Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më shqetësojnë dhëmballët e syrit


Përshendetje doktoreshë Ersida! Jam një djalë 28 vjeç dhe ndjej shqetësime nga dhëmballët e fundit, dhëmballët e syrit. Kam shkuar për vizitë tek dentisti dhe s’më tha që duhet ti heq. Kam frikë ta marr këtë vendim sepse e di që janë të vështira dhe mund të kenë komplikacione. Ju çfarë më sugjeroni.

Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje! Shpeshherë ndodh që dhëmballët e syrit ose të pjekurisë të shkaktojnë shqetësime si vështirësi në eruptim, dhimbje etj. Në disa raste ekstraksioni është i domosdoshëm. Para se të vendosësh të kryesh këtë ndërhyrje duhet të bëni një grafi për ti ardhur në ndihmë mjekut në mënyrë që të shoh pozicionimin e kësaj dhëmballe. Zakonisht këto ndërhyrje rezultojnë të suksesshme nëse situata vlerësohet me kujdes në fillim dhe ju zbatoni të gjitha këshillat e mjekut. Disa nga komplikacionet e mundshme pas ekstraksionit janë: 1-hemorragjia, 2-tharje e plagës, 3-infeksion. Këshillat që duhet të ndiqni me rigorozitet pas heqjes së dhëmballës janë: Mbajtja e një garze sterile të tamponuar në vendin ku është hequr dhëmbi  për rreth 15 minuta. Ndalohet pirja e duhanit. Ndalohet pirja me pipë e lëngjeve menjëherë pas heqjes pasi provokojnë hemorragji. Nëse heqja është traumatike duhet të përdorni kompresa me akull. Nuk duhet të konsumoni ushqime ose pije të nxehta pasi pengohet krijimi i koagulit në plagë i cili është i domosdoshëm për ndaljen e gjakrrjedhjes dhe mbylljen e plagës. Konsumoni ushqime të vakëta dhe me konsistencë të butë. Për 3-4 ditët në vazhdim pas heqjes mos konsumoni ushqime të forta. Mbani higjenën e gojës sa më pastër. Përdorni shpëlarës të rekomanduar nga mjeku. Nuk duhet të thithet plaga sepse nxit hemorragjinë. Nuk duhet të neglizhoni terapinë me antibiotikë të dhënë nga mjeku. Në rast se keni simptoma të tilla si temperaturë të lartë, hemorragji, dhimbje të forta ose pulsuese në nivelin e plagës ju menjëhere duhet të riktheheni për një kontroll tek mjeku që bëri këtë ndërhyrje.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ruani fëmijët! Pas balenës blu, shfaqet loja vdekjeprurëse Momo

Next Post

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (29)

Advertisement