?
– Java ime nis ndryshe nga të tjerët, unë e nis të mërkurave duke qenë se atëherë filloj edhe netët e live-it deri të dielën, më pas siçe thashë e heëna dhe e marta janë fundjavë për mua sepse pushoj por gjatë kësaj kohe unë jam çdo ditë në mësim në fakultet. E lodhshme ë?
– Goxha impenjative! Është edhe për ty e hëna dita më e keqe e javës (siç mendojnë të gjithë)?
– Në fakt kam qejf që gjërat t’i mbaroj por duke qenë se s’kam shumë kohë gjatë javës ato i le zakonisht të hënave ose të martave që kam më tepër kohë të lirë. Gjithsesi, çdo gjë varet në bazë të rëndësisë së asaj që duhet të bëj e nuk mundet t’a lë për një moment të ngeshëm kur duhet bërë në kohë.
E martë
– Dita e martë është cilësuar edhe si ditë tersi. A është për ty kështu?
– Zot na ruaj!(Qesh) Jo, jo është ditë si gjithë të tjerat.
– E marta është edhe dita kur shkohet te Kisha e Laçit . Sa herë ke qenë atje?
– Në fakt i përkas besimit musliman por kam qenë vetëm një herë kur isha e vogël në Kishë të Laçit
– Puna/ veprimi që lë për të bërë zakonisht të martave?
– Të martave zakonisht lë takime pune por edhe qejfi si të jetë!
– Nëse është e martë dhe data 13 , zgjedh të mos dalësh fare nga shtëpia apo nuk je supersticioze?
– Jo, s’jam fare supersticioze s’i shoh këto gjëra jam e qetë!
E mërkurë
– Çfarë ka në planet e tua për të mërkurën e kësaj jave?
– Të mërkurave mua më fillon java në fakt që filloj punën, por që s’po mbaj mend gjë po do ketë patur patjetër, se di ngaqë jam në punë dhe nuk organizohem jashtë këto ditë!
E enjte
– Të enjtet e tua të zakonshme janë të mbushura me…
– Ky lloj pyetësori qenka shumë interesant vërtet..! Të enjteve janë zgjohem vonë dhe kafen e mëngjesit i bie ta pi pasdite!(Qesh)
– Kafen e mëngjesit zgjedh ta pish në shtëpi apo jashtë? Personi i parë që mendon të telefonosh për ta takuar të enjten?
-Zakonisht e pi me motrat e mija ose me vajzat e shkollës. Me këtë rast edhe i telefonoj!(Buzëqesh)
E premte
– Erdhi fundjava… Mendon të ikësh diku për një gotë verë, çfarë lloji vendi preferon?
– E premte ajo është gjithmonë mbrëmje muzikore live dhe s’kam shumë hapsirë të organizohem por një gotë verë e pi në restorantet që frekuentoj më shpesh!
E shtunë
– Një e shtunë energjike do të ishte…
– E shtuna është super e ngjeshur si e premtja me live-t dhe s’kam përsëri shumë hapësira por me energjike se sa kaq s’do doja se s’do mundeshim!(Qesh)
– Ndodh që gjatë kësaj dite t’i futesh pastrimit të shtëpisë me themel?
– Zakonisht më ndihmon mami dhe s’më le që t’i hy shtëpisë për fat të mirë.(Buzëqesh)
E dielë
– Një e dielë e zakonshme për ty është një e dielë “parazite” pa bërë asgjë apo mbaron punët që ke lënë përgjysëm gjatë javës?
– E diela prap është me mbrëmjet live, njësoj por mezi pres t’a mbaroj që teë vijë e hëna dhe të pushoj(Qesh)
Çfarë zgjedh Silva?
– Cilën ditë zgjedh për të rregjistruar një këngë të re?
– Për të regjistruar një këngë të re zgjedh të marteën; atë ditën e tersit (Qesh)
– Po për të xhiruar një klip?
– Për klip varet çfarë dite i bie por preferoj peërsëri të martën!
– Famën apo jetën e thjeshtë?
– Preferoj jetën e thjeshtë edhe pse fama ka avantazhet e saj!
– Këngën apo…këngën?
– Këngën dhe prap këngën
– Të jetosh pa e vrarë mendjen fare apo me frikën që të mos gabosh?
– Të jetoj pa e vrarë mendjen për idiotësira që më dëmtojnë mua, pa patur frikë nëse gaboj sepse nga ajo do mësoj!
– Të flasësh shumë apo sa më pak?
– Të flas sa të më dojë shpirti dhe ku duhet!
– Të harxhosh apo të kursesh?
– Uh të kursej, dua shumë të kursej… po krimbi s’të lë pa harxhuar!(Qesh)
– Të japësh dashuri apo të marrësh më shumë?
– Të marr e të jap, reciproke!