Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Arkivol

Përshëndetje! Kam parë një tjetër ëndërr, veten time në arkivol, kishte shumë njerës  dhe në sekondën e fundit, sikur flas me dikë dhe i them nuk mund të vdes uneë, mami me kë do rri, ajo se perballon dot vdekjen time. Dhe dal nga arkivoli. Çfarë do të thotë se jam e shqetësuar. Arjola

E dashur Arjola e dashur faleminderit që na shkruan gjithmonë. Shpesh ka një mendim se këto ëndrra parashikojnë pengesa të jetës dhe ti e dashur duke parë veten në ëndërr të shtrirë në një arkivol, tregon se një numër i madh pengesash ju pengojnë të arrini qëllimin e dëshiruar. Por mos e humbni shpresën dhe hiqni dorë. Libri i ëndrrave thotë se pavarësisht nga vështirësitë, do të jeni në gjendje të tejkaloni gjithçka dhe të arrini atë që dëshironi nëse bëni çdo përpjekje, sepse në fund të ëndrrës ju dilni nga arkivoli. Mos u stresoni sepse në fund gjithçka do shkojë mirë.

Advertisement

Më theu dhëmbët

– Kam parë në ëndërr sikur një person nga familja më theu dhëmbët. Unë kujtoja se m’i kishte thyer të gjitha, por kur i pashë në pasqyrë, kuptova se më kishte thyer dy dhëmbë. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka?

– Dhëmbët kanë shumë kuptime, por në rastin tuaj, ëndrra tregon se do të keni një konflikt familjar nga i cili do të dilni disi e lënduar. Dhëmbët dihet që janë të domosdoshëm për të folur e për të ngrënë, për të patur një paraqitje të mirë, ndaj edhe në raste të tilla, kur sheh në ëndërr sikur të bien apo t’i thyejnë dhëmbët, ka diçka që nuk shkon në jetën tuaj të përditshme. Dikush nuk ju  lejon të shpreheni lirshëm e të kërkoni të drejtat tuaja dhe për këtë arsye, do të ndiheni e lënduar, por më vonë do të kuptoni se ka gjithmonë diçka për të rregulluar, se mund të dalësh nga kjo gjendje menjëherë, të jesh mirë me veten dhe njerëzit që ju rrethojnë.

Te shtëpia e ish-të dashurit

– E nderuar astrologe, me datë 11 kam parë në ëndërr sikur isha te shtëpia e ish-të dashurit. Sapo u futa në oborr, u surprizova, pasi oborri ishte plot me trëndafila të çelur dhe me ngjyra të ndryshme, por të ndërthurura bukur e mes hapësirave, kishte dritë. Papritur, erdhi ish-i dashuri dhe më dha dorën (jo përqafim), duke më ftuar të hyja brenda të takoja njerëzit e tij. Ashtu bëra. Më tha të vishja çorapet se isha zbathur. “S’ka gjë, se nuk i kam marrë sot!”, i thashë. E përjetova të gjithë këtë sikur të ishte reale. Çfarë do të thotë?

– Siç e kemi shpjeguar edhe shumë herë të tjera, të shikosh në ëndërr ish-të dashurin, do të thotë se mendon akoma për të dhe nëpërmjet nënndërgjegjes, e thërret përsëri që ta kesh pranë. Zemra juaj nuk është shkëputur totalisht prej tij dhe në ëndrra shikoni pikërisht atë person që ju keni dashur të ishte. Në njëfarë mënyre, ëndrra që keni parë, tregon një lloj telepatie që jeton akoma mes jush. Ju po e thërrisni nëpërmjet mënyrës tuaj ish-të dashurin që të bëhet sërish pjesë e jetës suaj ashtu siç dëshironi ju, por ëndrrat dhe dëshirat, shpesh, janë shumë larg realitetit. Ju dëshironi që ai të bëhet si personi që keni parë në ëndërr dhe në një të ardhme jo shumë të largët, do të ndodhë ta takoni rastësisht. Është në dorën tuaj pastaj nëse doni të rilidheni apo jo. Persona që ju presin me trëndafila, ekzistojnë vërtet në realitet, por kjo s’do të thotë që ky do të jetë pikërisht ish-i dashuri juaj. Mund të jetë dikush tjetër, të cilin ju nuk e shikoni fare si një mundësi të re njohjeje. Mbase duhet t’i lini mënjanë ëndrrat dhe të shikoni njëherë rreth jush sepse mund t’ju bëhet realitet ajo çfarë keni parë, por me dikë tjetër. Ju uroj fat!

U plagosa në kokë

– Para dy netësh pashë në ëndërr sikur do të shkoja me shoqërinë time në Itali, për qejf. Ndërkohë që shkova në aeroport, u shkëput kolona e një muri dhe më ra në kokë. Unë u plagosa aq shumë sa m’u duk sikur e ndjeva dhimbjen. U zgjova nga gjumi prej ankthit që kisha. Pres një përgjigje këtë javë, ju lutem. Faleminderit.

– Ka dy kuptime kjo ëndërr: E para, mund të keni patur realisht dhimbje koke ndërkohë që flinit dhe ju është shfaqur në atë mënyrë në ëndërr. Këtë gjë mund ta vërtetoni vetëm ju. E mbani mend, kur u zgjuat, a kishit realisht dhimbje koke?! Përsa i përket parashikimit, kur shihni në ëndërr sikur plagoseni, duhet të tregoni kujdes për pjesën e trupit që keni parë të dëmtuar. Koka ju përfaqëson juve si person; mënyrën se si e përballoni jetën, mendimet tuaja, karakterin. Ndiheni sikur e keni lënë veten pas dore dhe ka ardhur koha të jeni më vigjilent e më i kujdesshëm. Gjërat që dikur i keni lënë në vend të dytë, duhet t’i kaloni patjetër në plan të parë. Duke u kujdesur më shumë për veten dhe për ato çfarë dëshironi, edhe jeta juaj do të marrë më shumë ngjyra se më parë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta marr mbiemrin e vajzërisë?

Next Post

Ia nxiu jetën nënës sime!

Advertisement