– Doktor, unë kam shumë siklet kur e përdor prezervativin, ndërkohë që e dashura ime nuk pranon të bëjë dashuri nëse nuk e përdorim.
Mua më duket sikur humbet komplet atmosfera pasionante kur vjen momenti i vendosjes së këtij të shkreti prezervativ. Si ta shmang këtë?
– S’e kuptoj se pse e keni kaq shumë në siklet vendosjen e prezervativit, kur këtë gjë jua kërkon edhe e dashura juaj. Kjo është pozitive, do të thotë që asaj i pëlqen, plus që ndihet shumë më rehat dhe e qetë. Për të shmangur këtë lloj sikleti që më duket pak pa vend, provoje që momentin e vendosjes së tij ta shndërrosh në një lojë, transformojeni këtë moment në një ritual erotik. Pse të mos ia kërkosh edhe të dashurës tënde të ta vendosë?! Besoj se kështu, ky moment do të duket më argëtues dhe eksitues. Pastaj, duhet të dini se prezervativi ka edhe një efekt tjetër pozitiv; të ndihmon ta kontrollosh kënaqësinë, kështu që mund ta vononi me tepër kohën e orgazmës.
– Jam 26 vjeç, i fejuar dhe kam jetë aktive seksuale. Më ka ndodhur dy herë që jam në shtrat me të fejuarën, por s’kam dëshirë për bërë seks. Theksoj që kam qenë shumë mirë më parë, por kjo gjë më ka ndodhur dy herë dhe po më shqetëson shumë. E vlerësoj përgjigjen tuaj, ndaj e pres me padurim.
– Problemet e kësaj natyre në marrëdhëniet seksuale janë pasojë e faktorit psikologjik dhe hormonal. Në raste të tilla, duhet patjetër konsultimi me mjekun për gjetjen e shkakut. Unë do t’ju rekomandoja të vinit për një vizitë, sepse letra juaj ka pak detaje dhe unë nuk mund t’ju jap një përcaktim se çfarë e ka shkaktuar këtë gjë te ju. Megjithatë, ju tentoni sërish për marrëdhënie seksuale duke provuar edhe pozicione të reja ose duke imagjinuar skena më erotike dhe ndoshta s’do ta keni më këtë problem. Nëse shikoni që nuk keni sërish përmirësim, mund të vini të më kontaktoni që të shohim ku qëndron problemi.
– Jam i martuar dhe shkoj shumë mirë me gruan, që e kam të bukur, por më pëlqen shumë të shoh filma pornografikë dhe ndonjëherë edhe imagjinoj ndonjë pornostar e masturbohem. Kjo gjë më bën të ndihem në faj ndaj gruas. A është normale kjo gjë?
– Përgjithësisht, masturbimi pas shikimit të një filmi pornografik, duke imagjinuar një pornostar, është një proces për të cilin nuk duhet të shqetësoheni sepse është normal. Po kështu, edhe ndjenja e fajit apo e pendesës pas masturbimit është e pranishme te disa persona, sidomos kur janë të martuar, si puna juaj. Do ta quaja problem nëse ju e kryeni këtë proces, pra, masturbimin, vazhdimisht dhe duke imagjinuar një person tjetër, në vend që të jeni me gruan tuaj duke bërë marrëdhënie seksuale. Nëse është në vazhdimësi, duhet ta kërkoni problemin te vetja. Shikoni nëse ndjeni akoma, çfarë ka që nuk shkon, sepse përderisa thoni që gruan e keni të bukur, përse të mos imagjinoni atë në vend të pornostarit?