Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse i sheh të tjerët gruaja ime?

– Përshëndetje redaksisë! Jam Erjoni, i martuar, me dy fëmijë. Po filloj pa e zgjatur me shqetësimin tim për të cilin kërkoj një këshillë nga ju. U martova me mblesëri me një grua që ma ka bërë jetën shumë të vështirë. Të dy dolëm nga shtëpia dhe gruaja po vështronte një person që po afrohej, vështrim i cili të linte të kuptoje sikur priste diçka prej tij. E pyeta nëse e njihte këtë person dhe m’u përgjigj që jo. U mërzita dhe i bërtita se kjo që bëri nuk ishte gjë e mirë. Ajo filloi të qante dhe më tha “më fal”. Pas tre ditësh shkuam te xhaxhai i gruas për vizitë dhe atje takuam komshiun e tyre që e kishte kërkuar për nuse dikur nusen time dhe s’ia kishin dhënë. Gruaja u bë kurioze duke e vështruar, por nuk i dhashë rëndësi. Mbas disa ditësh shkuam përsëri te xhaxhai dhe e takuam prapë. Punonte duke e ndihmuar dhe filluan të vështronin njëri-tjetrin. Kur shkuam në shtëpi, e pyeta se pse e vështronte aq shumë komshiun. Ajo më tha se ai donte ta merrte për nuse… “Po ti pse e vështron aq shumë?”, e pyeta. “Kot!”, m’u përgjigj. Problemi është se këto vështrime të tilla vazhdon t’ua hedhë edhe personave të tjerë, nganjëherë edhe fshehurazi meje, duke m’u shmangur. Ju lutem, më ktheni përgjigje këtë javë. Faleminderit.

Redaksia:  – I nderuar Erjon, e kuptojmë shumë mirë gjendjen tuaj shpirtërore dhe psikologjike, aq më tepër që duket se keni natyrë pak xheloze. Megjithatë, duke u bazuar tek ato çfarë na shkruani dhe shpjegoni, nuk shohim ndonjë gjë që ta mendojmë serioze dhe kritike për marrëdhënien tuaj në çift. E themi këtë sepse shumë persona veprojnë ose shikojnë thjesht për inerci ose kuriozitet, por kjo nuk ka lidhje fare ndjenjat dhe nuk tregon tërheqje ndaj personit tjetër. Një nga këto mendoj se është edhe gruaja juaj. Nuk mendoj se ajo ka qëllime të këqia ose e bën sepse dëshiron të ketë ndonjë flirt me personin tjetër. Ju tashmë jeni bërë pak edhe me “fiksime” ndaj kësaj gjëje dhe mendoni menjëherë për keq, edhe pas gjestit më të vogël nga ana e saj. Gruaja juaj duket natyrë shumë e sinqertë, duke qenë se ju ka treguar për komshiun dhe është shprehur lirshëm. Ndonjëherë fiksimet bëjnë që të mendosh gjithnjë negativisht dhe të shqetësohesh për gjëra pa rëndësi. Ajo është në krahun tuaj. Besoj se edhe e ka shprehur që ju do. Atëhere, s’keni arsye pse të trembeni apo të dyshoni që ajo flirton me të tjerë. Një person që dëshiron të flirtojë me dikë tjetër dhe është i interesuar të njohë të tjerë, ju siguroj që nuk e bën këtë në sy të partnerit, por gjen mënyra të fshehta dhe të tjera për të flirtuar, jo këtë mënyrë që përshkruani ju në letër. Ndonjëherë edhe thjesht vështrimi i një të panjohuri të tërheq vëmëndjen për të kthyer sytë nga vjen ai vështrim, por kjo s’do të thotë që në këtë mes ka patjetër flirt apo dëshirë për njohje. Në këtë rast, ne ju këshillojmë të flisni me qetësinë me të madhe me gruan, duke i thënë që ndiheni vërtet keq kur ajo bën këto gjeste, megjithëse siç e thamë më sipër, janë shumë të parëndësishme për atë. Pyeteni hapur nëse do t’i pëlqente asaj që ju të shikonit një femër tjetër ndërkohë që jeni bashkë… Mund t’i thoni që nuk dyshoni tek ajo absolutisht, por thjesht nuk ju pëlqejnë si gjeste dhe të mundohet t’i evitojë. Ndryshe, do t’ju sugjeroja të mos u jepni shumë rëndësi këtyre shikimeve, sepse kam përshtypjen se janë krejt të parëndësishme për atë.

Shumë persona e kanë zakon t’i shikojnë gjatë të tjerët apo të tregojnë një lloj kurioziteti me vështrimin e tyre, por në thelb nuk ka asnjë lloj rëndësie brenda këtij shkëmbimi vështrimesh rastësore apo kurioze. Qetësojeni veten duke mos u dhënë shumë rëndësi këtyre detajeve. Në momentin që i jepni rëndësi, qoftë dhe gjesti më i vogël nga ana e saj, do t’ju duket si flirt apo tradhti, ndërkohë që realisht nuk është. Jini realist dhe mos bëni parashikime që s’kanë baza të shëndosha. Gjithë të mirat!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë ndodh pas divorcit?

Next Post

E doja dhe e urreja fëmijën tim!

Advertisement