Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si i gjeta motrat e mia të humbura

Unё qё po ju shkruaj jam njё vajzё qё sё shpejti do tё mbush tridhjetё vjeçe. Jeta ime ёshtё si njё libёr qё mund ta lexosh e mezi e beson, por nё tё vёrtetё, ёshtё njё jetё dhe ajo ёshtё e imja. U rrita nё jetimore sepse prindёrit e mi ishin aksidentuar me makinё. Të paktën unë, këtë variant di. Nё jetimore ishin edhe dy motrat e mia, tё cilat nuk ndenjёn shumё sepse i adoptuan. Nё jetimore, jeta ishte shumё e vёshtirё. Pavarёsisht kujdesit tё kujdestareve tona, mё mungonin shumё prindёrit dhe motrat. Kur mbusha 18 vjeçe dhe mbarova shkollёn e mesme, shkova nё universitet dhe rrjedhimisht, nё konvikt. Konvikti jo se ishte mё ndryshe se jetimorja, por isha e lirё. Dilja me shoqet dhe jetoja pa kujdestarёt te koka, mirёpo gjithsesi nuk ishte njё jetё shumё e lehtё. Pavarёsisht se merrja bursё nga shkolla, mё duhej tё gjeja njё punё pёr nevojat e mia si njё vajzё e re e nё universitet. Njё shoqe mё rregulloi punё nё njё kompani, si sekretare. Paradite ndiqja studimet nё universitet dhe pasdite, punoja. Ishte e lodhshme, por merrja rrogёn dhe e harroja lodhjen. Pas 4 vjetësh universitet, mora diplomёn dhe nga sekretare, zura njё post tё mirё nё kompaninё ku punoja. Rroga m’u shtua, kёshtu qё fillova tё ngjisja shkallёt e karrierёs. Kisha studiuar dhe punuar shumё, prandaj tani besoj se i meritoja kёto tё mira, mirёpo njё boshllёk akoma nuk ishte mbushur nё zemrёn time. Ku vallё ishin motrat e mia? Nё konvikt, asnjё nuk fliste pёr to. Ato ishin shumё mё tё vogla se unё kur u adoptuan, prandaj nuk e besoj se mё mbanin mend. Isha munduar tё lidhesha me to me aq sa “zbulova” te jetimorja, por dukej sikur ato tё dyja ishin zhdukur. Megjithatё, jeta ime kishte marrё njё rrjedhё tjetёr. Tashmё, isha e zonja e vetes. Kisha rrogёn dhe jetoja me qira, por jeta e vёshtirё mё kishte dhёnё shumё ambicie pёr tё ecuar pёrpara. Gjeta edhe njё punё tjetёr dhe kёshtu, gjendja ime financiare ishte nё rregull, mirёpo gjithё kjo punё mё kishte privuar nga gjёra tё tjera, si shoqёria dhe dashuria. Nё universitet u njoha me njё djalё. Ai ishte dy vjet para meje dhe ishte mjaft i mirё, por kur fillova punёn, ai mёrzitej shumё sepse nuk kisha kohё tё rrija me tё, kёshtu qё lidhjes sonё i erdhi fundi, ndonёse shpejt.

            U lidha me njё djalё tjetёr, por qё tё mund tё shpёtoja nga qiraja dhe tё kisha njё shtёpi timen, siç ju thashё mё lart, fillova punёn e dytё. E kush do tё priste sa tё isha e lirё unё njё tё dielë nё dy javё? Asnjё. Kёshtu, mbeta pёrsёri me macen time.

Mirёpo ana ekonomike mbushte vendet bosh nё jetёn time. Kisha pikёsynim tё blija njё shtёpi tё vogёl dhe kёtё do tё mund ta arrija vetёm me punё. Dhe, ia arrita! Një ditë bleva shtëpinë time. Tashmё, nuk mё duhej tё punoja edhe aq shumё dhe isha ende e re pёr t’u lidhur me dikë. Kisha njё shok nё punё dhe kёshtu, nisi edhe lidhja ime e tretё. Ai ishte njё djalё i mbarё dhe gjithmonё pёrkujdesej pёr mua. Kishim karaktere tё pёrbashkёta dhe kёshtu, lidhja filloi tё forcohej. Erdhi koha kur kjo lidhje duhet të zyrtarizohej. Unё nuk kisha prindёr, por prindёrit e tij mё donin shumё dhe plotёsonin njё vend të rëndësishëm nё boshllёkun tim. Isha e lumtur dhe asgjё nuk do ta zbehte kёtё lumturi. Vetёm mendoja se si ditёn e dasmёs nuk do tё kisha asnjё njeri të gjakut tim qё tё mё ndihmonte tё kaloja emocionet. Kёtё, ia thashё tё dashurit tim. Ai mё shtyu tё shkoja nё njё emision televiziv i cili merrej me kёrkimin e njerёzve tё humbur. Megjithёse motrat e mia nuk ishin tё humbura, pёr mua, ashtu ishin, pёrderisa kishim humbur kontaktet qёkur ishim mjaft tё vogla. Nё fillim i thashё burrit tim se nuk do tё shkoja. Nuk e dija si do ta prisnin ato kёtё. Ndoshta ato nuk mё mbanin mend dhe unё harxhoja kohё kot. Ato ishin shumё tё vogla kur i morёn nga jetimorja dhe nuk mbanin mend se kush kishin qenё prindёrit e tyre. Prindёrit qё i kishin birёsuar ndoshta nuk donin qё ato tё dinin asgjё pёr prejardhjen e tyre. Ështё shumё e rёndё tё rrisёsh njё fёmijё si fёmijёn tёnd dhe mё pas ai sapo tё marrё vesh se nuk ёshtё gjaku yt, tё ndahet nga ti. Unë mendoja edhe kёtё gjё, por burri im kёmbёnguli shumё dhe unё u nisa pёr tek emisioni.

Advertisement

Ishte pak e vёshtirё sepse ato mund tё ishin martuar dhe tё kishin ndёrruar mbiemёr, kёshtu qё me anё tё emrit, nuk mund t`i gjeje, por siç i thonё asaj fjalёs: “Tё thёrret gjaku”… Që herën e parë që dolën në emision emrat tanë dhe historia jonё, unё u takova me motrat. Nё emision, ne folёm nё telefon.

Njёra jetonte nё njё qytet malor dhe ishte e martuar e me fёmijё (ajo qё ishte e dyta, pas meje), ndёrsa e vogla ndiqte studimet nё Itali, ku jetonte me familjen qё e kishte adoptuar.

Takimi im me motrёn që jetonte në Shqipëri u bё pas dy ditёsh. Ishte njё takim shumё emocionues dhe mua, qё shquhesha në shoqёri se nuk mё dilnin kurrë lotёt, nuk m’u thanё sytё pёr asnjё moment. Ishte dёshira ime tё takoja motrat e mia dhe tё ribashkoja familjen. Meqenёse isha e madhja, mё duhej tё sillesha si e tillё. I treguam njёra-tjetrёs pёr jetёn tonё dhe pёr tё gjitha ato qё na kishin ndodhur. Ajo kishte patur njё jetё normale dhe jo si e imja qё mё duhej tё rraskapitesha nё punё pёr tё nxjerrё bukёn e gojёs.

– Kam vuajtur shumё – i thashё. – Kam filluar punёn qё pas shkollёs sё mesme dhe tani kam shtёpinё time.

– Mё vjen keq – thoshte ajo teksa dёgjonte historinё time. – por nuk duhet tё mёrzitesh. Tani mbaroi çdo gjё, do tё martohesh dhe do tё kesh fёmijёt e tu. Ata do tё ta mbushin zemrёn plot.

– Zemra ime ёshtё e mbushur tani qё ju gjeta juve. Gjithmonё kujtoja çastin kur u ndamё nё jetimore. Ai çast mё shoqёronte në çdo minutё.

Motra kishte njё vajzё tё vogёl tё mrekullueshme. Duke e krahasuar me foton e mamit, ato ishin shumё tё ngjashme, ose na dukej neve ashtu, nga malli dhe nga dёshira e madhe qё mami tё ishte me ne atё ditё e pёrditё nё jetёn tonё. Mungesa e prindёrve ёshtё e pazёvedёsueshme. Asnjё dhe asgjё nuk i zёvendёson prindёrit.

Ndërkohë që unë gëzoja për gjetjen e të afërmve të mi, im shoq vazhdonte mё tej “planin”. Ai mё bёri surprizё biletёn pёr nё Itali qё tё takoja motrёn e vogёl. Ja pra, sa i mirё ishte! Ia vlente qё kisha pritur aq shumё pёr tё. Shkuam sё bashku nё Itali. Motra studionte për Juridik. Familja e saj ishte shumё e mirё. Prindёrit adoptues ishin njerёz tё mrekullueshёm. Vetё motra, ishte si njё engjёll.

Ashtu si me motrёn tjetёr, edhe me tё biseduam e treguam rrjedhёn e jetёs sonё tё ndara nga njёra-tjetra. Edhe ajo, ashtu si motra tjetёr, kishte patur njё jetё tё lumtur dhe tё qetё. Kjo gjё mё gёzoi pa masё. Unё nё mendjen time nuk isha asnjёherё e qetё, sepse mendoja se nё ç`familje do tё kishin rёnё. I ftuam familjarisht nё dasёm dhe u kthyem nё Shqipёri.

Erdhi dita e dasmёs. Unё isha e emocionuar dhe shumё e lumtur. Mё nё fund, pas kaq vitesh, familja ime ishte e bashkuar. Unё dhe motrat e mia ishim sё bashku dhe kjo ishte njё ёndёrr qё e shihja tё bёhej realitet pas shumё vitesh. Çdo gjё shkoi pёr mrekulli.

Tani ne i kemi ruajtur lidhjet e do t`i ruajmё gjithmonё dhe fёmijёt tanё do tё lidhen me njёri-tjetrin e kёshtu me radhё sepse gjaku do gjakun e tij.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon..!

Next Post

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (28)

Advertisement