Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse më tërheqin femrat?


E dashur redaksi e “Intervista” më vjen turp ta them, por është e vërtetë. Jam një vajzë 21 vjeçare që më pëlqejnë shumë vajzat.

Ndjej një tërheqje fatale si me qenë çun, por jo me të gjitha femrat. Nuk e di pse, por te 4-5 prej tyre, më tërheq diçka. Pse më ndodh kjo gjë? Nuk e di a do të bie ndonjëherë në dashuri… Pse jam e veçantë? Ada.

Redaksia: – Burime të ndryshme kanë propozuar teori të shumta për orientimin seksual, megjithatë, shumë profesionistë ndajnë mendimin se orientimi seksual formohet herët në jetë, përmes ndërveprimit kompleks të faktorëve biologjikë, psikologjikë dhe socialë. Meqenëse nuk ekziston vetëm faktori biologjik, nuk mund të themi që orientimi seksual nuk mund të ndryshohet apo detyrimisht, që ai trashëgohet. Atëhere, cilat janë shkaqet e tërheqjes për të njëjtin seks? Këto tërheqje vijnë tipikisht nga një kombinim i faktorëve të temperamentit dhe të ambientit në të cilin kalon fëmija gjatë jetës. Një kontribues i zakonshëm në tërheqjet për të njëjtin seks është prishja në zhvillimin e identitetit gjinor. Ky i fundit u referohet pikëpamjeve të personit për gjininë e tij/saj, për sensin e maskinilitetit ose feminilitetit. Identiteti gjinor formohet përmes marrëdhënieve që ka fëmija me prindin dhe moshatarët e të njëjtit seks. Përmes këtyre marrëdhënieve, ju keni zbuluar çfarë duhet të dini për të qenit femër, duke përfshirë kush është femër, si flet një femër, si ecën ajo etj

Advertisement

– Nëse ky zhvillim normal prishet, fëmija shkëputet psikologjikisht nga nëna dhe nga ajo çka nëna përfaqëson; feminiliteti. Arsye të tjera janë perceptimet negative për feminilitetin, që mund të çojnë në një shkëputje të vetes nga feminiliteti. Për shembull, nëse një vajzë shikon të atin duke abuzuar me nënën, ajo arrin në konkluzionin se, të jesh femër, do të thotë të jesh e dobët, prandaj shkëputet nga identiteti femëror për t’u mbrojtur nga efektet negative të të qenit femër.

– Abuzimi seksual është një arsye tjetër për orientimin homoseksual. Në këto raste, meshkujt shihen si të pasigurtë dhe lidhjet me femrat bëhen një mënyrë e mbrojtjes nga e keqja që mund të vijë nga meshkujt. Për disa të tjera, mund te jetë një shkëputje nga nëna dhe përmes lidhjeve me femra, kërkohet dashuria mëmësore. Për të tjera, tërheqjet për të njëjtin seks mund të mos jenë të dukshme që në fillim, por mund të zhvillohen më vonë, si rezultat i hyrjes në marrëdhënie joseksuale, duke u bërë emocionalisht e varur.

– Nëse nuk je e kënaqur me orientimin tënd seksual, kjo nuk do të thotë që ai nuk mund të ndryshojë. Nuk është një proces i shpejtë, por përmes terapisë mund të arrihen ndryshime të mundshme. Përgjigjja ime është e përgjithshme dhe mbase mund të duket e pakuptueshme, por nëse e ke mundësinë, mund të konsultohesh me një psikolog. Takimet individuale nuk mund të krahasohen me përgjigjen që japim ne me aq informacion sa disponojmë për ju. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Burak Ozçivit: Bali Beu ka ekzistuar vërtet

Next Post

Jetoj mes dy burrash

Advertisement