Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një adoleshenteje! (4)

Vijim..!

E SHTUNË

Mendja më rri te dita ime, te dita kur do të humbas virgjërinë dhe ajo që është më e rëndësishmja, do ta humbas me njeriun me të cilin jam e dashuruar. Kam dëgjuar që shumë vajza kanë shkuar me një djalë edhe pa e dashuruar, por mendoj që nuk duhet të jetë ndonjë eksperiencë e bukur kur nuk e do. Sot fola edhe me Melisën. I tregova se do shkoja me Mariusin. “Të tregohesh e kujdesshme”, më tha dhe gjithashtu më këshilloi të blija intime të kuqe, sepse meshkujt i pëlqejnë. Gjithashtu, më këshilloi të përdornim prezervativ, që të rrija e qetë se mos ndoshta më linte shtatzënë dhe pasojat do të ishin më të rënda.

Advertisement

Mendja më rri gjithë kohën aty. Edhe kur po ndiqja tenonovelën “Tereza”, isha aty si trup, jo si person sa edhe mami e vuri re e po më pyeste a më kishte ndodhur gjë në shkollë.

Po mendoj të shkoj te dyqani në qendër për të blerë intimet. Unë e kam masën dyshi… Sa do më kishte pëlqyer t’i kisha një masë më të madhe! Në gjimnaz, vajzat e kanë bërë si modë të veshin bluza të gjera që kur përkulen, t’u tregojnë gjoksin çunave dhe kënaqen. Atyre nuk u vjen turp fare, por me atë pretekst, tregojnë edhe sutjenat. Unë preferoj të zezat, por për këtë rast, ia vlen e kuqja, ashtu si dashuria.

Po mendohem për të gjitha detajet, se mos harroj të depiloj qimet (i kam lënë të rriten se edhe fundet nuk janë veshur akoma). Nuk dua të lë përshtypje të keqe për herën e parë.

I bleva të brendshmet e mezi po pres t’i provoj si komplet, se sutjenat i provova te dyqani. Pak të shtrenjta, por i bleva me lekët që i kisha hequr veç. Hyra në banjo ku është një pasqyrë shumë e madhe e mbeta gati çerek ore aty, sa im vëlla filloi të bërtiste, jo se kishte ndonjë nevojë të madhe për të hyrë, por ka qejf të më bezdisë, sikur do të më prishë ditën. Mariusi më dërgoi një poezi në celular: “Sonte yjet s’paskan dalë, zemra jote i paska ndalë, lëre yllin tim të qetë, se për ty e pyes vetë”. Kjo poezi ma çoi zemrën peshë, më bindi më shumë në atë iniciativë që kam marrë: Të kaloj eksperiencën time të parë me njeriun që dashuroj, me djalin që dëshiroj ta kem përkrah, atë që shumë vajza të tjera e duan, por ai më do vetëm mua. Ai më dërgon në celular plot poezi dashurie… Disa prej tyre i kam lexuar edhe nëpër bangat e klasave të tjera, por nuk ka rëndësi edhe pse nuk i krijon vetë. Ato ai m’i kushton mua sikur t’i kishte krijuar vetë.

E HËNË

Sot vajta në shkollë, kisha provim në matematikë. Them që dola mirë, gati gjithë rreshti kopjoi nga unë. Mariusi nuk erdhi në orën e parë, më tha që kishte qenë te dyqani, pasi prisnin furnizimin. Prindërit e tij merren me biznesin e elektroshtëpiakeve dhe ai punon te dyqani. Më tha që nesër do shkonim nga shtëpia e tij. Lamë orën e mësimit. Unë kisha informatikë, por meqë shkolla po mbaron, më shumë bëhet gallatë sesa mësim. Ai as që pyet fare nëse i lë orët. Jo vetëm ai, por të gjithë maturantët i lënë orët e mësimit dhe i shikon tek oborri i shkollës, pasi dera na mbyllet dhe hapet në kohën e pushimit. Kur hapet, të gjithë vërshojnë nëpër lokale. Pas pushimit, ne shkuam te lokali ynë. Më bëri një dhuratë të vogël, një byzylyk prej sermi. Nuk e prisja dhe më pëlqeu mendimi. “Ti je e dashura ime, të gjithë duhet ta dinë!”, më tha. Më pyeti se mos më ngacmonte ndonjë nga ata të klasës. Më pëlqen shumë kur më mbron kështu… Më duket se është edhe pak xheloz, por nuk ka përse, unë jam vetëm e tija! Edhe djem të tjerë më ngacmojnë, sidomos ata të lagjes, por unë nuk kam interes; vetëm ai është në zemrën time dhe asnjë tjetër. Nesër ka për të qenë dita kur do t’i përkas jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht e gjithashtu dhe ai do të jetë vetëm i imi. Shpresoj të mos kem dhimbje të mëdha…

Vijon..!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse ndizet drita e ABS-it?

Next Post

Si ta luftoj agresivitetin te djali im?

Advertisement