Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta luftoj agresivitetin te djali im?

Kam një pyetje për psikologe Lorelën, meqë edhe ka bërë dy libra për fëmijët. E ndjek dhe më pëlqen si i trajton rastet. Unë kam një fëmijë, një djalë  të moshës 10 vjeç dhe papritur e papandehur, shfaq shenja agresiviteti, ngacmon shokët apo i fyen për hiçmosgjë. Nuk di si të sillem me të, ndonjëherë e dënoj por nuk më bëjnë punë këto lloj dënimesh sepse ai bëhet akoma më agresiv edhe ndaj meje dhe kjo gjë më tremb. Dua të di, çfarë e shtyn djalin tim drejt këtij agresiviteti dhe cilat janë rrethanat që mund të shmangim që këto situata mos të ndodhin më dhe ai të sillet normal me shokët në shkollë?  

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje! Të falenderoj për vlerësimin dhe besimin. Ajo që të rriturit duhet të dinë pikësëpari për castet kur fëmijët shfaqin agresivitet dhe zemërim, ka të bëjë me shkaqet se pse kjo ndodh. Është shumë e rëndësishme që prindi të dijë arsyen,e cila mund të jetë: stres, frustrim, ndjenja xhelozie apo konflikti me ndonjë prej familjarëve apo bashkëmoshatarëve. Agresiviteti mund të jetë dhe një formë alternative e shprehjes së një pakënaqësie, mërzie apo konflikti të brendshëm që përjeton fëmija. Në radhë të parë, prindërit dhe mësuesit që kanë të bëjnë me fëmijë agresivë duhet të dinë që nuk luftohet me të njëjtën formë; ndëshkimet, ofendimet, të bërtiturat zakonisht i shtojnë këto sjellje tek fëmijët. Kjo do të thotë se puna nis me theksimin e pikave të forta të fëmijës dhe vënien sa më shumë në pah të tyre. Sjelljet e dëshirueshme dhe të pëlqyeshme duhet të përforcohen pozitivisht; të  lavdërohen dhe të nxiten.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që prindi apo mësuesi të ketë të sjellje koherente dhe konstante; pra për të njëjtin veprim të mos reagojë ndryshe në raste të ndryshme. Në këtë mënyrë i krijon siguri dhe jo një mjedis të paqëndrueshëm.

Advertisement

Sipas rastit dhe sjelljes agresive që fëmija shfaq, nëse bëhet fjalë për sjellje jo shumë problematike, mund të injorohet. Nëse është fjala për veprime të fëmijës, të cilat dëmtojnë dhe të tjerët, fëmijës i duhen shpjeguar me durim dhe qetësi pasojat e sjelljes së tij; në mënyrë që të mësohet të vihet në vendin e tjetrit.

Dicka tjetër shumë e rëndësishme që duhet bërë në këto raste, është që fëmija të nxitet t’i shprehë emocionet dhe ndjenjat verbalisht, pra të mësojë ta thotë sesi ndihet dhe pse ndihet ashtu, në vend që të kalojë direkt në veprime të nxituara impulsive.

Ju uroj gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ditari i një adoleshenteje! (4)

Next Post

Më shkaktoi plagën më të madhe të jetës sime

Advertisement