Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kanë rreziqe rrezet?

– Kam dy vjet që mjekohem për diabetin e sheqerit dhe herën e fundit që isha te mjeku, më thanë që më ka dëmtuar sytë e duhet të bëj rreze. A kanë rreziqe këto rreze?

Po nëse nuk i bëj fare, a ka ndonjë problem? Me respekt, Nazmiu, Fushë-Krujë.

Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekesore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi, 75/3, Tiranë:- E kuptoj situatën tuaj, z. Nazmi dhe dilemën tuaj nëse do t’i nënshtroheni ndërhyrjes me rreze lazer në sy apo jo. Në të vërtetë, hezitimin tuaj do ta shihja në dy këndvështrime: Së pari, ju jap të drejtë, edhe pse ju jeni shumë subjektiv në gjykimin për rrezet e kjo më shumë është çështje perceptimi apo frike për një gjë të re, aq më shumë kur bëhet fjalë për rrezet lazer. Në këtë kontekst, edhe unë bie dakord profesionalisht me ju për faktin që nëse realisht keni nevojë apo indikacione për t’u trajtuar me rreze lazer, ju duhet medoemos të trajtoheni në qëndra të specializuara dhe me mjekë që e njohin mirë këtë teknikë sepse nëse nuk trajtoheni në duar të sigurta, mund të keni dëmtime të syve apo trurit nga këto rreze. Po e shpjegoj pak më tej këtë çështje: Ne i rekomandojmë rrezet lazer kur diabeti apo sëmundje të tjera i kanë dëmtuar shumë enët e gjakut të retinës, pra, të murit të syrit. Dëmtimet e enëve të gjakut të retinës kalojnë në tre stade dhe për rreze lazer kanë nevojë të sëmurët që janë në dy stadet më të avancuara të dëmtimeve retinale. Kur aplikohen trajtimet me rreze lazer, objektivi që synohet është të goditen vatrat e hemorragjive, trombozave e po ashtu, arteriet dhe venat e reja.

Advertisement

– Për një apo shumë shkaqe të ndryshme, nëse nuk goditet në shenjë te vatrat e dëmtuara, mundet që këto rreze lazer të godasin dhe më pas të djegin strukturat normale të retinës dhe të syrit, por ana tjetër e medaljes, Nazmi, është që në gjendjen tuaj, që keni dëmtime të rënda të syrit, ju siguroj që kjo gjendje nuk mund të kalojë pa u ndërhyrë në pjesët e dëmtuara të syrit se nëse ju vazhdoni t’i neglizhoni, rrezikoni ta humbisni më tej shikimin, deri në verbim të plotë. Është e kuptueshme që këto dëmtime kanë ardhur si rezultat i mosmbajtjes në normë të vlerave të sheqerit në gjak. Gjej momentin të shpreh zhgënjimin tim total jo vetëm në rastin tuaj, por edhe në shumë të tjerë të ngjashme që paraqiten në klinikë në faza të avancuara të komplikacioneve kronike, madje që në vitet e para të diabetit. Këto komplikacione janë thuajse totalisht të parandalueshme e për këtë dua t’ju them sërish që duhet një aderencë (ngjitje) më e mirë me mjekun e familjes e veçanërisht, me mjekun specialist. Duke mos e detajuar më shumë përgjigjen time, ju rekomandoj sa më shpejt të jetë e mundur të ndërgjegjësoheni dhe të drejtoheni direkt për të marrë trajtimin e duhur për dëmtimet e syve, pa harruar gjithmonë ekuilibrimin e diabetit, që është çelësi i zgjidhjes së problemeve tuaja shëndetësore.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Intervista” më njohu me njeriun e jetës!

Next Post

Mesazhi i vajzës sime të vdekur

Advertisement