Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Motra e tij është xheloze për ne!

– Përshëndetje e dashur redaksi. Jam 21 vjeç dhe kam lidhje që prej një vitI e gjysëm me një djalë 23 vjeç. Ia kalojmë shumë mirë bashkë, por kemi një pengesë, motrën e tij.

Ajo është 30 vjeçe dhe na ndërhyn vazhdimisht. Kur jemi bashkë, dërgon vazhdimisht mesazhe ose e merr në telefon të dashurin tim dhe e mban gjysëm ore.

Nuk e di çfarë ndjen për mua, por kur më takon, më shikon me ironi. I kam folur shumë herë shokut tim për sjelljen e saj, por ai o do ndërrojë muhabet, ose do nxehet. Problemi është që atë nuk e shqetëson sjellja e saj dhe as që bën diçka për këtë. Mendoj se ajo është xheloze për ne. Çfarë të bëj?

Advertisement

Redaksia:- Në çdo marrëdhënie çifti, ndërhyrja e një të treti (burrë, grua, prindër, shokë, vëllezër e të tjerë) nuk e lejon çiftin të ekzistojë. Diskutoje me shokun tënd dhe mundohu të kuptosh përse ai i lë kaq hapësira motrës së tij, të ndërhyjë në momentet e tij personale. Mos u nxito të nxjerrësh konkluzione nëse atë e bezdis kjo gjë apo jo. Ndoshta ai e ka merak për disa arsye, ndaj e lejon. Nëse ti thjesht i ankohesh apo nevrikosesh duke e sulmuar dhe duke thënë “ajo na ka zili”, atëhere ti e akuzon dhe pa e kuptuar, nuk interesohesh se si ndihet shoku yt. Në këtë rast, ai do të nxehet dhe do të ndërrojë muhabet sa herë që ti do të reagosh kështu. Përderisa me shokun tënd ia kaloni shumë bukur, mundohu të kuptosh se çfarë e shqetëson atë që nuk e mbron jetën e tij përsonale. Fakti nëse të simpatizon apo jo motra e tij, nuk e ndryshon faktin që duhet të mbroni lidhjen tuaj, por më e rëndësishmja është të mësoni të dëgjoni thelbësisht ndjenjat e njeriut që keni pranë. Ne ju urojmë gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam fajtor për vdekjen e saj

Next Post

Të bësh seks edhe në gjumë...

Advertisement