Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi!(30)

?????????????????????????????????????????????????????????

Vijim…!

7 prill 2010

– Të kërkojnë personalisht ty, – më tha Eftalia. – Është ai që të thirri para disa ditësh. I pëlqeve si duket. Mori ne telefon dhe më tha te jesh atje fiks ne orën 6.

Advertisement

“Prapë ai vogëlushi…”, thashë me vete dhe më hipi një e qeshur. Me siguri nuk kishte patur sukses me të dashurën dhe kërkonte përsëri ndihmë. Nejse, në orën 6 isha fiks përpara derës së tij. Ma hapi vetë ai. Ishte po ai, me po atë T-shërt të bardhe e ato syze miopësh, veçse ishte më serbes dhe nuk e mbante kokën ulur, por më shikonte drejt e në sy duke buzëqeshur.

– Prapë ti? – i thashë, duke qeshur.

– Nuk të thirra për të bërë seks, – tha ai, – por për të të falënderuar. Sot bëra dashuri me atë vajzën. Bëra dashuri tamam dhe ajo u kënaq shumë. Provuam edhe atë stilin që më mësove ti. Edhe unë u kënaqa shumë, ndaj të thirra, për të të falënderuar. Desha të të dhuroj edhe këtë – tha ai dhe më hapi para syve nje kuti bizhush me një varëse brenda. E hapa kutinë dhe pashë se varësja ishte vërtet shume e bukur. Dukej si flori i vertete, me nje gur diamanti bojeqielli te gdhendur bukur në formë kristali…

– Faleminderit, – i thashë, – por mos ia more mamit?

– Jo, jo, – tha ai, – e bleva me kursimet e mia.

– Faleminderit, – i thashë prapë, duke e puthur në faqe. – Është hera e parë që më bëjnë dhuratë kaq të bukur, por a më lejon të iki tani se po ndenja me shumë, jam e detyruar që të dorëzoj eurot në zyrë? Nëse rrimë më pak se dhjetë minuta te klienti, nuk dorëzojmë gjë…

– Nuk e dija, – tha ai, – po të duash, rri se të paguaj.

– Jo, jo, – thashë, – do iki, mos i harxho paratë, boll harxhove për mua. Të falenderoj edhe një herë dhe uroj që t’ia kalosh mirë me të dashurën tënde. Dhe, kur te duash të mësosh ndonje stil të ri, mos më thirr mua, por bashkë me ate vajzen shikoni ndonjë film porno dhe kopjoni ata aktorët… U afrova, e putha në faqe dhe zbrita me vrap shkallët. Ilia po më priste poshtë…

10 prill 2010

Sot më thirrën përsëri ata dy pleqtë që jetojnë në Vuliagmeni. “Të kam thirrur unë, tha Andrea, pronari i anijeve, sapo hyra te dera e vilës, sepse Vasili ka gjetur një tjeter me internet. “Kjo ështe Manjolia”, tha Vasili dhe më prezantoi me një vajzë bjonde shumë të bukur që po priste në sallon. Ishte e gjatë, me sy bojëqielli, buzë të fryra dhe gjoks që binte në sy. I ngjante shumë Xhulias që u bë e famshme këtë vit me DVD-në e saj, por qe pak me e shendoshë e pak me e shkurter se ajo, ndofta. Ajo më dha dorën me mirësjellje dhe më përshëndeti.

– Dalim vajza, – tha ai, i futi krahun Manjolias e dolën përpara. Unë i ndoqa nga pas bashkë me Andrean.

– Vasili është bërë si i çmendur pas internetit, – më tha ai me zë të ulët. – Rri gjithë ditën para kompjuterit duke bere çat me vajzat. Aty e gjeti edhe këtë vajzën. E bukur është, apo jo?

– Po, – i thashë, – shumë e bukur.

– Unë, kur pashe fotografite ne internet, nuk i besova, të them te drejtën. Kujtova se qe ndonjë mashtrim. Por jo, doli e vërtetë.

– Kjo kishte nxjerre fotografinë e saj te vërtetë në internet?

– Po, kishte bërë një faqe me emrin e saj. Aty kishte shume fotografi, – tha ai – veçse kishte maskuar pak syte… Nuk kishte telefon, por vetëm adresë e-maili. Vasili i shkroi dhe ajo iu përgjigj. Komunikoi me të edhe në kamera. Sot e ftoi në shtëpi.

– Sa kushton kjo Manjolia? – i thashë.

– Dyfishi yt, moro mu, – më tha ai, – 200 euro për një orë. Ky budallai, do paguajë 500 euro për tre orë…

Nuk fola, por mblodha buzet në shenje habie. E dija se këtë punë, me internet, e benin në Athinë vajzat e huaja, kryesisht ruse ose nga vendet ish-sovjetike. Organizonin ato që i quanin City Tour. Rrinin një javë apo më shumë në Athinë dhe publikonin fotot në internet. Ishte hera e pare që dëgjoja për një vajzë greke që e bënte këtë individualisht. Me siguri nuk kishte as ndonjë djalë pas vetes… Makina na ndaloi para një bari buzë detit. Ata porositen si zakonisht, frape, unë akullore, ndërsa vajza, vodkë me limon. Ndërkohë që ajo po nxirrte nga çanta e saj cigaret, se si më vajtën sytë dhe pashë pasaportën e saj. E pabesueshme! Ishte shqiptare. Ajo e kuptoi që e pashë se sytë më tradhtuan, siç duket. “Jemi patriote?”, më pyeti në greqisht, me zë të ulët. “Po”, i pohova me kokë, pa folur. E pashë që u mërzit pak, por u mundua ta fshihte këtë duke thithur fort cigaren e duke e nxjerrë tymin me forcë para fytyrës…

– Manjolia eshte studente ne informatikë, është shoqja ime, – më tha Vasili. – Jemi njohur ne internet. E ftova për një kafe buze detit dhe për ta prezantuar me Andrean…

E pashe që asaj nuk ia kishte qejfi të flitej për të dhe ndërrova muhabetin duke iu drejtuar Vasilit. I bera kompliment per këmishën e bukur blu që kishte veshur. Më pas, filluam të flisnim per internetin dhe për Facebookun. Ajo i kishte hapur nje faqe ne facebook Vasilit dhe i kishte vene si fotografi të profilit, atë të një djali simpatik dhe ai kishte bërë shoqe 100 vajza të reja e simpatike brenda javës…

– Si foto të profilit zgjodha një foto interneti, ku ishte nje djalë i ri, fotomodel, që më ngjante mua, – tha Vasili, – ndaj nuk është ndonje gënjeshtër e madhe. Ah, po, kam ndryshuar edhe datën e lindjes, por një gabim i vogël në numër është bërë, – shtoi ai duke qeshur. – Çohemi vajza? – tha ai pas pak, sapo mbaruan kafetë. – Hajde shkojmë t’ju tregoj faqen time. Vetëm se, po më kërkuat t’ju bëj shoqe, do të jeni të detyruara të prisni se kam shumë kërkesa….

– Ja, ky eshtë Facebook-u im, – tha ai dhe shtypi një tast të tastierës. Kompjuteri i lene hapur, u ndez menjehere. – Emri është i imi, reali, – tha ai. – Shikoni sa shoqe kam! Nuk kam asnje shok, – shtoi ai. – Asnje nga mosha ime nuk e përdor internetin… Ja dhe Manjolia, shoqja ime e pare e Facebookut, – shtoi ai dhe na tregoi fotografine e saj. Nje vajze e bukur e veshur me nje fustan te kuq klasik na shikonte gjithe ëmbëlsi nga ekrani.

– Kam dale per ditelindje këtë vit, në këtë fotografi, – na tha ajo.

– Tani do të na falni, ne do shkojme pak nga dhoma tjeter të diskutojmë për internetin, – tha ai duke qeshur dhe duke perkedhelur floket e Manjolias, i hodhi dorën në qafë e shkuan në dhomën e gjumt. Unë mbeta më Andrean ne sallon.

– Ikim edhe ne te dhoma e miqve, moro mu? – më tha ai. – Më ka marrë malli të bëj seks me ty, – tha. – E di që të kam parë në ëndërr dje? Pashë ëndërr sikur ishim bashkë në dhomë dhe unë doja të bëja dashuri më ty, por ti nuk doje, më shtyje me forcë. Unë insistoja dhe ti më shtyje me forcë.

– Nuk është e vertetë, – i thashë duke qeshur. – Ja, provoje!

Ai u afrua dhe filloi të më përkedhelte gjoksin duke me futur dorën nën bluzë. E dija qe i pëlqente shumë gjoksi im i vogël, por i fortë. Mbaj mend se kur ishim takuar për herë të parë, më kishte treguar një baracaletë: “Një vajzë i kishte thënë një djali se ajo e kishte gjoksin me formë të bukur, si vezë. Ai, që mezi priste ta shikonte atë gjoks, kishte mbetur i zhgenjyer ditën që kishin bërë dashuri. Ajo pothuajse nuk kishte gjoks fare. “Po ti më the se e ke si vezë, i tha ai. Nuk është kështu veza!”. “Nuk të kam gënjyer, i tha ajo. Unë e kam si vezë të skuqur”. Mbaj mend se kisha qeshur me lot kur ai ma kishte treguar këtë barcaletë. “Ndërsa ti, e ke si vezë e zier që ke qejf ta hash, më tha ai duke futur në gojë gjithë gjoksin tim e duke e thithur atë…”.

…Sikur ta kishim bërë me fjalë, të dyja çiftet mbaruam njëkohesisht.

– Dalim bashke? – më tha Manjolia, duke lyer buzët me të kuq.

– Po, – i thashë, – një sekondë, sa të lyhem edhe unë…

– A pimë një kafe? – më tha ajo në greqisht, – ke kohë?

– Kam vetëm pak kohë, – i thashë. – Jam në punë dhe më hapen telashe po u vonova, më kërkojnë paratë. Ti, nuk ke njeri mbi kokë? – e pyeta.

– Jo, – më tha, – unë jam “vetë zot vetë shkop”… Ja, hajde ulemi këtu, – më tha dhe u drejtua nga një kafene buzë rrugës, nga ku vinte melodia e kengës më të re me Haxhijanit. – Ulemi këtu? – më pyeti dhe më drejtoi në një cep ku nuk dëgjohej shumë muzika. – Desha të të lutem për diçka, – më tha sapo u ulëm, – prandaj edhe të ftova për kafe. Të lutem, mos i thuaj njeriut për mua. Mos thuaj që jam shqiptare. Të lutem! Të gjithë me dinë për greke nga Agrinjo…

– Nga je? – i thashë.

– Jam nga Burreli, – tha. – Prindërit janë në Rodos, por unë nuk flas me ta. Jemi zënë keq qëkur isha në vitin e parë të universitetit, për shkak të një djali që e njoha sapo erdha në Athinë, në shkollë. E njoha atë djalë në një koncert të Ylli Bakës, këtu në Athinë. Pëlqyem njeri-tjetrin dhe që atë natë shkëmbyem numrat e celularit. E doja shumë atë djalë. Kur u thashë atyre të shtëpisë që kisha njohur një djalë nga zona jonë dhe u tregova emrin, atyre sa s’u ra pika. Ai ishte djali i motrës së personit që kishte vrarë vëllain e babait tim. Ne ishim në hasmëri me familjen e djalit. Madje, për shkak të hasmërisë, familja jonë kishte ardhur ne Greqi dhe jetonin si ilegalë. Ata ngulnin këmbë se djali donte të lidhej me mua që të zbulonte ku jetonte familja ime. Unë ngulja këmbë për të kundërtën, se ai më donte sinqerisht. U zumë keq. Deshën të më hiqnin nga shkolla, por unë nuk pranova. Më vunë ultimatum; ose shkollën, ose prindërit. Unë vendosa të shkëputem nga ata. Jam në shkollë për inxhinieri avionësh dhe e dua shumë këtë profesion. Fillova të bëja punë nga më të ndryshmet, si kamariere etj., për të jetuar, por e kisha të vështirë të bëja edhe shkollën, edhe punën, se shkolla është shumë e vështirë. Një e njohura ime më propozoi të punoja në bar, duke marrë përqindje me pijet që konsumonin klientët. Punoja të shtunë e të diel dhe sa herë kisha pushim. Fitoja 500-600 euro në muaj, por nuk isha shumë e kënaqur. Një ditë më shkoi mendja të hapja një faqe në internet si “escort girl”. Ishte koha kur u ndava edhe nga i dashuri im dhe, të them të drejtën, kisha nevojë edhe për seks. E nisa faqen si me shaka, por pata shumë kërkesa. Punoj vetëm të shtunave ose të dielave dhe klientët i zgjedh shumë. Fitoj shumë më shumë sesa me pijet… Sot fitova 500 euro, për shembull… Nuk mund të bëja ndryshe, nuk e shtyja dot pa para… – më tha ajo duke psherëtirë e duke thithur fort cigaren…

Vijon..!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vjen plot hijeshi Romina Aliaj me “Paske lotët gurë gurë”!

Next Post

Astrologia shpjegon..!

Advertisement