Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Po bënin dashuri

– Kam parë në ëndërr sikur shoqja ime e ngushtë po bënte dashuri me kushëririn tim, në shtëpinë time. Dhoma ku ata ndodheshin ishte shumë romantike dhe jashtë binte shi, ndërsa unë i shikoja nga një vrimë. Ju lutem, a mund të ma shpjegoni këtë  ëndërr?  Arta Tiranë.

– E dashur Arta, ëndrra ka të bëjë drejtpërsëdrejti me ju. Nëse nuk keni një lidhje dashurie, së shpejti do të keni një propozim të tillë nëpërmjet disa të njohurve tuaj. Ëndërroni një lidhje romantike dhe që të mos e marrë vesh askush. Dëshironi që në fillim gjithçka të jetë e juaja e më pas t’ua tregoni njerëzve tuaj më të ngushtë, mes të cilëve mund të jetë edhe shoqja juaj. Vetëm se, kini kujdes, ndonjëherë fantazitë e shumta ju shkëpusin nga realiteti dhe në momentin që përballeni me këtë të fundit, ndiheni e zhgënjyer. Prandaj, jini më praktike. Gjithë të mirat!

Advertisement

Erë e fortë

– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr sikur po frynte erë e fortë dhe pashë që një pallat me tulla të kuqe, u ngrit e ra poshtë. Një pjesë e tullave u hoqën dhe u duk skela me shufra hekuri. Këtë skenë ua tregova edhe disa grave të moshës time. Qaja e lutesha: “Zot, të lutem, ma mbaj dorën”. Më pas, u largova e po ngjitesha në një të tatëpjetë me baltë. Në krahun e djathtë ishin disa shkurre ku mbahesha, kurse në të majtë ishte vajza ime që më zgjati dorën. Unë u ngjita, edhe pse kishte shumë baltë. Keti

– E nderuar Keti, ëndrra tregon se keni shqetësime me shëndetin dhe duhet të keni shumë kujdes. Kjo s’do të thotë të frikësoheni. Thjesht, tregon që do të mërziteni nga ana psikologjike, gjë që do të ndikojë edhe në shëndetin tuaj, por çdo gjë do të jetë kalimtare. Do të jetë pikërisht vajza juaj ajo që do t’ju japë një kurajo dhe një forcë shumë të madhe, duke ju ndihmuar të ringriheni. Ju uroj shëndet!

Mur në det

– Kam parë në ëndërr sikur po ecja përgjatë një bregu dhe ajo që më çudiste ishte se buzë detit ishte ngritur një mur shumë i lartë. Doja të shkoja drejt detit, por nuk më linte muri; më dukej shumë i lartë dhe i paarritshëm për ta kaluar. Ashtu, duke u munduar të ngjitesha te muri, u zgjova nga gjumi. Çfarë kuptimi ka?

– Ëndrra tregon që ju i keni vënë një mur marrëdhënies tuaj, edhe pse dëshironi të hidheni mes emocioneve që ju ofron kjo lloj ndjenje që ju ka lindur kohët e fundit. Dhe, sado të mundoheni, po nuk hoqët ato çfarë ju keni ndërtuar në mendjen tuaj, është pak e veshtirë ta përjetoni lidhjen lirshëm. Mos i sforconi gjërat, lërini të vijnë vetë, sepse çdo gjë ka kohën e vet. Ju uroj fat!

Fëmijë cigan

– Kam parë në ëndërr një fëmijë cigan i bërë komplet pis me jashtëqitje. Ai kishte nevojë që ta pastronin, por unë s’e bëja dot se më vinte për të vjellë. Megjithatë, i dhashë kurajo vetes dhe fillova ta pastroja. Ai u bë shumë i bukur dhe unë fillova ta doja atë fëmijë.

– Shpesh, ciganët në ëndrra përfaqësojnë atë pjesë të gjithsecilit prej nesh që nuk respekton rregullat në shoqëri, pra, anën e errët që ekziston te çdokush, që jo gjithmonë shfaqet hapurazi, por vetëm në situata të ndryshme. Në rastin tuaj, tregon për karakterin tuaj dhe një vështirësi që e keni kaluar, por që ju ka lënë shije të keqe. Mendoni se nuk jeni edhe aq e mirë sa mendojnë të tjerët dhe ndiheni keq me veten. Nuk keni pse ta gjykoni kaq ashpër veten. Ëndrra, përveç kësaj, tregon që në një të ardhme shumë të shpejtë ju do të ndiheni shumë mirë dhe do të filloni ta doni veten akoma më shumë. Mos lejoni që historitë personale t’jua transformojnë karakterin tuaj sa të bukur, aq edhe të brishtë, njëkohësisht.

Miq të vjetër

– Më ndodh shpesh të shoh ëndrra me situata të ndryshme në këtë vend ku jetoj. Shoh miq të vjetër të fëmijërisë e të shkollës, të cilët nuk i shoh prej vitesh dhe s’kam asnjë lloj kontakti me ta. Nuk e shoh kurrë shoqërinë e tanishme në ëndërr, por vetëm ata që kam vite që nuk i shikoj. Kjo, jo vetëm një herë, por gjithmonë, në situata të ndryshme. Si e shpjegoni ju këtë? Faleminderit. Antoni.

– I nderuar Anton, ëndrra ka lidhje me anën tuaj psikologjike dhe të kaluarën. Duket që diçka ju ka ngelur peng nga e kaluara e ju tërheq aq shumë sa ju shfaqet shpesh në ëndërr. Ndodh shpesh një fenomen i tillë, te shumë persona. Ndoshta ju nuk e mendoni këtë që po ju shkruaj unë, por a e keni pyetur veten se çfarë ju mungon nga e kaluara ose çfarë ka qenë ajo gjë të cilën nisët ta bënit në atë kohë dhe nuk e arritët dot? Kjo është arsyeja që ju keni ngelur akoma në kontakt me të kaluarën, qoftë kjo dhe në ëndrra por që është pasojë e mendimeve tuaja të fshehura në nëndërgjegje. Nëse nuk është asgjë nga këto që përmenda më sipër, atëhere është thjesht nostalgji për atë periudhë, asgjë më tepër. Mendoj se në këtë rast duhet të aktivizoheni më shumë me të tashmen që të mos shikoni më ëndrra të tilla, nëse ju bëjnë të ndiheni keq.

Duke u krehur

– Jam Tevi. Kam parë në ëndërr sikur po krihesha e në dorë më ngelën shumë qime. U trondita aq shumë sa nuk arrija ta besoja. Isha shumë e trishtuar dhe shikoja herë pas here një djalë që e dua shumë, por që nuk është burri im.

– Ëndrra tregon që çdo gjë që bën kohët e fundit, e bën me shumë vështirësi dhe stresohesh shumë. Në momentin që duket sikur i ke zgjidhur të gjitha, të dalin probleme të tjera dhe ngelesh e shokuar. Gjithsesi, kjo s’do të thotë që kështu do të jetë gjithmonë. Djali që e sheh në ëndërr, ti mendon si mund të të ndihmojë, por ne nuk të këshillojmë të presësh ndihmë prej tij. Më mirë do të ishte t’i kërkoje mbështetje personit që ke në krah. Vetëm kështu do t’i kalosh më lehtë vështirësitë dhe nuk do të ndihesh vetëm. Gjithë të mirat Tevi.

Në bankë

– Para dy netësh kam parë në ëndërr sikur po shkoja në bankë për të tërhequr disa lekë. Me mendje qëndrova dy orë në bankë dhe ata akoma s’m’i kishin dhënë lekët e mia. Unë fillova të protestoja para drejtorit të bankës duke i thënë që ato lekë ishin të miat. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Rudi.

– E nderuar Rudi, kjo ëndërr që keni parë tregon që jeni shumë impulsiv dhe ndonjëherë, më kërkues se ç’duhet. Mendoni se duhet ta fitoni çdo gjë pa u munduar shumë, pa u lodhur, pa sakrifikuar. E gjitha kjo ka të bëjë me anën tuaj profesionale. Do të keni pak konflikte si me veten, ashtu edhe me personat që janë mbi ju. Duke u nisur nga profesioni juaj, mendoni se çdo gjë do ta fitoni me lehtësi, pa u impenjuar aspak, por e keni gabim dhe këtë do ta kuptoni edhe në ditët në vazhdim. Nëse nuk punoni dhe nuk tregoni thjeshtësi në atë çfarë bëni, do të humbisni shumë, prandaj punoni ashtu siç duhet, nëse dëshironi vërtet të fitoni atë që ju takon.

Buburrec

– Isha në banjë dhe po laja fytyrën, kur dëgjova një zhurmë të çuditshme që vinte nga lavamani. Pashë nga vrima e tij një buburrec shumë të madh që po dilte e më futi frikën. E mora me një letër dhe e nxora jashtë. Më pas, më erdhi motra te dera dhe më tha t’ia hapja, por unë i thashë: “Jo, dua të rri vetëm”. Mbaj mend që isha shumë e dëshpëruar dhe sikur po qaja. Eni.

– E nderuar Eni, ëndrra ka lidhje me jetën tuaj personale dhe familjare. Ndiheni e braktisur dhe në të njëjtën kohë, sikur ju mungon intimiteti me veten tuaj. Keni nevojë për dikë që t’ju kuptojë dhe t’ju ngushëllojë, por s’e gjeni dot. Ndërkohë, nga ana tjetër, keni nevojë për hapësirat tuaja që familja të mos ju ngacmojë. Do të keni pak debate me pjesëtarët e familjes tuaj pikërisht për këtë që po ju ndodh kohët e fundit, por ju do të qëndroni e mbyllur me vetveten dhe nuk do të shpreheni. Në fakt, bëni gabim. Ka ardhur momenti që të paktën me një nga pjesëtarët e familjes tuaj të flisni dhe t’i kërkoni ndihmë qoftë dhe thjesht për të biseduar e për t’u këshilluar. Jo gjithmonë vështirësitë mund të kalohen vetëm. Gjithë të mirat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rikthehet Ilda Merkuri; Balada dedikuar dikujt që nuk jeton më..!

Next Post

Do ta dua gjer në vdekje!

Advertisement