Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më përdorën të gjithë shokët e tij!

Jeta ime, që në fillim, ishte një dështim i madh…

Unë quhem S. Jam një vajzë nga një qytet i vogël i Shqipërisë.

Isha gjithmonë një gocë shumë e dashur dhe e duruar me të gjithë, mirëpo në këtë jetë kam kuptuar diçka, që sa më e mirë të jesh me të tjerët, aq më keq je me veten tënde. Mami dhe babi im u ndanë kur unë isha vetëm 12 vjeçe. Atë ndarje e prita shumë keq sepse i doja shumë që të dy dhe nuk dija kujt t’ia mbaja anën e kujt t’ia prishja qejfin. Mirëpo të rritesh pa baba, ka pasojat e veta. Jo se më mungonte ushqimi e veshjet, por më mungonte ajo dashuri dhe ai përkushtim që vetëm babai mund të ta falë. Unë kalova në atë periudhë një gjendje depresive të cilën as mund t’jua shpjegoj. Nuk flisja fare dhe vetëm dëgjoja muzikë. Kaluan dy vjet kur fillova të vija re te nëna ime ca ndryshime që nuk i kisha vënë re më parë. Ne u transferuam nga një shtëpi e vogël që kishim në periferi, në një apartament në qytet. Ajo vishej, lyhej e dilte përditë. Më thoshte se po ikte në punë dhe vinte në darkë. Në fakt, mua babai kurrë s`më ka folur keq për të sepse ndoshta isha edhe e vogël dhe shumë gjëra s`kishte si të m’i shpjegonte, por sa herë ikja te babai dhe te gjyshërit, më porosisnin të mos dilja nëpër darka me të. Më thonin: “Po deshi mami të dalë me shoqe, eja rri nga ne ti se ato janë më të mëdha dhe s`ka lezet të përzihesh me to”.

Advertisement

Erdhi një moshë kur e kuptova që mami im kishte jo një njeri, por shumë nga të cilët merrte lekë dhe shumë gjëra të tjera. Kjo gjë më bëri që ta urreja shumë, aq shumë saqë nuk doja as të më jepte të haja, as lekë; asgjë nuk doja nga ajo. Mami u bë me makinë dhe unë e dija tashmë arsyen se pse ishin ndarë prindërit e mi. Nuk isha më fëmijë dhe çdo gjë e kisha të qartë, por nuk arrija ta pranoja këtë fakt. Shpejt m’u rrit trupi, u zhvillova dhe të gjithë në shkollë më shikonin me admirim, më bënin komplimente e kjo gjë më bënte të ndihesha krenare me veten. Duke qenë se nuk kishte kush të më bërtiste ose të më mësonte në atë moshë delikate që kisha, filloi të më pëlqente fakti që kisha shumë ngacmime. Në moshën 15 vjeçare u lidha me një çun aty te lagjja. Ai ishte shumë i bukur, por ishte 12 vjet më i madh se unë. Ai ishte tipiku i çunit të fortë, king, trendi, të cilit i shkonin pas të gjitha femrat e lagjes. Ai më ngacmonte shumë dhe unë e pëlqeja, megjithëse kisha pak frikë se përfundoja si mami dhe këtë gjë nuk e doja. Ëndërroja të kisha një familje normale me dashuri, gjë që mua më kishte munguar. U lidha dhe në fillim lidhja jonë shkoi shumë mirë, por nga mesi ai filloi të më kërkonte të bënim bashkë gjëra perverse dhe unë isha vetëm një fëmijë e i bindesha për çdo gjë sepse mendoja se do të përfundoja me të. Ishte periudha të cilën e kujtoj më me vështirësi në jetë sepse më bëri të kaloja nga fëmijëria, në një moshë të cilën nuk e njihja. E kuptoj tani sa jam përulur për atë monstër që më shkatërroi jetën dhe më bëri të arrija në këtë pikë ku jam sot. Qëndrova për një vit me të dhe po t`ju tregoj gjërat që më ka bërë të kaloj, do ta dënonte edhe ligji e jo vetëm ju.

Ai, me pak fjalë, nuk më mbajti vetëm për vete, por më kaloi te të gjithë shokët që kishte, duke më trajtuar si një prostitutë sepse e shikonte që nuk kisha mbështetje dhe s’mund të përplasesha askund. Nëna ime nuk vinte re asgjë sepse dilte e vinte e unë nuk i ndërroja dy muhabete me të. Madje, kur ndërroheshim me makina, çunat thoshin: “Ja, mami yt, po del për punë”. Nuk kishte ulje më të madhe se situatat që po përjetoja në atë kohë. Nuk kisha hije për femër normale; asnjë shoqe e imja nuk rrinte më me mua dhe për këtë nuk u vë aspak faj. Fillova të pija alkool e cigare që 15 vjeçe dhe kisha marrë një rrugë që s`e dija ku do të më çonte. Sa e sa herë më kanë lënë në rrethina të Tiranës në mes të natës dhe jam kthyer me të gdhirë në shtëpi, se si, as unë nuk e di, por nëna ime as s`më ka pyetur fare se pse s`kthehesha më herët. Shprehej shpesh me shoqet e veta duke u thënë:

“Më bëhet qejfi që goca ime ka gjetur një çun bos që ia plotëson të gjitha”.

Ajo nuk i dinte dhimbjet e mia, nuk i dinte brengat se unë nuk kisha vetëm atë, por të gjithë ata si shoqëri. Sa e sa herë jam matur të vras veten, të pija kokrra dhe të lija një letër që dhe ata të krimbeshin në burg, por nuk e di pse s’kam pasur guxim ta realizoj. Me të dashurin mora guximin dhe pasi u ndava me të, hoqa telefonin e të gjitha sepse shokët e tij më jepnin dhe urdhra të shkoja t`i takoja kur dhe si të donin. Kulmi arriti kur një natë në shpinë time erdhi një burrë, gjë që s`kishte ndodhur kurrë dhe mami e mori te dhoma e gjumit. Unë isha në kuzhinë dhe shtanga sepse ia hapi derën sapo e pa në syrin magjik. Ai ishte i armatosur dhe i dehur në maksimum, tamam tipi i mashkullit harbut. Më pa mua, por as që iu bë vonë dhe iu drejtua mamasë pikërisht me këto fjalë:

“Ti k… e keqe do t’i paguash të gjitha tradhtitë dhe makinën e lekët do të m’i kthesh një më një se unë të vras me duart e mia”.

Ajo filloi të përlotej dhe i tha: “Të lutem, eja të flasim nga dhoma tjetër”.

Ata u futën aty, ndërsa unë mora telefonin e shtëpisë dhe formova numrin e policisë. Ai filloi ta rrihte aq shumë me rrip saqë e mori vesh i gjithë pallati. Unë ika mbas dere dhe fillova të bërtisja, por dera nuk u hap derisa erdhën policët dhe i ndanë. Nëna ime ishte katandisur në një mënyrë të tmerrshme. E kapa, u përqafuam dhe unë mora ta fusja në dush ta laja sepse e kishte mbuluar gjaku. Ajo nuk pranoi as të ikte në spital, as të bënte denoncim. Shumë gjëra të tmerrshme këto t`i kalosh që 15 vjeçe, ndërkohë që duhet të rritesh me çokollata dhe me përqafime. Jeta ime ishte skëterrë se fillova të kuptoja pak edhe nënën… Ndoshta edhe ajo kishte rënë pre e një mashkulli të keq, ashtu siç bëra unë, për dashuri. Nuk më bëhej më të dilja në rrugë sepse të gjithë ma bënin me gisht dhe më ofendonin. Vendosa të ikja në fshat të jetoja me babain. Nëna m’u dhimbs shumë sepse m’u përgjërua që të mos e lija vetëm, por unë s`mund të qëndroja asnjë ditë më shumë ashtu. Mora rrobat e gjithçka kisha dhe ika.

Tani u bënë dy vjet që jetoj këtu ku linda dhe u rrita me babain e dy gjyshërit të cilët i kam shumë të vjetër. Këtu asnjë nuk e di atë që kam kaluar dhe asnjeriu nuk dua t’i hapem sepse ato janë gjëra që duhet t’i mbys brenda vetes. Asnjë nuk mund të më kuptojë pa më paragjykuar, këtë e di. Tani bëj jetën e një 17 vjeçareje normale. Kam filluar të shkoj në shkollë rregullisht dhe nuk bëj më gabim të dal kafesh apo me shoqëri. Rri gjithë ditën me gjyshen, e ndihmoj të gatuajë e të lajë se më dhimbset ngaqë po më japin një shans të dytë, shans që nuk ta jepka kush në këtë jetë, përveç familjes. As në eskursione kur ikin ata të klasës nuk iki, sado që babai më thotë të shkoj. Zoti ishalla do të më ketë nën mbrojtjen e tij sepse me shpirt nuk isha një njeri i keq dhe nuk ia dua njeriu të keqen. Nëna ime nuk ka ndryshuar fare dhe vazhdon avazin. Unë e dua shumë se kam ardhur në një moshë që kuptoj çdo gjë, ashtu siç dua dhe babain sepse po punon me mish e me shpirt si e si të mos më mungojë gjë. Fatin tim nuk ia uroj asnjë vajze shqiptare se jeta të përplaska me njerëz të paskrupullt. Vetëm një gjë u them të gjithë meshkujve që kanë abuzuar me mua që fëmijë: “Uroj që jo te fëmijët që do të kenë, por të gjitha vuajtjet e mia i provofshin në kokën e tyre se unë nuk meritoja të katandisesha ashtu”. Tani nuk e di nëse fati do të më rezervojë më gjëra të këqija apo të mira, por di se boll kam vuajtur në këtë jetë. Boll më, o Zot, vetëm më mbro tani e mbrapa!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ajo që shihni në këtë foto, tregon shumë për personalitetin tuaj

Next Post

A mund ta zgjas marrëdhënien më shumë?

Advertisement