Nga MSC Besmir Guri, psikolog, email besmir_guri@hotmail.com

1.Mos filloni të flisni, aq më tepër të kërkoni, pa patur vëmëndjen e fëmijës suaj. Nuk mund të urdhëroni nga dhoma tjetër dhe të prisni reagimin që ju dëshironi. Shkoni afër. uluni në nivelin e fëmijës dhe prekeni fëmijën lehtë. Prisni derisa ai të shikojë lart. Shikojeni në sy. Pastaj filloni të flisni. Nëse fëmija ende nuk ju shikon. Atëhere kërkojeni vëmëndjen duke i thënë “ A mund të të bëj një pyetje?”

2. Mos perserisni veten tuaj, me kërkesa pa fund. Nëse e keni thënë njëherë dicka dhe nuk keni marrë përgjigje, bëni mire të mos kaloni në hapin tjetër dhe më pas të përsërisni veten sërisht duke pritur reagim të menjëhershëm për atë që donit më herët. Nëse kërkesa juaj është vërtetë e rëndësishme për mirëqenjen e fëmijës, atëherë mos tregoni tolerancë në këmbënguljen tuaj, qëndroni tek hapi 1 deri në plotësimin e tij.

Fëmijët zakonisht janë tepër të ndjeshëm ndaj lëkundjeve dhe pavendosmërisë së kërkesave të prindërve. Kur prindërit nuk tregohen të vendosur në kërkesat e tyre, i ndryshojnë shpesh apo të dy prindërit nuk tregohen të njejtë në kërkesa duke shfaqur dy standarte për të njejtën gjë, kjo rrezikon të nxisë tek fëmija nervozizëm dhe mendimin së këto kërkesa mund të plotësohen sipas rastit.

Related image

3. Përdorni fjalë aq sa është e nevojshme jo aq sa ju rrëmben trysnia e pakënaqësisë. Shumë prindër e shpërbëjmë mesazhin dhe e shpërqendrojmë vemendjen e fëmijës me fjalë të shumta, jo konkrete dhe të paqarta. Përdorni fjalë konkretizuese dhe që kanë lidhje me situatën që po bisedoni, kjo e domosdoshme sidomos në moshë parashkollore.

4. Shikoni edhe nga pikëpamja e fëmijës. Imagjinoni sikur ju të jeni duke bërë një punë që ju pëlqen, dhe befas dikush t’ju nderpriste duke ju kërkuar të bëni dicka tjetër, Si do të ndiheshit? Duhet të jetë e kuptueshme dhe në konsideratën tuaj se fëmija nuk ka të njejtat prioritete me ju. Ai thjesht duhet të kuptojë detyrat dhe nevojat e domosdoshme në përputhje me moshën e tij. Nga ana tjetër, edhe ju mund të mos keni mundësi të plotësoni prioritetet e tij në cdo rast, ose prioritetet e tij nuk janë gjithnjë më të dobishmet për të, por gjithsesi kjo qasje altruiste do të ju ndihmojë të kuptoni më tepër nga bota e brenshme dhe preferencat e tij, gjë e cila rrit mundësitë e mirëkuptimit mes jush, si në rastet e plotësimit të dëshirave ashtu edhe në rastet e mos plotësimit të tyre.

5. Ofroni bashkëpunim. Kini parasysh se, askush nuk ka ndonjë pëlqim të degjojë kur dikush ju jep urdhëra, qofshin ata fëmijë apo të rritur. Mbani tonin e zërit të butë, dhe mundohuni të jepni mundësi zgjedhjeje nëse është e mundur. Shembull: “po afrohet koha për të bërë detyrat, a do të fillosh që tani apo pas x minutave?”. Nëse ju doni që ta zbatojë kërkesën tuaj TANI, atëherë sërish mbani tonin e butë dhe thojini: “ Kishim rënë dakort për x minuta. Tani minutat mbaruan dhe duhet të largohemi. Njëkohësisht për një balancim të situates, mund të propozoni: a dëshiron të vijmë sërish neser?”

6. Ruajeni qetësinë. Kur ne jemi të stresuar, dhe këtë gjendje e shoqërojmë me moral të pakufishëm, zemërim apo Kritika ndaj fëmijës, fëmijët ka gjasa të fillojnë pakënaqësitë, ku shpesh mund të përfundojnë në zemërim dypalësh deri në mosbindje, ose në një bindje të sforcuar nga frika.

E fundit, duke qënë se shtyhen nga motive jashtë vullnetit të lirë, rrjedhimisht ka kohëzgjatje të shkurtër. Mos harxhoni kohë dhe energji duke iu kërkuar llogari pse nuk dolën shpejt, pse nuk ju dëgjuan që herën e parë kur iu kërkuat të bëheshin gati, pse është kaq i/e rrëmujshme… e kritika të ngjashme. Në vend të këtyre kritikave pa ndonjë ndikim afatgjatë, do bënit mire ta ndihmoni të gjejë corapet, te përgatisë cantën, dhe kur të jeni rrugës për në shkollë apo në makinë me të, mund ta angazhoni në reflektim dhe me sugjerimet e menyrave te reja se si mund të dilet më shpejt nga shtëpia, si mund të bëhen rrobat dhe canta gati një ditë më parë, e kshtu me rradhë për rastet në vazhdim me qëllimin ( e shkuara mësim për të. ardhmen në vend të e shkuara ndëshkim për të tashmen ).

7. Ndërtoni rutina. Krijoni zakone, psh: cfarë duhet të bëjë para se të flejë, ose para se të niset për në shkollë. Sjelljet e mirëpërsëritura me rregull, brendësohen duke u kthyer në zakone, sjellje automatike apo kulture instiktive. Një metodë shumë e dobishme kryesisht për moshën parashkollore, është edhe demostrimi me piktura per secilin veprim që i duhet të kryejë. Në këtë mënyrë, do të jetë më e thjesht për fëmijën që të ndjekin rregullat, si dhe detyra juaj do të limitohet vetëm tek rikujtimi i pikturës që nënkupton veprimin që paraprakisht keni rënë dakort“ a e bëre…?”.

Gjithashtu një mënyrë tjetër është krijimi i një grafiku me shkrim në të cilin të përcaktohen bashkarisht me fëmijën hap pas hapi detyrat e ditës. Më pas grafiku me detyrat të ngjitet / të vendoset në nje vend të dukshëm për fëmijën në mënyrë që ti kujtojë atij detyrat që e presin.

8. Dëgjoni fëmijën. Nëse ju fiksoheni tek ekrani i smartphone kur fëmija juaj po ju flet, edhe ai do të bëjë të njëjtën gjë kur ju flisni. Nëse doni që fëmija t’ju dëgjoje, lëreni punën që po bëni dhe kthehuni nga ai duke e vështruar në sy. Ky detaj aq i rëndësishëm dhe shpeshherë i neglizhuar, nxit që fëmija sot parashkollor, nesër një adoleshent, akoma dëshiron të ju dëgjojë dhe bashkebisedojë me ju, pasi të dëgjohesh, do të thotë të respektohesh dhe vlerësohesh. Këto të fundit, kanë tendencë që të kthehen shumë lehtë kur të janë dhënë.

9. Mos ngatërroni disiplinën me bisedën. Nëse nuk dëshironi që cdo ndërveprim me fëmijën tuaj të jetë një urdhër, vlerësoni castet e bukura, të dashura, argëtuese, dhe zvogëlojini kërkesat / urdhërat, duke i shmangur ato plotësisht gjatë këtyre momenteve dhe gjatë bisedave të lira me fëmijën.

10. Kontrolloni mos ka probleme me të dëgjuarin. Shumicën e rasteve fëmijët mund të mos dëgjojnë sepse nuk tregojnë vëmendje, por nëse fëmija juaj vazhdimisht duket sikur nuk i përpunon udhëzimet tuaja, ndoshta ai ka nevojë për një kontroll të dëgjimit. Nëse dyshoni në pikat e mësipërme, atëherë mos hezitoni për një takim me pediatrin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *