Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpirti i tij jeton pranë meje…


Ndoshta do t’ju duket e pabesueshme; edhe mua kështu më dukej në fillim. Unë kam një histori pak më të veçantë sesa të tjerët, sepse nëse në qendër të historive janë gjithmonë dashuritë, vuajtjet e tyre, zënkat e tradhtitë, tek unë është krejt tjetër gjë. Dua t’jua tregoj që nga fillimi sepse çdo ngjarje ka lidhje me tjetrën…

Unë jam një vajzë 28 vjeçare nga Elbasani, por jetoj me prindërit në Tiranë prej 16 vjetësh. Që në fillim, u ndjemë shumë mirë në lagjen ku morëm shtëpinë, sepse përveç faktit që ne si familje jemi shumë të qetë dhe të butë, gjetëm një mikpritje shumë të mirë nga fqinjët. Njëra nga komshijet kishte një djalë shumë të mirë me të cilin unë nisa të shoqërohesha shumë. Më pëlqente që gjithçka ta bënim bashkë; mësimet, lojërat dhe më pas kur u rritëm, bashkë e pinim edhe kafen. Ndiheshim mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kurrë nuk do të më kishte shkuar në mendje ta shihja me tjetër sy, përveçse me atë të mikut më të mirë. Ai ishte 3 vjet më i madh se unë.

Advertisement

Erdhi edhe ditëlindja ime, mbushja 20 vjeçe dhe vendosa që ta festoja me shoqërinë time. Mami më kishte organizuar një ditëlindje të mrekullueshme, në një nga lokalet e kryeqytetit dhe, të them të drejtën, ishte ditëlindja më e bukur që do të mbaj mend gjatë gjithë jetës sime. Ia kaluam shumë bukur sepse prindërit e mi, erdhën, respektuan shoqërinë time dhe pastaj u larguan duke na lënë mua dhe shoqërinë që të argëtoheshim dhe të festonim. Sinqerisht, u kënaqëm shumë dhe më shumë u gëzova kur erdhi edhe njeriu që unë vërtet doja që të ishte aty atë natë. Arjani, kështu quhej ai, më kishte bërë dhuratën më të bukur, një tufë me lule dhe një pusullë brenda saj, ku shkruhej: “Ti je dhurata më e bukur e jetës sime… U bëfsh 100 vjeçe dhe dashuria mbretëroftë në jetën tënde!”. Shtanga për momentin sepse nuk e prisja prej tij një letër të tillë. Nejse, bëra sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe vazhdova të kërceja me miqtë e tjerë që kisha në festë, megjithëse gjithë kohës e kisha mendjen tek Arjani, sepse nuk më dukej si herët e tjera dhe doja me patjetër të kuptoja se çfarë po ndodhte. Se si më shikonte tek kërceja dhe nuk më dukej si herët e tjera. Më shikonte siç do ta shikonte çdo djalë të dashurën e tij. Sytë e tij shkëlqenin dhe e kuptova se donte të thoshte diçka.

Në një moment ai më mori jashtë dhe më tha që kishte rënë në dashuri me mua, më puthi dhe më tha që nëse unë nuk ndjeja të njëjtën gjë, mjaftonte t’ia thosha. Nuk e di pse, por çuditërisht nuk munda t’i ktheja përgjigje negative dhe ia ktheva puthjen. Nuk mund t’jua shpjegoj nga më erdhi ajo dëshirë për ta mbuluar me të puthura dhe ndenjëm gati gjysëm ore duke u puthur jashtë lokalit. Nuk po e merrnim vesh çfarë po na ndodhte dhe të dy ishim si të hutuar. Ajo natë kaloi shumë bukur. Ikëm në shtëpi dhe mua nuk po më zinte gjumi. Përpëlitesha në krevat sepse nuk e kuptoja çfarë po ndodhte. Ditët në vazhdim i kaluam shumë bukur dhe një ditë vendosëm t’u tregonim edhe prindërve tanë. Askush nuk mund ta mendonte që ata do ta prisnin aq mirë atë lajm. Ndoshta edhe nga fakti që Arjanit nuk i mungonte asgjë, as nga ana fizike, morale apo në çdo aspekt, ata ishin më të gëzuar se ne, si prindërit e mi, ashtu edhe prindërit e Arjanit. Ishte një mrekulli, saqë as ne të dy nuk po e besonim që po shkonte gjithçka kaq mirë. Kaluam tre vjet të fejuar dhe po bënim planet për t’u martuar. Ishim kujdesur deri në detajet më të vogla dhe dukej që gjithçka do të bëhej sipas planeve tona. E vetmja gjë që kishte rëndësi për ne në ato momente ishte se ne duheshim shumë dhe ndonjëherë kur uleshim të bisedonim, habiteshim si nuk e kishim kuptuar më përpara dashurinë tonë. Por, fati nuk deshi që ne të dy ta kurorëzonim dashurinë sepse ditën e martesës, ndodhi një aksident që i mori jetën dashurisë time…

Nuk mund t’jua përshkruaj ndjesinë që më pështolli atëherë. M’u mblodh diçka në fyt, nuk munda të nxirrja zë, as të qaja, as të ulërija, vetëm rrija si e mbufatur në mes të rrugës, duke parë në drejtimin nga do vinte ai me makinën për të më marrë nuse. Shpërtheva në lot, qava, qava e qava pa pushim, saqë nuk mbaj mend se kush më çoi në shtëpi. E kam qarë atë njeri për vite me radhë, derisa një ditë më ndodhi diçka që ndoshta shumë prej jush nuk e besojnë…

Ndërsa lexoja një ditë një libër dashurie me fund tragjik, m’u duk sikur Arjani ishte gjallë dhe u ul aty afër meje. Duke më përkëdhelur, më thoshte që unë nuk duhet të mërzitesha sepse gjithçka do të shkonte mirë. Ai e dinte sa e doja unë, ishte mirënjohës për të gjithë dashurinë dhe lumturinë që i kisha dhuruar unë dhe nuk do të më linte kurrë që të mërzitesha. Aty për aty u gëzova që e pashë dhe m’u duk si ëndërr, por kjo gjë u përsërit për ditë me radhë. Kuptova një gjë; sa herë që unë qaja, ai më shfaqej. Kishte ditë që nuk qaja dhe ai nuk më shfaqej. I tregova gjithçka mamit tim dhe ajo më yshti, sepse mendoi se unë kisha probleme, por në fakt, nuk ishte ashtu. Thjesht, ai vinte në jetën time dhe më kërkonte falje që nuk arriti të më bënte të lumtur. Më lutej të mos qaja sepse më humbiste bukuria kur qaja dhe unë, duke dëgjuar të gjitha këshillat e tij, sado e pamundur të duket, rifitova jetën time.

Sot ndihem më mirë, sepse e di që atë e kam afër. Ndoshta nuk do të më besoni dhe do të mendoni se kam nevojë për ndihmë psikologjike, por nuk është kështu. Shpirti i tij është afër meje gjithmonë dhe kështu do të jetë, sepse ne nuk ndenjëm dot bashkë për së gjalli dhe ai ka ngelur me peng. E dua shumë. Edhe pse ai nuk jeton më, nuk shoh dot mashkull tjetër dhe nuk e di kur do mundem. Thjesht, e shoh veten vetëm me të.

Me respekt, Linda.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

‘A jena na’ nga Besa Morina, thyen të gjitha parashikimet

Next Post

Pyetje-përgjigje seksologut..!

Advertisement