Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mund ta marr infeksionin nga e fejuara?

– Unë që po ju shkruaj dua një sqarim. Jam një burrë 32 vjeç, i fejuar. E fejuara ime ka marrë infeksion dhe unë kam frikë se mos e marr dhe unë atë infeksion.

Ajo më thotë të kundërtën, se i paska thënë gjinekologu që është një infeksion që e ka marrë nga unë. Edhe unë kam shqetësime, por jo aq rëndë sa ajo. Si e shikoni ju këtë gjë? A janë femrat që t’i transmetojnë sëmundjet më shumë?

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:- – I nderuar zotëri, siç kemi thënë dhe më përpara, sëmundjet e transmetuara seksualisht nuk janë vetëm “pronësi” e femrave, sikurse mendohet dendur nga shumë meshkuj. Meshkujt janë po aq të prekur dhe po aq të kërcënuar prej tyre. Ato janë shkaku i tretë i infertilitetit (pra, i pamundësisë për të lindur fëmijë) te burrat, kështu që nuk është absolutisht e vërtetë që infeksionet seksuale u përkasin vetëm grave. Bile, janë meshkujt ata që ndjejnë më shumë shqetësim herët nga SST-të (sëmundjet seksualisht të transmetueshme), ndaj e fejuara juaj ka njëfarë të drejte. Kjo vjen ngaqë Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme fiksohen në uretër, që te mashkulli është më e gjatë se te femra dhe mikrobet akumulohen këtu. Për çudi, nuk përqendrohen në urinë, por në kanalin e uretrës dhe dalin bashkë me sekrecionet. Ndërsa te femrat infeksioni akumulohet tek uretra dhe në qafën e mitrës. Gonorea, uroplazma, urolitiku, klamidia trakamat, sëmundje seksualisht të transmetueshme kanë një afinitet dhe qëndrojnë më gjatë në uretrën e burrave dhe prandaj shqetësimi i infeksionit te mashkulli ndihet më shpejt. Mashkulli ka sekrecione nga uretra kryesisht në mëngjes e darkë, ka një si kruajtje, si djegie gjatë urinimit. Shenjat klinike vijnë 2-3 ditë pas aktit seksual infektues, maksimumi deri në një javë, ndërsa femra uretrën e ka shumë të shkurtër e normalisht, femra nuk ka shenja të qarta klinike dhe për këtë arsye, 80% e femrave nuk e dinë që kanë probleme.

Advertisement

– Mua më vijnë meshkuj me shenja klinike të qarta dhe u them: “Thuaji shoqes tënde të marrë një mjekim siç duhet, ashtu si ti”. Në raste infeksionesh, janë të dy që duhet ta marrin mjekimin. Femrat zakonisht janë më të kujdesshme dhe shkojnë menjëherë te gjinekologu, ndryshe nga mashkulli. Meshkujt s’e kanë shumë kulturen e kujdesit për veten nga ana shëndetësore sepse mendojnë: “Është femra e sëmurë, jo unë!”. E keni gabim, duhet të vizitoheni edhe ju. Femra ka edhe probleme të tjera shëndetësore, nuk janë vetëm sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ka edhe infeksione mykotike etj. që nuk janë fare të transmetueshme, edhe pse ka mjekë që i konsiderojnë të tilla. Shumë meshkuj vijnë me vonesë për vizitë mjekësore, jo sot, po nesër dhe gjendja mund të bëhet kronike, ndërkohë që duhet të vijnë sa më shpejt të jetë e mundur, që të parandalojnë pasojat e mëvonshme. Ne e shohim infeksionin seksual si të tretin në klasifikim ndër shkaktarët e infertilitetit te meshkujt, ndaj unë ju këshilloj të bëni edhe ju analizat dhe të merrni mjekimin sa më parë, ashtu siç ka bërë partnerja juaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

8 ndryshime të trupit mes dy sekseve

Next Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Advertisement