Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

I dhashë jetë burrit të të dashurës sime

Tё dashur lexues! Unё qё po ju shkruaj jam njё burrё tashmё rreth tё tridhjetave.

Historia ime, pavarёsisht se nuk pati fundin e pёrrallave, prapё se prapё ka lumturi brenda.

Unё banoj nё njё vend detar. Isha kthyer me pushime nga misioni ushtarak. Vija rrallё nё shtёpi me pushime. Më ka rritur babai, sepse nёna ime vdiq sapo unё mbusha 1 vjeç dhe babai nuk u martua mё. Ai ishte njё njeri jo shumё gazmor. Ishte shumё i heshtur dhe kur fliste, fliste vetёm pёr peshkimin, sepse me tё ishte marrё gjithё jetёn e tij, megjithatё, mua nuk mё kishte munguar asnjëherё asgjё. Teksa po bёja njё xhiro anёs detit, dёgjova njё tё bёrtitur:

Advertisement

– Kthehu kёtu!

Pashё dy djem qё po ndiqnin njё djalё tjerёr i cili i kishte rrёmbyer çantёn shoqes sё tyre. Djaloshi e hodhi çantёn nё ujё dhe u largua. Nuk e mendova dy herё dhe u zhyta nё det pёr tё kapur çantёn. Ia arrita qёllimit dhe, pasi dola nё breg, ia dorёzova njёrёs nga vajzat qё mё prisnin tё dilja, asaj qё kishte zgjatur dorёn. Ajo mё zgjati edhe njё herё dorёn, kёtё herё pёr tё mё falënderuar.

– Ju faleminderit!

– S`ka gjё! Nuk ishte ndonjё gjё e madhe. Mund ta bёnte kushdo…

– Jo kushdo, u treguat shumё i mirё. Nё çantё kam tё gjitha dokumentet, pasaportёn e çdo gjё.

Biseduam e ajo mё njohu me dy shokёt dhe shoqen e saj. Para se tё ndaheshim, ata mё ftuan tё takoheshim te njё lokal rinor ku do tё mblidheshin nё darkё. Pranova. Shkova nё shtёpi dhe u ula tё rrija nё divan afёr babait. Ai mё pyeti thatё se si ia kalova dhe sapo mori njё miratim nga unё se ia kisha kaluar mirё, vazhdoi rutinёn e tij duke parё televizor. Kёshtu i thashё se nё darkё do tё takohesha me disa shokё. Ai tha se do të bëja mirё tё argёtohesha. Ai nuk ma prishte asnjёherё. Nё orёn 8 fiks, unë isha afёr lokalit. Ata erdhёn tё gjithё sё bashku. U futёm nё lokal dhe zumё vend. Ajo u ul pranё meje. Filloi muzika dhe ajo mё ftoi tё kёrceja. Ishte shumё bukur. Mes shokёve tё saj, ishte Ardi i cili dukej se e pёlqente shumё dhe nuk ia ndante sytё, por ajo atё natё dukej sikur donte tё rrinte vetёm me mua dhe, me tё vёrtetё, kjo ishte njё mёnyrё shumё e mirё pёr mua që tё mё falënderonte. U kёnaqa shumё atё natё. Tё gjithё e vunё re qё ne tё dy ndiheshim shumё mirё me njёri-tjetrin.

Tё nesёrmen u takova pёrsёri me tё. Ajo ishte sё bashku me shoqёrinё dhe pёrsёri rrinte vetёm me mua. Kёshtu, ne tё dy u afruam shumё, mirёpo erdhi koha kur leja ime mbaroi. I premtuam njёri-tjetrit se do t`i shkruanim letra.

Pavarёsisht se tani ёshtё koha e internetit, ajo mё kishte thёnё se kishte shumё dёshirё kur priste me padurim postёn qё do tё sillte letrat. Dhe mua m`u duk mendim shumё i mirё. Diçka ndryshe. Ashtu bёmё. U lidhёm shumё. Unё ndjeja shumё pёr kёtё vajzё. Pas mbarimit tё misionit, u ktheva nё shtёpi. Ajo jetonte nё njё qytet tjetёr, kështu qё edhe mua me duhej tё shpёrngulesha. Morёm njё shtёpi me qira dhe filluam bashkёjetesёn. Ishte shumё bukur deri kur mua mё caktuan tё merrja pjesё nё njё mision me forcat e NATO-s. Ajo nuk mё ndaloi. Tashmё, ajo kishte mbaruar shkollёn dhe sapo ishte futur nё punё. Misioni zgjati shumё. Pёrsёri i shkruanim njёri-tjetrit, mirёpo letrat filluan tё ndryshonin. Ajo mё thoshte se u bё kohё e gjatё qё ishim larg, e kishte tё vёshtirё tё jetojnte vetёm, tё shtynte netёt vetёm etj, etj. Unё mundohesha ta mbaja me shpresa se edhe pak do tё lirohesha dhe atёherё nuk do tё kishim mё pengesё, por letrat e saj filluan tё rralloheshin, derisa kuptova se ajo nuk kishte ç’tё shkruante mё. Në letrën e fundit, ajo mё thoshte se kishte vendosur ta shkёpuste lidhjen tonё. Ishte shumё tronditёse pёr mua, megjithatё, erespektoja mendimin e saj. Kёshtu, u ndamё, por nё zemrёn time nuk mund tё hynte mё askush. Misioni zgjati, por nё fund edhe unё isha i lirё. U ktheva nё shtёpi, por pas tre javёve, mё vdiq babai. U mёrzita shumё dhe nuk kisha me kё ta ndaja kёtё mёrzi. Vendosa tё shkoja tё takoja atё, sepse ajo ishte njeriu i cili mund tё mё qetёsonte. Kёshtu bёra.

Shkova drejt e në qytetin e saj. Meqenëse ishte njё qytet i vogёl, u futa tё nё njё lokal ku mora vesh çdo gjё pёr tё. Ajo ishte martuar dhe jetonte nё njё shtёpi tё bukur. Vendosa tё shkoja e ta takoja. Nё fund tё fundit, mund ta takoja si shoqe dhe jo si ish-e dashura ime. Trokita nё derё dhe ajo shtangu kur mё pa. M’u hodh nё krahё. Ishte pёrqafimi qё kisha kohё qё e ёndёrroja. Mё ftoi tё futesha brenda. Nё fakt, nuk doja sepse mund tё vinte i shoqi, por ajo kёmbёnguli.

– U lirove? – mё pyeti.

– Po. Tani do tё merrem me punё tё tjera, por para se tё filloja punё, erdha tё tё pёrshёndesja. Mё kishte marrё malli shumё pёr ty. – i thashё.

Ajo uli kokёn.

– Edhe mua mё kishte marrё malli – tha – tё them tё drejtёn…

– S’ka gjё – nuk e lashё tё fliste – nuk ke pse justifikohesh. Çdo gjё qё bёre unё ta fal sepse tё kam dashur dhe tё dua ende. Erdha vetёm tё tё shihja.

– Po babai, si ёshtё? – më pyeti.

– Babai ka vdekur!

– Oh, mё vjen shumё keq. E di që ke patur njё lidhje tё veçantё me tё.

– Po… u mёrzita shumё.

Nuk i thashё se pёr shkak tё kёsaj mёrzie shkova ta takoja sepse ishte njeriu që mund tё mё kuptonte mё mirё. Folёm edhe pak pёr babain dhe pёr gjёra tё tjera, nё pёrgjithёsi. Unё, nё fakt, po rrija me frikё sepse mund tё vinte i shoqi dhe tё na gjente, por ajo pa orёn dhe tha:

– Do tё vish me mua nё njё vend?

– Posi – i thashё.

Dolёm tё dy dhe po ecja me tё. Nuk e dija ku po shkoja. Bisedonim rrugёs, por mendja mё rrinte te vendi ku do tё shkonim. Ajo ndaloi para spitalit dhe u futёm brenda. Nё katin e dytё, mё tha tё shihja te xhami. Nё krevat ishte shtrirё Ardi, shoku i saj qё kisha besuar gjithmonё se e donte shumё. Ai ishte burri i saj. Nё fakt, mё kishte shkuar mendja shumё herё se ata tё dy mund tё ishin lidhur bashkё kur unё nuk isha.

– Ёshtё rёndё – tha ajo, duke mё ndёrprerё mendimet – Fundi i tij ёshtё shumё afёr.

Kёtё nuk e prisja, prandaj nuk munda tё flisja asnjё fjalё.

Ajo hapi derёn dhe u futёm brenda. Ai u kёnaq kur mё pa. Edhe pse qё nё fillim ishte i dashuruar me të, ai asnjёherё nuk mё kishte parё si armikun e tij.

U ula nё karrige dhe biseduam pёr shёrbimin tim ushtarak. I erdhi keq pёr vdekjen e babait tim. Mё pas dola dhe po prisja nё koridor, kur ajo erdhi e dukej se ishte shumё e prekur. Pёr sёmundjen e tij folёm gjatё gjithё rrugёs. Ai duhej tё ndёrronte palcёn dhe kjo kushtonte shumё. Duhet tё kurohej jashtё shtetit nё njё spital tё specializuar, por paratё nuk i kishin, kёshtu qё s`kishte zgjidhje. E pёrcolla deri nё shtёpi dhe unё u ktheva nё qytetin tim. Kur u nisa, mendoja çdo gjё tjetёr vetёm kёtё jo. Ajo, edhe pse u nda nga unё dhe dukej se akoma mё donte, prapё nuk ishte e lumtur. Sёmundja e Ardit kishte penguar familjen e saj tё jetonte ashtu siç duhej. U ktheva nё shtёpi dhe nuk mё hiqej nga mendja Ardi i shtrirё nё krevat. Atëhere, mendova njё zgjidhje. Babai im mё kishte lёnё njё shtёpi dhe shumё tokё rrotull saj. Firmat ishin nё garё se kush do tё ndёrtonte pallat aty. Unё dhe babai gjithmonё kishim menduar tё mos e jepnim pёr pallat sepse shtёpia jonё ishte shumё e vjetёr dhe e bukur, por para njё jete njeriu, shtёpia s’ёshtё asgjё, kёshtu qё ndihmova nё shёrimin e Ardit. Edhe pse e dija se vajza që doja nuk do tё ishte mё kurrё e imja nёse ai shёrohej, e bёra kёtё gjё me dëshirë të plotë dhe kurrë nuk i tregova se ia kisha dhёnё unё, kështu qё personi qё i kishte ndihmuar, mbeti anonim. Ajo ndoshta mund ta kishte kuptuar, por tё paktёn, jo drejtpёrsёdrejti. Kjo ishte historia ime e cila ju thashё se kishte fund tё lumtur, edhe pse jo pёr mua. Pas kёsaj mirёsie qё bёra, ndihesha sikur kisha rilindur. Çdo gjё e bёra pёr dashurinё…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ku kishte humbur? Rihanna rikthehet “fuqishëm”!

Next Post

Nga Dj ajo u bë kryeministrja dhe liderja më e re në botë

Advertisement