Këngëtari Endri Prifti ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti me policinë. Pas një kontrolli rutine, këngëtari të mirënjohur i është bllokuar makina. Ashtu si thotë edhe ai vetë në videon e publikuar prej tij, policia i ka konfiskuar makinën për faktin që kishte pirë 3 birra. “Shtet leshi! Bëra një koncert me 400 veta, erdhën 50 policë bënë terror në rrugë, “Ec përpara çfarë ke bërë”. Këtu është prostitucion, këta merren me mua se kam pirë tre birra”, ka thënë ndër të tjera këngëtari, i cili këtë herë ka qenë i nevrikosur me policinë, që ashtu si ai vetë thotë ditët e tjera i marrin 20 mijë lekë! Mbetet për t’u parë në vazhdim sesi do mbyllet kjo ngjarje..!