Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– A është normale që djali im 6 vjeç ia ka treguar organin e tij seksual një fëmije tjetër po të moshës së tij?

Kjo gjë më ka tronditur jashtë mase, prandaj pres një përgjigje sa më shpejt, ju lutem. Unë reagova shumë keq kur e pashë, e qëllova me pëllëmbë e më pas u pendova.

– Po të shikoni me vëmendje ose të pyesni edhe prindër të tjerë, është parë që fëmijëve të moshës 3-6 vjeçare u pëlqen shumë të luajnë “doktorash” dhe disa nga prindërit reagojnë duke u tërhequr veshin ose duke i qëlluar, siç keni vepruar ju. Nuk është kjo mënyra më e përshtatshme. Uluni dhe bisedoni me fëmijën tuaj, shpjegojini se ju e kuptoni që një ditë ai apo ajo do të rritet, por nuk duhet të dalë pa rroba para të tjerëve. Gjithashtu, duhet t’u tregoni se ka prekje të mirë dhe të keqe, tregojini se trupi i vet u përket vetëm atyre dhe se ata kanë nevojë për intimitet; nuk mund t’ua tregojnë pjesët e trupit të gjithëve. Mësojini se askush nuk duhet t’i prekë pa dëshirën e tyre dhe në qoftë se ndokush i prek në mënyrë të çuditshme ose të dhunshme, fëmijët duhet t’u tregojnë prindërve. Pastaj, nuk duhet të harroni që fëmijët janë shumë kuriozë të dinë për intimitetin e tyre. Ka nga ata fëmijë që kur pyesin rreth organeve, është njësoj si të pyesin: “Si rri Hëna në Qiell?” etj. Jemi ne, të rriturit, që u japim pyetjeve të tyre kuptimin dhe domethënien e duhur.

Advertisement

Në ç’moshë vajzat duhet të vihen në dijeni rreth menstruacioneve?

– Vajzat duhet të informohen në moshën 8 vjeçare. Ka edhe libra të shumtë që mund t’u vijnë në ndihmë, por mamatë duhet të ndajnë me vajzat e tyre eksperiencat personale, t’u tregojnë si u ndjenë herën e parë që u erdhën periodat, a u shqetësuan e të tjera si këto të kësaj natyre.

– Jam shumë e shqetësuar, jam e lidhur prej disa muajsh me një djalë shumë simpatik dhe ndihem e dashuruar me të. Ne bënim seks shumë shpesh, kurse tani sikur më ka ikur dëshira, s’e kuptoj se pse ai nuk më josh më. Theksoj që jam e dashuruar pas tij. Ju lutem, më thoni, çfarë mund të ketë ndikuar në uljen e dëshirës sime për seks?

– Nuk mendoj se nuk ju josh i dashuri. Mund të jenë arsye të tjera të cilat unë thjesht po i rreshtoj këtu sepse nuk e di cila mund të jetë arsyeja juaj: E para, mund të jetë pilula nëse e përdor prej shumë kohësh; mbase organizmi yt ka nevojë të ndryshojë kontraceptivin. Shpesh, përdorimi i gjatë i një pilule ndikon në ndryshimin e niveleve hormonale, duke pakësuar paksa dëshirën seksuale. Arsye tjetër mund të jetë stresi, për shkak të të cilit trupi mund të reagojë në mënyra të ndryshme. Ka femra te të cilat stresi ndikon shumë në uljen e dëshirës seksuale. Një tjetër arsye është frika që mund të keni në marrëdhënie për ndonjë shtatzani të padëshirueshme etj. Edhe përdorimi i tepruar i alkoolit ndikon shumë në uljen e dëshirës seksuale, prandaj unë do t’ju thoja të shikoni brenda jush se çfarë jua shkakton këtë gjendje dhe ta zgjidhni problemin.

– Para dy netësh e gjeta bashkëshortin tim duke u masturbuar në banjo; jam tmerrësisht e tronditur. Ne kemi një vit të martuar. Si ka mundësi që e bën këtë, ndërkohë që nga unë nuk i mungon asgjë? A është normale kjo gjë?

– Duhet të dini që shumica e meshkujve masturbohen çdo ditë, madje edhe disa herë brenda asaj kohe. Nuk duhet të trembeni apo ta mendoni këtë si tradhti apo mungesë dëshire ndaj jush, sepse shpesh, masturbimi është një lloj teknike relaksimi për ata. Ndoshta në ato momente ai ka pasur nevojë të bëjë seks, ju s’keni qenë aty dhe ai ka gjetur mënyren tjetër, masturbimin. Ju duhet të flisni hapur dhe të mos tregoheni e ashpër me të, por me zgjuarsi të kuptoni arsyen se pse e ka bërë një veprim të tillë, ndërkohë që nga ju s’i mungon asgjë. Pastaj, nuk është ndonjë gjë e “tmerrshme” që të tronditeni në këtë mënyrë. Në fund të fundit, më mirë të masturbohet sesa t’ju tradhtojë realisht me një femër tjetër. Shikoni anën pozitive të këtij veprimi dhe mundohuni të kuptoni arsyen.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A mund ta zgjas marrëdhënien më shumë?

Next Post

Endri Priftit i marrin makinën; Përplaset me policinë

Advertisement