Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Sandale

– Kam parë një ëndërr me ish-vjehrrën që më ka vdekur. Aty ishte edhe ish-burri. Unë po ankohesha dhe ata nuk më folën fare. Vjehrra ime më vuri përpara një palë sandale të kuqe. Unë sot jam 47 vjeçe dhe s’jam as e martuar, as e dashuruar, por në ëndrrat e mia më shfaqen shpesh ish-i im, që është martuar.

– E nderuar zonjë! Kur ke një të kaluar të mbushur me ngjarje që lënë shumë gjurmë, si në rastin tuaj, është i pashmangshëm fakti që i sheh në ëndërr shpesh. Këta persona që i sheh shpesh në ëndërr, thjesht tregojnë trazirat e së kaluarës. Gjithsesi, kam një lajm të mirë për ju: Sandalet e kuqe në ëndërr parashikojnë një rast shumë të favorshëm për ty në planin sentimental. Do të marrësh ndonjë propozim që duket shumë i mirë, prandaj, kur të marrësh një të tillë, pranoje dhe mos e shty këtë rast. Nuk është kurrë vonë për të krijuar familje. Të urojmë shumë fat!

Advertisement

Shi

– Mbrëmë kam parë një ëndërr që më ka shqetësuar, sikur binte shumë shi e unë isha te gjimnazi im që e kam mbaruar tashmë. Kalova dy herë në shi dhe e ndjeja shiun kur më binte në trup. Ç’do të thotë?

– Shiu, siç e kam shkruar dhe më parë, ka shumë kuptime. Në rastin tënd, ai parashikon një fat që do të të trokasë në derë papritur. Mund të jetë fat në shkollë, në punë apo në jetën sentimentale. Në fillim do të trembesh, por më pas do të ndërgjegjësohesh që kjo që po të ndodh është pikërisht për ty dhe në të mirën tënde. Urojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt!

Dashuri

– E dashur astrologe! Kam parë ëndërr sikur po bëja dashuri me Greta Koçin. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Ju lutem, më ktheni përgjigje…

– I nderuar lexues! Është më se normale të shihni të tilla ëndrra në lidhje me personazhet publikë. Shumë vetë na shkruajnë ëndrra të tilla. Juve ju pëlqen shumë Greta Koçi, prandaj e shikoni në ëndërr duke bërë dashuri me të, por ka mundësi që të njihni ndonjë vajzë që t’i ngjajë fizikisht Gretës. Urojmë që realiteti t’i përafrohet ëndrrës…

Fallxhore

– Ju lutem, a mund të më shpjegoni këtë ëndërr se ka ditë që po më mundon? Isha në një mbrëmje e rrethuar nga njerëz që nuk i njihja dhe që më qeshnin. Aty ishin dhe dy fallxhore që më panë dorën. E para më tha që do të vdisja, e dyta, që do të martohesha…

– E dashur lexuese! Në shumicën e rasteve, fallxhoret në ëndërr përfaqësojnë shqetësimet për të ardhmen. Ju jeni tip shumë i ndjeshëm, mendoni shumë se si do t’ju shkojë e ardhmja dhe ç’do të bëhet me ju. Do të donit që të gjitha pyetjeve që i bëni vetes, t’ua merrnit përgjigjet sa më shpejt, qoftë dhe te një fallxhore që sheh të ardhmen. Nuk keni pse ta mundoni veten duke menduar se çfarë do të ndodhë. Ju e keni gjithë të ardhmen përpara dhe do ta jetoni atë si t’ju vijë. Përveç kësaj, ëndrra tregon që do të njihni njerëz të rinj, do të krijoni shoqëri të re dhe do të ndiheni mirë me ta. Mos u tregoni e paduruar. Çdo gjë ka kohën e vet. Gjithë të mirat!

Ish-i dashuri

– Kam parë në ëndërr sikur isha pajtuar me ish-të dashurin me të cilin kam 2 vjet që jam ndarë dhe kisha një ndjesi të lezetshme. Nuk kishim ndenjur shumë bashkë pasi ishim pajtuar dhe ngaqë s’doja ta merrja unë e para atë në telefon për të dalë diku, e mbaja telefonin në dorë. Atë nuk e pashë në ëndërr. Jam kurioze të di ç’do të thotë? Erika

– E dashur Erika! Ëndrra do të thotë që është pamundur që ju të lidheni me ish-të dashurin, por do të lindë një dashuri e re, që do t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni dashuruar për herë të parë. Gjithë e kaluara do të zhduket para syve të tu sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë. Filloni të besoni te kjo e fundit. Gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ditari i një adoleshenteje!(3)

Next Post

Prendo sjell " Monika" një super këngë!

Advertisement