Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– Unë me të dashurën time shohim shumë filma pornografikë sepse më pëlqejnë pozicionet dhe fantazitë e tyre.

Unë arrij t’i bëj, por e dashura ime nuk i mëson dot dhe më thotë që nuk janë normale për një çift si ne. Si ta bëj të dashurën time të sillet si pornostaret?

– Nuk duhet absolutisht ta detyroni të dashurën tuaj të sillet si pornostaret; bëni një gabim shumë të madh. Ajo ka të drejtë që ju është përgjigjur në atë mënyrë, pasi e keni mërzitur. Shumë meshkuj presin që femrat të plotësojnë të gjitha fantazitë e tyre, duke u nisur nga ato që kanë parë në filma pornografikë, por mos harroni se fantazitë dhe pornoja janë larg realitetit. Pavarësisht asaj që shihni në TV, në pornografi (shumë prej tyre janë edhe montime), në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia impononi të dashurës tuaj ato çfarë shikoni. Shijojeni dashurinë si çift normal siç jeni, me fantazitë tuaja vetjake dhe jo duke imituar, le të themi, pamje që deri diku janë fallco.

Advertisement

– E konsumoj shumë alkoolin, por jo se jam pijanec; e shoqëroj me ushqime. Unë doja të dija, a ndikon ai te marrëdhëniet seksuale?

– Siç e kemi shkruar edhe më parë, alkooli në doza të vogla, 1-2 teke, një gotë verë apo një gotë birrë, ndihmon në aktivitetin seksual, në ereksion dhe ejakulacion. Përveçse largon pak ndrojtjen, ai shton imagjinatën në lojërat seksuale dhe ndihmon në arritjen e një performance më të mirë, për arsye se frenon emocionet apo rregullat e moralit shoqëror. Por, në rast se ju pini më tepër seç duhet, alkooli e frenon aktivitetin seksual.

– Kam një problem. Unë asnjëherë nuk e arrij orgazmën me të dashurin tim, ndërsa kur masturbohem vetë, po. A është normale kjo gjë?

– Nuk jeni femra e vetme që ju ndodh kështu. Shumica e femrave kanë ndrojtje ose kanë frikën e ndonjë shtatzanie të papritur, ndaj u ndodh të mos arrijnë në orgazëm. Gjatë momentit seksual, duke mos u përqendruar te partneri i vet, nga frika apo nga ndonjë shkak tjetër, femra nuk arrin në orgazëm. Masturbimi te femrat mund të zëvendësojë deri diku një orgazëm në aktivitet seksual, megjithatë, në rastin tuaj, punoni pak me veten dhe bashkëpunoni edhe me të dashurin. Mendoni sikur jeni vetëm, çlirohuni nga emocionet dhe tregojini të vërtetën të dashurit tuaj.

– Më pëlqen shumë seksi anal, por e fejuara ime më thotë që ndjen dhimbje dhe mund të marrë infeksione. A është e vërtetë?

– Ajo që ju thotë e fejuara është shumë e vërtetë. Pastaj, duke qenë se ajo nuk e pëlqen këtë gjë, përse duhet ta praktikoni patjetër? Sidomos po të bëni seks anal dhe menjëherë më pas, seks vaginal, do të ishte një gabim shumë i madh. Infeksionet do të ishin me të vërtetë problematike për femrën dhe ndonjëherë, të vështira për t’u mjekuar. Përveç kësaj, ato zgjasin shumë në kohë. Mendoj se ka rrugë të tjera të reja më të shëndetshme për të krijuar forma kënaqësie seksuale, sesa kjo që keni zgjedhur ju. Rrugët anale janë për tjetër gjë dhe jo për marrëdhënie seksuale.

– Të dashurit tim i pëlqen shumë seksi oral, por ndihem shumë në siklet, jo se nuk më pëlqen, por më duket diçka shumë intime dhe kam frikë nga erërat e këqia. A duhet ta lejoj?

– Përderisa ju pëlqen, përse të mos e lejoni? E kuptoj shumë mirë sikletin që ndjeni ju, pasi shumë femra e kanë këtë problem. Ndodh shpesh te femrat që në vend që të kënaqen gjatë seksit oral nga partneri, shqetësohen për shkak të aromës intime. Është fakt që çdo organizëm ka aromën e tij/saj, gjë që është krejtësisht normale. Feromonet që shkaktojnë aromën, në këtë rast, edhe i tërheqin meshkujt. Mos u shqetësoni kaq shumë. Përderisa partneri juaj dëshiron të bëjë seks oral, kjo do të thotë që ai nuk ndjen asnjë lloj bezdie, përkundrazi, i pëlqen. E rëndësishme është që të ruani higjienë intime në maksimum. Nëse jeni të pastër, nuk keni pse të keni frikë nga infeksionet. Vagina e femrës, me të vërtetë mund të ketë aromë të pakëndshme gjatë infeksioneve ose sëmundjeve seksualisht të transmetuara, por përderisa jeni e shëndetshme dhe keni higjienë personale, nuk duhet të keni frikë.

– Burri im shikon shumë televizor në dhomën tonë të gjumit, sa edhe kur bëjmë seks, ai e ka mendjen tek emisionet. Nuk di si të veproj, pasi marrëdhëniet tonë seksuale më duken shumë të vakëta…

– Duhet t’ia bëni të qartë që nuk ju kënaq aspak marrëdhënia seksuale. Burrat kanë ego të veçantë dhe nëse i thoni se nuk ju kënaq fare, ai mund të zgjohet nga gjumi dhe të heqë dorë nga shikimi i televizorit në dhomën e gjumit. Nuk ia rekomandoj asnjë çifti televizorin në dhomën e gjumit, por edhe nëse e kanë, të paktën në momente intime, duhet ta fikin atë. Televizori vret pasionin, sepse nuk inkurajon bashkëpunim në mes të çiftit. Rrezikon dhe të përfundoni që të mos keni më dialog apo përkujdesje për njëri-tjetrin, por ekziston një zgjidhje për t’i shpëtuar këtij armiku të jetës suaj në çift. Flisni hapur me të dhe bini dakord të mbani fikur televizorin në momentin që kryeni marrëdhënie seksuale.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fëmija im është mëngjarash...

Next Post

Si ta bëni fëmijën tuaj t’ju dëgjojë?

Advertisement